Author: korrektpress

Komuna e Shtimes ka njoftuar qytetarët se parkingu para objektit të Komunës nuk do të jetë në dispozicion më 30 dhe 31 korrik, si dhe më 1 gusht, për shkak të organizimit të manifestimit tradicional “Ditët e Bashkatdhetarëve”.Sipas njoftimit, parkingu do të mbyllet përkohësisht për shkak të përgatitjeve dhe mbajtjes së koncerteve festive, të cilat organizohen në kuadër të këtij manifestimi nën patronatin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.Komuna u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe, duke i ftuar njëkohësisht që të marrin pjesë në aktivitetet e planifikuara. Komuna e Shtimes liron disa hapësira publike…

Read More

Puna për shuarjen e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sferkë të Thatë të Pejës po vazhdon pa ndërprerje, ndërsa ekipet emergjente janë duke punuar për vënien e plotë të situatës nën kontroll.Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Luan Voci, ka bërë të ditur për Radio Pejën se intervenimi në këtë zonë po vazhdon me intensitet të lartë. Situata me zjarret në Pejë nën kontroll, komandanti i zjarrfikësve: Zjarri në deponinë e Sferkës ishte sfida më serioze Sipas tij, ekipet e angazhuara janë duke bashkëpunuar me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe duke përdorur…

Read More

Qyteti rus i Ryazanit është sulmuar me dron, ku thuhet se një qendër logjistike Wildberries është ndër objektivat. Wildberries është shitësi më i madh online në Rusi.Kjo është bërë e ditur nga guvernatori i rajonit të Ryazanit, Pavel Malkov, transmeton Telegrafi.Malkov tha se një zjarr kishte shpërthyer në një biznes në Ryazan ndërsa mbrojtja ajrore po zmbrapste një sulm me dron.”Një sulm në shkallë të gjerë me dronë po zmbrapset në Ryazan. Sistemet e mbrojtjes ajrore po i përgjigjen. Një zjarr ka shpërthyer në ambientet e një kompanie. Shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje”, shkroi ai dhe gjithashtu i…

Read More

Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri ka reaguar publikisht lidhur me iniciativën për ndërtimin e një kishe katolike në një zonë ku sipas tij nuk jeton asnjë besimtar i besimit katolik.Në reagimin e publikuar, KBI-ja shpreh shqetësimin se projekti ngre dilema nëse buron nga një nevojë reale fetare apo nga motive të tjera, duke theksuar se objektet e kultit duhet të ndërtohen për t’u shërbyer besimtarëve dhe nevojave të tyre shpirtërore.Sipas KBI-së, Vushtrria është njohur ndër shekuj për harmoninë dhe respektin ndërfetar, ndërsa çdo nismë që mund të perceptohet si provokuese ose që cenon ndjenjat e komunitetit duhet të trajtohet…

Read More

Roberto Mancini, 61-vjeç, ka marrë sërish drejtimin e përfaqësueses së Italisë. Ai e kishte udhëhequr më parë kombëtaren italiane nga viti 2018 deri në vitin 2023, periudhë gjatë së cilës e shpalli Italinë kampione të Evropës. Pas aventurës si trajner i Arabisë Saudite, Mancini është rikthyer në stolin e “Azzurrëve”, ndërsa mbështetjen më të madhe vazhdon ta ketë nga bashkëshortja e tij, Silvia Fortini. View this post on Instagram A post shared by Silvia Fortini (@silvia_fortini)Silvia Fortini është 45 vjeçe dhe është 16 vjet më e re se Mancini. Ajo është një avokate e njohur, e specializuar në të drejtën…

Read More

LSDM ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski në lidhje me pretendimet e tij se ekonomia e Maqedonisë është e treta në Evropë. Nga LSDM thonë se Mickoski merret me magji.”Nuk jemi më “ekonomia e tretë në Evropë”. Tani kemi një rritje më të lartë se i gjithë Bashkimi Evropian. Dhe jemi të parët në Evropë për sa i përket përqindjes së rritur të turistëve. Bravo”.”Ndërsa qytetarët numërojnë nëse do të mbijetojnë muajin, ndërsa shporta e konsumatorit po thyen rekorde, ndërsa karburanti po rritet në çmim për javën e dytë radhazi, ndërsa fermerët po shesin nën çmimin minimal, ndërsa të…

Read More

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka zhvilluar një aksion inspektimi në disa auto-parkingje në kuadër të hetimeve dhe masave për parandalimin e shmangies së tatimit, informalitetit dhe shkeljeve në fushën e marrëdhënieve të punës.Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse ligjzbatuese.Kontrollet janë zhvilluar të martën, nga ora 09:20 deri në 15:30, ku janë inspektuar gjithsej 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt.Gjatë inspektimeve, sipas autoriteteve, janë evidentuar shkelje të ndryshme nga ana e pronarëve të bizneseve, ndërsa për të gjitha gjetjet janë përpiluar…

Read More

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për lëndim trupor pas një përleshjeje që ka ndodhur në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit.Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, rreth orës 21:25, ndërsa dyshohet se lidhet me një konflikt të mëhershëm të ndodhur një ditë më parë, për të cilin ishte iniciuar rast për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.Nga hetimet fillestare dyshohet se më 28 korrik, në rrugën “Dituria” në fshatin Paldenicë, dy personat e dyshuar me inicialet F.K., 22 vjeç, dhe F.K., 20 vjeç, kanë sulmuar një 23-vjeçar duke përdorur mjete…

Read More

Portieri legjendar gjerman dhe ikona e Bayernit, Manuel Neuer, po përgatitet për sezonin e tij të 16-të me gjigantët bavarezë, i cili do të jetë edhe sezoni i tij i 21-të në Bundesligë. Megjithatë, është gjithnjë e më e sigurt se sezoni 2026/2027 do të jetë edhe i fundit në karrierën e tij.Edhe pse po hyn në vitin e tij të 40-të dhe ka një sezon dhe performancë disi më të dobët në Kupën e Botës pas tij, me konkurrencën në rritje në formën e Jonas Urbig më të ri, Neuer foli hapur për planet e tij në një intervistë…

Read More

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” ndaj një personi në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri dhe municion.Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur më 28 korrik 2026, rreth orës 23:45, në rrugën “Kadri Zeka” në Ferizaj, gjatë një pike kontrolli të realizuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në kuadër të planit operativ “Vera 2026”.Gjatë kontrollit të një automjeti dhe personit me inicialet Sh.Sh., 41 vjeç, zyrtarët policorë kanë gjetur një armë zjarri dhe tre fishekë.“Shtetasit i është…

Read More