Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se ka shpallur thirrje publike për ndarjen e subvencioneve për kyçje në rrjetin e gazit natyror dhe për blerjen e një kaldaje me gaz, përmes së cilës amvisëritë mund të përfitojnë mbështetje financiare deri në 30.000 denarë, përkatësisht deri në 70 për qind të shpenzimeve të realizuara.
Ministria rikujton se afati për paraqitjen e kërkesave është deri më 31 tetor 2026 dhe se të gjithë qytetarët e interesuar që i plotësojnë kushtet kanë kohë të mjaftueshme për ta shfrytëzuar këtë mundës.
“Me këtë masë, shteti jo vetëm që u ndihmon familjeve të ulin shpenzimet e tyre për investim, por gjithashtu kontribuon në rritjen e efikasitetit energjetik, përdorimin e një energjenti më të pastër dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor. Të drejtë për mbështetje financiare kanë amvisëritë që gjatë vitit 2026 do të realizojnë kyçjen e shtëpisë në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror, si dhe amvisëritë që do të blejnë një kaldajë me gaz natyror për një objekt që ka qenë i kyçur në sistem deri më 1 janar 2026. Për çdo amvisëri mund të parashtrohet vetëm një kërkesë. Për këtë masë janë siguruar 3 milionë denarë, ndërsa mjetet do të ndahen në përputhje me kushtet e përcaktuara në thirrjen publike. Mjetet do të ndahen sipas parimit “i pari që aplikon – i pari që përfiton”, deri në shterimin e fondit”.
“Pas përfundimit të afatit, një komision i formuar nga Ministria do t’i shqyrtojë aplikimet e dorëzuara, ndërsa mbështetja financiare do t’u paguhet të gjithë përfituesve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara. Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që planifikojnë kyçjen në gazin natyror ose blerjen e një kaldaje me gaz që të mos e humbasin mundësinë për mbështetje shtetërore dhe ta dorëzojnë në kohë dokumentacionin e nevojshëm”, thonë nga ministria.
LEXO:
- Investim prej 74 milionë euro në Spitalin e Tetovës, Kasami dhe Klekovski: Projekti më i rëndësishëm për qytetarët e Pollogut
- IPKO thyen rekordin e trafikut mobil në Kosovë, arrin kulmin prej 60 Gbps
- NYT: Irani donte të qëllonte me raketë balistike portin ukrainas
- Marina franceze qëllon me armë zjarri gjatë stërvitjes mes intervistimit të deputetit britanik
- Interesim rekord për drejtimin e Teknikut të Laboratorit Mjekësor në UBT International Smart Schools – profesionet e së ardhmes po zgjedhen sot
- Cana: 7 të prekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Klinikën Infektive, një 76-vjeçar në gjendje kritike
- Eric Roberts mungoi në dasmën e vajzës së tij – marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë e ndërlikuar
- Banorët e Kpuzit kërkojnë ndërhyrje për rrjedhjen e ujërave të zeza nga kanalizimi
