Author: korrektpress

Viti 2025 është karakterizuar nga katër luhatje të forta në tregjet financiare globale, si pasojë e kombinimit të gjeopolitikës, tarifave amerikane dhe zhvillimeve në sektorin teknologjik.Kështu deklaroi eksperti i tregjeve financiare ndërkombëtare, Emanuel Bajra, në “Përballje Podcast”.Sipas Bajrës, një nga goditjet kryesore lidhet me sektorin e teknologjisë, i cili zë një peshë të madhe në indeksin amerikan.“Kemi pasur katër luhatje serioze në tregjet globale. Ato erdhën si kombinim i gjeopolitikës, tarifave amerikane dhe goditjes së sektorit të teknologjisë”, tha Bajra. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)Ai shtoi se rënia e besimit te kompanitë e mëdha…

Read More

Manchester United po përgatit një ofensivë të madhe financiare për verën e ardhshme, me synimin për ta larguar Jude Bellingham nga Real Madridi.Sipas raportimeve, klubi anglez është gati të ofrojë plot 200 milionë euro për mesfushorin anglez, megjithatë në Madrid ai konsiderohet si lojtar i “pashitshëm”.Manchester United nuk po bën blof. Një nga klubet më të pasura në botë, pa llogaritur ato në pronësi shtetërore, e sheh Bellinghamin si figurën kryesore mbi të cilën dëshiron të ndërtojë projektin sportiv nga sezoni i ardhshëm, raporton “OK Diario”.“Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i ofrojnë Real Madridit 200 milionë euro, ndërsa lojtarit…

Read More

Daniel Curtis Lee, ish-kolegu i aktorit Tylor Chase, ka rrëfyer detaje tronditëse rreth një incidenti që ndodhi kur ai përpiqej t’i ndihmojë Chase-it, i cili kishte mbetur pa strehë në rrugët e Los Angeles-it. Lee tregoi se aktori i famshëm, i njohur nga seriali “Ned’s Declassified School Survival Guide”, shkatërroi dhomën e hotelit ku ishte vendosur disa orë pasi ai ishte pranuar atje me ndihmën e tij.Sipas Lee-t, pak pasi Chase u vendos në hotel, ai mori një telefonatë nga administrata e objektit. Ata i thanë se dera e dhomës ishte lënë hapur, mikrovala ishte hedhur brenda vaskës, ndërsa frigoriferi…

Read More

Në Shkodër, një burrë i la dy qese me plehra poshtë kontejnerëve të bërllokut, ndonëse kontejnerët ishin bosh, duke mos i vendosur kështu në vendin e duhur.E atypari rastësisht kaloi një makinë policie e bashkisë e cila e ndaloi. Pas këshillimit, i njëjti edhe u gjobit, raporton Euronews.al. View this post on Instagram A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Read More

Graham Walker, ish‑drejtor ekzekutiv i kompanisë amerikane Fibrebond me qendër në Luiziana, bëri histori kur i shiti biznesin e familjes për 1.7 miliard dollarë dhe siguroi që 540 punonjësit të marrin një pjesë të konsiderueshme të përfitimit. Para se të pranonte ofertën e blerjes nga kompania Eaton, Walker vendosi si kusht që 15 për qind e shumës së shitjes të shkonin tek punonjësit, edhe pse ata nuk zotëronin aksione në kompani. Në qershor, punonjësit filluan të marrin bonuse në vlerë totale prej 240 milionë dollarësh, me një mesatare rreth 443 mijë dollarë për secilin, të shpërndara gjatë pesë viteve –…

Read More

Një tërmet me intensitet prej tre shkallësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës u ndje mbrëmë në Ohër dhe zonën përreth.Tërmeti kishte një magnitudë Rihter prej 2.2 ballë dhe u ndje në orën 03:18.Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup njoftoi se epiqendra e tërmetit kishte origjinën nga zona epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, rreth 105 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Read More

Liverpooli ka nisur tashmë planifikimet për afatin kalimtar të janarit, por shqetësimet rreth repartit defensiv kanë filluar të shtohen gjithnjë e më shumë këtë sezon.Trajneri Arne Slot nuk është plotësisht i bindur nga opsionet aktuale në mbrojtje. E ardhmja e Ibrahima Konates mbetet e paqartë, ndërsa në të njëjtën kohë Virgil van Dijk nuk ka arritur ende nivelin e tij të zakonshëm gjatë këtij sezoni. Për këtë arsye, drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur të shikojnë me vëmendje alternativa për përforcim. Klubi po kërkon një mbrojtës që mund të ketë ndikim të menjëhershëm dhe që është i aftë të përballojë kërkesat…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete.Rasti ka ndodhur në rrugën “Miran Hajra”, në jug të Mitrovicës, më 26.12.2025“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

Read More

Aktorja Jennifer Aniston ka dhënë një pasqyrë të rrallë të jetës së saj private, duke ndarë me fansat imazhe nga mënyra se si e ka festuar Ditën e Krishtlindjeve me partnerin e ri. Sipas mediave, ajo publikoi në Instagram disa fotografi nga shtëpia e saj, ku shfaqet së bashku me të dashurin e saj, Jim Curtis, përfshirë një moment të veçantë ku ai mban një foshnjë në krahë. Fotoja, e publikuar më 25 dhjetor, tërhoqi vëmendje të madhe te ndjekësit, ndërsa aktorja shoqëroi setin e imazheve me mesazhin: “Ju dërgoj të gjithë dashurinë. Gëzuar festat!”, duke bërë të ditur se…

Read More

Në 206 faqe “esencë hetimi”, Prokuroria e Posaçme, SPAK, përshkroi veprimtarinë e AKSHI-t Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, duke zbuluar një rrjet të mirë organizuar kriminal në përvetësimin e qindra milionë eurove tendera publike, mes shantazhit, pengmarrjes dhe implikimit të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe policor të vendit.“Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, Gëzim Hoxha, si dhe persona të tjerë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal, kanë organizuar dhe implementuar një skemë për paracaktimin e fituesve në procedurat e prokurimit, të…

Read More