KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Komuna e Shtimes mbyll përkohësisht parkingu para objektit komunal

Komuna e Shtimes mbyll përkohësisht parkingu para objektit komunal

Komuna e Shtimes ka njoftuar qytetarët se parkingu para objektit të Komunës nuk do të jetë në dispozicion më 30 dhe 31 korrik, si dhe më 1 gusht, për shkak të organizimit të manifestimit tradicional “Ditët e Bashkatdhetarëve”.

Sipas njoftimit, parkingu do të mbyllet përkohësisht për shkak të përgatitjeve dhe mbajtjes së koncerteve festive, të cilat organizohen në kuadër të këtij manifestimi nën patronatin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.

Komuna u ka kërkuar qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe, duke i ftuar njëkohësisht që të marrin pjesë në aktivitetet e planifikuara.

“Ditët e Bashkatdhetarëve” pritet të sjellin një program të pasur artistik dhe aktivitete festive, të organizuara në nder të bashkatdhetarëve që qëndrojnë në vendlindje gjatë sezonit veror. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.