- Aksident në Shkup, digjen një makinë dhe një kamion
- Ballkani në gjendje pezull dhe vendosmëria e luhatur e Perëndimit
- Policia gjen dy granata dore dhe pajisje tjera ushtarake në një shtëpi të braktisur në Zubin Potok
- Oferta marramendëse e klubit nga Liga Premier për Endrick
- Spotify tani ka më shumë se 750 milionë përdorues aktivë mujorë
- Vdes një pacient në kujdesin intensiv të spitalit rajonal në Gjakovë
- Sfidat që rrezikojnë mediat e komuniteteve në Kosovë: Pa fonde, pa staf dhe përballë dezinformimit – flasin Qeli e Menekshe
- Ukrainasit godasin rafinerinë më të madhe të naftës në Volgograd
Author: korrektpress
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se në fundjavë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ndërkaq temperaturat do të jenë në minus.IHK thekson se të shtunën do të mbajë vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.Ndërkaq, edhe të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet.Temperaturat…
Në Blogun e PlayStation-it janë publikuar rezultatet e çmimeve PlayStation Blog Game of the Year për vitin 2025, të cilat u vendosën plotësisht nga lojtarët.Në votim morën pjesë pothuajse 1.5 milion përdorues, dhe votat u shpërndanë në gjithsej 19 kategori, pa ndikimin e redaktorëve apo komisioneve profesionale. Fituesi më i madh i këtyre çmimeve këtë vit është Ghost of Yōtei, i cili fitoi trofetë Platinum në kategoritë: loja më e mirë për PS5, personazhi më i mirë i ri, grafika më e mirë, drejtimi artistik më i mirë, dizajni më i mirë i audios, opsionet më të mira të aksesueshmërisë…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme ajrore në Nigerinë veriperëndimore natën e Krishtlindjeve, duke shënjestruar militantë të lidhur me grupet e ISIS-it në rrethin Sokoto të Nigerisë. Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se këto sulme ishin një “dhuratë e keqe e Krishtlindjeve” për terroristët, duke pretenduar se ata kishin “vrarë kryesisht, dhe brutalisht, të pafajshëm të krishterë”. Sipas Trump, operacioni ishte një goditje “e fuqishme vdekjeprurëse” ndaj militantëve. Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë se shumë anëtarë të ISIS janë neutralizuar, megjithëse numri i viktimave nuk është bërë publik, raporton cnn. Qeveria nigeriane konfirmoi bashkëpunimin me SHBA në këtë operacion,…
Aktivistja dhe piktorja Shkurta Haxhiu është e eliminuara e dytë e mbrëmjes së premte në spektaklin Big Brother VIP Kosova 4.Ajo nuk i “mbijetoi” një nominimi ku të nominuar ishin edhe Alba Pollozhani, Labinot Rexha, Benita Zena dhe Dolce, si të dënuar pasi thyen rregullat e shtëpisë.Ajo pati akuza të rënda për produksionin, duke thënë se ata nuk i dhanë hapësirë që ajo të tregojë historinë e saj.E njëjta, pati kritika negative edhe në drejtim të opinionisteve, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, ku u shpreh: “Ju jeni opinionistet më negative që kam takuar ndonjëherë”. /Telegrafi/
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po investon miliarda në sisteme evropiane dhe ndërkombëtare, nga pistoletat çeke te aeroplanët luftarakë amerikanë. Pse këto armë nuk po blihen nga prodhuesit gjermanë?Gjermania shpenzoi 24 miliardë euro për prokurime ushtarake në vitin 2025, duke u përqendruar te furnizuesit evropianë, ndërkohë që mbështetej te sistemet amerikane, ku aftësitë e brendshme nuk janë të mjaftueshme në përpjekjen e saj për t’u modernizuar — dhe shpejt.Bilanci i prokurimit të forcës për vitin 2025 tregon se modernizimi ka përparuar pavarësisht kërkesës së lartë, kryesisht për shkak të procedurave të thjeshtuara dhe rezolutave të shumta të Bundestagut.I financuar…
Legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten ka mbushur me lavde yllin e Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal duke e cilësuar adoleshentin si lojtarin më të mirë në botë në këtë moment.Duke folur për ndikimin dhe nivelin e 18-vjeçarit, Van Basten ka qenë i prerë në vlerësimin e tij për statusin e Yamalit në futbollin botëror, pavarësisht moshës së re.“Pa asnjë dyshim, Lamine Yamal është futbollisti më i mirë në botë aktualisht”.Ish-sulmuesi legjendar ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të kujdesshëm të një talenti kaq të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ai të ketë një karrierë sa më të…
Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura për kategorinë e autoveturave, kamionët, kamionçinat dhe furgonët.Çmimet e referencës përdoren për zhdoganimin e automjeteve të përdorura me vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare të çmimeve që përdorin Doganat si: “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., të cilat pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet evropiane.Rritja parashikohet në udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 3, datë 23.1.2018, ‘Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore’”, i cili ka hyrë në fuqi…
Një vit që vë në qendër rritjen e qëndrueshme, vendimet e pjekura dhe shpërblimin e përpjekjeve, duke sjellë siguri profesionale, qartësi emocionale dhe një marrëdhënie më të balancuar me shëndetin – pa perfeksionizëm, por me disiplinë të mençurVirgjëresha sundon shtëpinë e gjashtë në horoskopin natyror, e cila para së gjithash është tregues i raportit ndaj punës dhe shëndetit. Çdo veprim jetësor e analizon paraprakisht dhe e nuancon me saktësi. Për të nuk ka rastësi. Dyshuese dhe mosbesuese nga natyra, por kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve shkencore dhe analitike, Virgjëreshat janë të pakrahasueshme. Meqë nuk u shpëton asnjë detaj,…
Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë emocione dhe tension të forta, pasi është paralajmëruar një eliminim i dyfishtë nga shtëpia më e famshme në vend. Në nominim këtë javë ndodhen Shkurta, Benita, Dolce, Labinot Rexha dhe Alba, ndërsa njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara. Banorët janë në pritje të ankthshme për rezultatin që do të vendoset nga publiku dhe produksioni.Kjo javë ka qenë e mbushur me debate, tensione dhe momente të ashpra, dhe pikërisht për këtë arsye, “Vëllai i Madh” ka vendosur që nominimi të mos vijë nga votimi i…
Kabineti i Japonisë miratoi të premten një plan rekord buxhetor për mbrojtjen që tejkalon 48.82 milionë euro për vitin e ardhshëm, duke synuar të forcojë aftësinë e saj kundërsulmuese dhe mbrojtjen bregdetare me raketa lundrimi dhe arsenale pa pilot, ndërsa tensionet rriten në rajon.Projektbuxheti për vitin fiskal 2026, që fillon në prill, është 9.4% më i lartë se viti 2025 dhe shënon vitin e katërt të programit pesëvjeçar të vazhdueshëm të Japonisë për të dyfishuar shpenzimet vjetore për armët në 2% të produktit të brendshëm bruto.“Është minimumi i nevojshëm, ndërsa Japonia përballet me mjedisin më të rëndë dhe më kompleks…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari