Author: korrektpress

Një burrë britanik përdori ushqimin e preferuar të fëmijëve të tij për të thyer një rekord botëror Guinness, kur hëngri 15 shkopinj peshku në një minutë.Nathan Davies, 32 vjeç, kohët e fundit fitoi më shumë se 130,000 dollarë në shfaqjen televizive të lojërave The 1% Club, dhe i tha prezantuesit Lee Mack se qëllimi i tij tjetër në agjendën e tij ishte të thyente një rekord botëror Guinness, transmeton Telegrafi.”Vendosa që shkopinjtë e peshkut ishin të arritshëm duke pasur parasysh se kam disa rekorde më pak formale të ngrënies, kështu që është në rrugën time”, tha Davies për Guinness World…

Read More

Dukagjini do të kërkojë një tjetër mbrëmje të madhe evropiane, teksa sot (e mërkurë) do të përballet me Luganon në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.Skuadra nga Klina udhëton drejt kësaj përballjeje me një disavantazh minimal pas humbjes 1:0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Zvicër, por me bindjen se kualifikimi mbetet plotësisht i hapur.Përballja në kampin nacional të FFK-së në Hajvali pritet të jetë një test i madh për Dukagjinin, i cili synon të shfrytëzojë faktorin vendas, përkrahjen e tifozëve dhe një paraqitje sa më të mirë për të eliminuar një kundërshtar…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët e fshatrave të Rekës së Keqe se rezultatet e fundit të analizave kimiko-fizike dhe mikrobiologjike kanë konfirmuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit i plotëson standardet për ujë të pijshëm.Sipas njoftimit të kompanisë, uji mund të përdoret pa kufizime për pije dhe për të gjitha nevojat e përditshme.KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin gjatë periudhës së verifikimit të cilësisë së ujit. Pas reshjeve dhe përmbytjeve, KRU “Gjakova” ndalon përdorimin e ujit për pije në Rekën e Keqe Nga kompania kanë theksuar se monitorimi i cilësisë së ujit do…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar konsumatorët se, për shkak të realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Komunën e Zveçanit, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes.Sipas njoftimit, ndërprerja do të prekë konsumatorët në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan, ndërsa furnizimi do të rikthehet pas përfundimit të punimeve dhe normalizimit të gjendjes në rrjet.Konsumatorët janë njoftuar se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në këtë rast, rekomandohet që uji të lihet të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij.Kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin…

Read More

Spitali i Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka përmbyllur me sukses gjashtëmujorin e parë të vitit, duke realizuar mbi 28 mijë vizita ambulantore dhe duke ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët.Sipas njoftimit të spitalit, gjatë periudhës janar–qershor, në ambulancat specialistike janë realizuar gjithsej 28,098 vizita ambulantore.Sektorët me numrin më të madh të shërbimeve të ofruara gjatë këtij gjashtëmujori janë: Pediatria: 8,789 vizita, Shërbimi i Emergjencës: 8,237 vizita, Sëmundjet e Brendshme (Interno): 7,031 vizita, Kirurgjia: 1,464 vizita, Gjinekologjia: 785 vizita, Ortopedia: 623 vizita, Neurologjia: 613 vizita, Pulmologjia: 556 vizita.Nga Spitali i Përgjithshëm “Sheikh Zayed” kanë falënderuar mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit…

Read More

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Faton Peci ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për mirëmbajtjen e ndriçimit publik në komunë.Peci ka bërë të ditur se përmes këtij angazhimi do të funksionalizohet ndriçimi publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës, ndërsa ka paralajmëruar edhe zgjerimin e rrjetit në zonat ku ende nuk është i instaluar.“Mirëmëngjesi. Sot nënshkrova kontratën për mirëmbajtjen e ndriçimit publik. Në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës tanimë do të bëhet funksionalizimi i ndriçimit publik, ndërsa do të vazhdojmë me shtrirjen e ndriçimit edhe në rrugët që ende nuk e kanë të instaluar këtë rrjet”,…

Read More

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në qytetin e Vushtrrisë.Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në këto rrugë: Rr. “Ukshin Kovaçica”; Rr. “Faruk Beqiri”; Rr. “Hamdi Krasniqi”. Ndërsa intervenime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në: Rr. “Skënderbeu” dhe Lumi Surdulli. KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se gjatë kohës së realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.Pas rikthimit të furnizimit, kompania ka paralajmëruar se uji mund të paraqitet përkohësisht…

Read More

“Lidhja Socialdemokrate e ka treguar hipokrizinë e saj në veprim në Gostivar, Filipçe hesht, mbron dhe nuk kërkon përgjegjësi për zyrtarët e tij për të cilët mobilizoi njerëz për të votuar në zgjedhjet parazgjedhore të përsëritura lokale në Gostivar”, thonë nga OBRM-PDUKM.”Venko Filipçe bëri thirrje publikisht për mbështetje për Valbon Limanin, megjithëse ishte qeveria lokale në Gostivar, pjesë e së cilës është LSDM, së bashku me BDI-në dhe Arben Taravarin, që dështoi të përballonte krizën me ndotjen e ujit të pijshëm”.”Fakti është se qeveria lokale dështoi të mbronte shëndetin e qytetarëve në kohën e duhur, prandaj Qeveria dhe institucionet shtetërore…

Read More

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për të mërkurën, 29 korrik.Sipas vendimit të MINTI-it, sot çmimi i naftës është 1.74 euro për litër, një cent më shtrenjtë se të martën. Po ashtu, edhe benzina sot është më shtrenjtë se të martën për një cent. Benzina sot është 1.53 euro për litër.Çmimi i gazit vazhdon të jetë i njëjtë, 0.60 euro për litër.Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Telegrafi/

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që ishin në kërkim lidhur me plagosjen me armë zjarri që ndodhi në orët e para të 28 korrikut në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë, ku mbeti i plagosur një person.Sipas njoftimit të Policisë, pas një pune intensive hetimore, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.Të arrestuarit janë A.K., 36 vjeç, dhe A.Xh., 36 vjeç. Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar…

Read More