Author: korrektpress

Shtatë persona të konfirmuar me ethet e Nilit Perëndimor janë të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup.Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre, një 76-vjeçar nga Shkupi, i cili ndodhet në repartin e kujdesit intensiv të Klinikës Infektive, vazhdon të jetë e rëndë dhe ai është në mbështetje respiratore, deklaroi sot drejtori i Klinikës, Fadil Cana.Ai theksoi se pacienti në gjendje të rëndë ndodhet në Klinikë prej një jave dhe nuk ka udhëtuar jashtë vendit. Gjashtë pacientët e tjerë të shtruar, sipas doktor Canës, janë mbi 60 vjeç, janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe vetëm njëri prej tyre ka udhëtuar…

Read More

Aktori i njohur, Eric Roberts, ka konfirmuar se nuk ishte i pranishëm në dasmën e vajzës së tij, aktores Emma Roberts, me Cody John. Ceremonia intime u zhvillua gjatë fundjavës në Idaho, ku morën pjesë shumë figura të njohura mes tyre edhe aktorja Julia Roberts, tezja e Emmës.Mungesa e Eric në këtë ditë të rëndësishme të së bijës tërhoqi vëmendjen e publikut. View this post on Instagram A post shared by Nikki Lee | Celebrity Hairstylist (@nikkilee901)Në një deklaratë për mediat, aktori tha se e do vajzën e tij dhe se e mbështet plotësisht për zgjedhjet e saj në jetë.Emma…

Read More

Banorët e fshatit Kpuz në Komunën e Klinës kanë shprehur shqetësim për rrjedhjen e ujërave të zeza nga rrjeti i kanalizimit, duke thënë se problemi po ndikon në ambientin përreth dhe po shkakton erë të rëndë.Sipas tyre, gjendja e krijuar po paraqet shqetësim për banorët e zonës, ndërsa kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për sanimin e problemit.Banorët i kanë bërë thirrje Komunës së Klinës dhe autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin masa sa më shpejt, me qëllim të eliminimit të rrjedhjeve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në këtë fshat.Ata vlerësojnë se zgjidhja e këtij problemi është e domosdoshme për…

Read More

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se ka shpallur thirrje publike për ndarjen e subvencioneve për kyçje në rrjetin e gazit natyror dhe për blerjen e një kaldaje me gaz, përmes së cilës amvisëritë mund të përfitojnë mbështetje financiare deri në 30.000 denarë, përkatësisht deri në 70 për qind të shpenzimeve të realizuara.Ministria rikujton se afati për paraqitjen e kërkesave është deri më 31 tetor 2026 dhe se të gjithë qytetarët e interesuar që i plotësojnë kushtet kanë kohë të mjaftueshme për ta shfrytëzuar këtë mundës.”Me këtë masë, shteti jo vetëm që u ndihmon familjeve të ulin shpenzimet…

Read More

“Lidhja Socialdemokrate e ka treguar hipokrizinë e saj në veprim në Gostivar, Filipçe hesht, mbron dhe nuk kërkon përgjegjësi për zyrtarët e tij për të cilët mobilizoi njerëz për të votuar në zgjedhjet parazgjedhore të përsëritura lokale në Gostivar”, thonë nga OBRM-PDUKM.”Venko Filipçe bëri thirrje publikisht për mbështetje për Valbon Limanin, megjithëse ishte qeveria lokale në Gostivar, pjesë e së cilës është LSDM, së bashku me BDI-në dhe Arben Taravarin, që dështoi të përballonte krizën me ndotjen e ujit të pijshëm”.”Fakti është se qeveria lokale dështoi të mbronte shëndetin e qytetarëve në kohën e duhur, prandaj Qeveria dhe institucionet shtetërore…

Read More

Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.Ne e dimë se zgjedhja e mënyrës së ushqyerjes së fëmijës suaj është një nga vendimet më të rëndësishme që do të merrni. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla shumë të rrepta për të garantuar sigurinë dhe përshtatshmërinë e produkteve për fëmijët.Kalojnë kontrolle të rrepta të cilësisë. Testohen në më shumë se 1.000 pika kontrolli gjatë gjithë procesit të prodhimit. Prodhohen në fabrika të certifikuara nga organizata të pavarura. Duke pasur në mendje fëmijën tuaj, Aptamil zbaton kontrolle të rrepta…

Read More

Po zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) seanca e radhës gjyqësore në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.Në seancën e kaluar, Kryemadhi kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore dhe të sekuestrimit të aparatit të saj celular. Ajo pretendon se për këtë veprim hetimor duhej të ishte marrë më parë leje në Kuvend, për shkak të statusit të saj si deputete në kohën kur është kryer sekuestrimi. Organi i akuzës (SPAK) pritet të shprehet sot me qëndrimin e tij zyrtar lidhur me këto kërkesa të mbrojtjes, shkruan euronews.al.Nga ana tjetër, edhe Ilir Meta…

Read More

Neymar ka konfirmuar zyrtarisht pensionimin nga kombëtarja e Brazilit pas një fushate zhgënjyese në Kupën e Botës 2026, nën drejtimin e Carlo Ancelottit.Ylli i Santosit shfrytëzoi rastin për t’iu kundërpërgjigjur edhe raportimeve të fundit në media, sipas të cilave ai kishte pasur sjellje të papërshtatshme ndaj bashkëlojtarëve më të rinj në dhomën e zhveshjes së klubit nga Vila Belmiro.Neymar ka bërë të ditur se aventura e tij me kombëtaren ka përfunduar pas eliminimit të Brazilit në fazën e 1/8 së finales së Botërorit 2026 nga Norvegjia.Duke reflektuar mbi karrierën e tij të gjatë dhe të mbushur me momente të rëndësishme…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit ka njoftuar fermerët se afati për aplikim për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2026 përfundon më 31 korrik.Përmes një njoftimi, kjo drejtori ka bërë thirrje për të gjithë fermerët që ende nuk kanë arritur të aplikojnë, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të përcaktuar.”Të nderuar fermerë, ju që ende nuk keni mundur ta kryeni aplikimin, ju njoftojmë se kanë mbetur edhe dy ditë për aplikim për Pagesa Direkte – Subvencione 2026, pra deri më 31.07.2026″, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec.Nga kjo drejtori u është bërë apel fermerëve…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi që ka nxitur debat në opinion, duke bërë të ditur se do të ndërmarrë procedura statutare dhe disiplinore ndaj çdo anëtari të partisë që rezulton i përfshirë në rast.LDK ka dënuar ashpër çdo formë të shantazhit, kërcënimit apo ndikimit në vullnetin e lirë të delegatëve.Në reagimin zyrtar, LDK thekson se pamjet e publikuara, në të cilat pretendohet se zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë ushtruar presion përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së delegatit, janë të papranueshme, në kundërshtim me Statutin e…

Read More