KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Han të Elezit

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Han të Elezit

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për lëndim trupor pas një përleshjeje që ka ndodhur në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, rreth orës 21:25, ndërsa dyshohet se lidhet me një konflikt të mëhershëm të ndodhur një ditë më parë, për të cilin ishte iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Nga hetimet fillestare dyshohet se më 28 korrik, në rrugën “Dituria” në fshatin Paldenicë, dy personat e dyshuar me inicialet F.K., 22 vjeç, dhe F.K., 20 vjeç, kanë sulmuar një 23-vjeçar duke përdorur mjete të forta.

Sipas Policisë, viktima është goditur në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, duke pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit, ndërsa më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Me autorizim të prokurorit kujdestar, ndaj rastit është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.