KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

17 mijë njerëz në Malet e Berishës – Shala rrëfen si “Nëna Terezë” organizoi ndihmën dhe jetën gjatë luftës

17 mijë njerëz në Malet e Berishës – Shala rrëfen si “Nëna Terezë” organizoi ndihmën dhe jetën gjatë luftës

Zef Shala, drejtor i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, ka treguar se si ishte organizuar jeta e mijëra qytetarëve të zhvendosur në Malet e Berishës gjatë luftës në Kosovë.

Shala në një intervistë në “Përballje Podcast”, tha se në atë zonë ishin strehuar rreth 17 mijë njerëz të gjeneratave të ndryshme, të cilët jetonin në kushte të vështira, por kishin arritur të krijonin një sistem të jashtëzakonshëm organizimi dhe solidariteti.

“Në Malet e Berishës, ku ishte Radio Kosova e Lirë, ishin vendosur rreth 17 mijë njerëz. Ata ndodheshin në zonën që njihej si ‘Ku bie ujë’, pasi Malet e Berishës njihen si vend ku rrjedh uji”, deklaroi Shala shkruan Telegrafi.

Sipas tij, mes të zhvendosurve kishte tri gjenerata njerëzish, ndërsa secila kategori ishte organizuar në mënyrë të veçantë.

“Të moshuarit ishin mbledhur në një anë. Kishin krijuar një lloj stani, pinin duhan dhe bisedonin mes vete. Gratë ishin mbledhur në një vend tjetër”, rrëfeu ai.

Shala tregon rolin dhe ndihmën nga shoqata. Sipas tij “Nëna Terezë” u kishte dërguar familjeve të strehuara miell, vaj dhe produkte të tjera ushqimore, por edhe pajisje për përgatitjen e ushqimit.

Ai tregoi se edhe të rinjtë, kryesisht të moshës 15 deri në 20 vjeç, ishin angazhuar në shpërndarjen e ndihmave, pa u kufizuar vetëm te familjet e tyre.

“Ne ua dërguam shporetët, miellin, vajin dhe ushqimin. I kemi dërguar 100 shporeta dhe më pas nisën ta përgatisnin bukën…Të rinjtë ishin në shpërndarje. Nuk shikonin vetëm familjen e vet, por dërgonin ndihma kudo që kishte nevojë”, u shpreh Shala shkruan Telegrafi.

– YouTube www.youtube.com

Pavarësisht rrethanave të luftës, sipas tij, për fëmijët ishte krijuar një ambient ku mund të luanin dhe të largoheshin, të paktën përkohësisht, nga realiteti i rëndë përreth tyre.

“Për fëmijët ishte krijuar një ambient ku luanin me lodra, me konopë dhe me gjërat që mund të siguroheshin në atë kohë. E gjithë kjo ndodhte në një ambient lufte”, deklaroi Shala./Telegrafi/.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.