KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Afati për subvencione në Rahovec, Drejtoria del me njoftim

Afati për subvencione në Rahovec, Drejtoria del me njoftim

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit ka njoftuar fermerët se afati për aplikim për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2026 përfundon më 31 korrik.

Përmes një njoftimi, kjo drejtori ka bërë thirrje për të gjithë fermerët që ende nuk kanë arritur të aplikojnë, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të përcaktuar.

“Të nderuar fermerë, ju që ende nuk keni mundur ta kryeni aplikimin, ju njoftojmë se kanë mbetur edhe dy ditë për aplikim për Pagesa Direkte – Subvencione 2026, pra deri më 31.07.2026”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec.

Nga kjo drejtori u është bërë apel fermerëve që të mos e lënë aplikimin për ditët e fundit dhe ta përfundojnë procedurën brenda afatit ligjor.

“Ju lusim që brenda këtij afati ta shfrytëzoni mundësinë e aplikimit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.