- Takim trelateral mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë – në fokus thellimi i bashkëpunimit ushtarak
- Ndalohen shtatë persona në Maqedoni, kapen duke vozitur pa leje
- Rashiq kërkon nga Lista Serbe të deklarohet për integrimin e institucioneve serbe, Bislimi paralajmëron javë kyç
- Prezantohet Mercedes-AMG GLC 53 i ri, rikthehet motori me gjashtë cilindra
- Ndalohet një person në Gostivar, sulmoi fizikisht gjyshin e tij 90-vjeçar
- Yjet në shitje, Leipzig ka nevojë për 200 milionë euro
- Rrjedhja e çmimeve të iPhone 18 Pro dhe iPhone 18 Pro Max sjell disa lajme të mira
- Burri mban karrigen në mjekër për 1 orë e 20 minuta
Author: korrektpress
Leonora Jakupi, këngëtarja dhe opinionistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar fuqishëm pas kritikave të shumta që ka marrë nga ndjekësit e saj. Së fundmi, në rrjet u përfol se ajo po mbështet një nga banoret më të komentuara, Elijonën, duke u akuzuar për njëanshmëri gjatë analizave të saj në spektakël.Përmes një “story” në Instagram, Leonora ka sqaruar pozicionin e saj dhe ka shprehur habinë ndaj perceptimit të publikut: “E çuditshme si mund të mendoni ju që unë jam avokate e ‘djallit’ ose Elijonës siç e thoni ju”, tha ajo, duke theksuar se vlerësimi i…
Portieri Aridon Bllaca është bërë shumë shpejt me ekip të ri pas largimit të tij nga Gjilani.Bllaca edhe zyrtarisht është bërë pjesë e klubit të Llapit, lajm i cili u konfirmua nga vet faqja zyrtare e klubit përmes një njoftimi në Facebook.24-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina.Njoftimi i plotë i Llapit:Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë angazhimin e portierit 24-vjeçar, Aridon Bllaca.Bllaca vjen nga radhët e SC Gjilanit për të shtuar konkurrencën në portë dhe ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në verën e vitit 2028.Portieri shtatlartë e ka…
Shteti i New Yorkut ka miratuar një ligj të ri që detyron platformat e rrjeteve sociale t’i informojnë përdoruesit për rreziqet e përdorimit të tepruar, me një fokus të veçantë te shëndeti mendor i të rinjve. Ky hap shihet si një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndikimet negative që mund të kenë aplikacionet sociale në zhvillimin emocional dhe psikologjik të fëmijëve dhe adoleshentëve.Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, njoftoi se paralajmërimet duhet të theksojnë elementet e dizajnit të aplikacioneve që nxisin përdorimin e tepruar, si rrokullisja e pafund (infinite scrolling) dhe videot që luajnë automatikisht (autoplay). Ajo i krahasoi…
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me fjalimin e tij në tubimin përmbyllës të fushatës.“Gjatë kësaj fushate kam takuar mijëra qytetarë. Kam pasur biseda të këndshme, por edhe të rënda. Megjithatë, një takim nuk do ta harroj kurrë. Një pensionist më tha: “Unë nuk kërkoj luks. Dua vetëm të mos detyrohem që të zgjedh mes ilaçeve dhe ushqimit”. Ky nuk është rasti i vetëm që e kam dëgjuar në këto takime. Sepse, kjo është përditshmëria e shumë familjeve në Kosovë. Frikë nga e tashmja dhe nga e ardhmja. Unë e di çfarë do të thotë ta presësh…
Një Babadimër gjigant i bërë me rërë dhe mollë u bë qendra e vëmendjes këtë Krishtlindje në një plazh në Odisha të Indisë.Vepra artistike nuk ishte vetëm festive, por edhe rekordthyese, duke sjellë gëzim dhe një mesazh të fortë paqeje për vizitorët. Artisti i njohur i rërës dhe fituesi i çmimit Padma Shri, Sudarsan Pattnaik, krijoi një rekord botëror me një instalacion unik arti me rërë në plazhin Niladri në Puri, Odisha. Vepra artistike përcolli një mesazh harmonie në botë, së bashku me frymën festive të fundvitit. View this post on Instagram A post shared by Sudarsan pattnaik (@sudarsansand)Skulptura madhështore…
Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur Suzuki ndaloi së shituri vetura në Shtetet e Bashkuara, duke u përpjekur të shiste sedanin Kizashi, kamionçinën Equator dhe SUV-in Grand Vitara përpara se të hiqte dorë. Por, Suzuki ende ndërton vetura të reja për tregje të tjera, si pesë konceptet e adhurueshme që do të prezantojë në Panairin e Automobilave në Tokio muajin e ardhshëm. Koncepti i parë është SUV-i i vogël Jimny. Është pjesë e një bashkëpunimi me kompaninë e videolojërave Capcom dhe merr frymëzim nga ekskluziviteti Monster Hunter. Capcom publikoi versionin më të fundit të lojës, Monster Hunter…
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis.Albin Krasniqi ka rikujtuar me shumë emocion fillimet e tij në futbollin profesionist dhe mënyrën se si, pothuajse rastësisht, u gjend në provë te Shkëndija e Tetovës si adoleshent, një hap që më pas do t’i ndryshonte rrjedhën e karrierës.“E kam një njeri të familjes, shkojë në Tetovë shpesh edhe shkojë te ai edhe ai ma bën kështu kështu janë do prova nëse je në pushim, nëse nuk je duke bërë…
Në prag të përmbylljes së fushatës zyrtare zgjedhore, Demokracia në Veprim (DnV) ka prezantuar një vlerësim analitik me gjetjet kryesore nga vëzhgimi i fushatës, me qëllim ofrimin e një pasqyre reale mbi zhvillimet në terren, mesazhet e komunikuara dhe nivelin e gjithëpërfshirjes së procesit për qytetarët.Drejtuesi i DnV-së, Ismet Kryeziu, ka deklaruar se fushata zgjedhore, në përgjithësi, është zhvilluar në një ambient të qetë dhe pa incidente serioze të sigurisë. Sipas tij, ka pasur konkurrencë aktive politike, aktivitete të rregullta dhe pjesëmarrje qytetare në të gjithë vendin, por vëzhgimi ka evidentuar edhe disa prirje dhe sfida që kanë ndikuar drejtpërdrejt…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara takimit të tij të planifikuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha se Kievi nuk do të njohë asnjë lëshim territorial apo kontroll rus mbi Centralin Bërthamor të Zaporizhzhya (ZNPP).Duke folur gjatë një konference për shtyp online, Zelensky tha gjithashtu se do të vizitojë Kanadanë gjatë rrugës për në SHBA .“Aktualisht jemi në një aeroplan për në Florida, SHBA. Gjatë rrugës, do të ndalojmë në Kanada”, tha Zelensky.Lideri ukrainas konfirmoi një takim me kryeministrin kanadez Mark Carney.“Unë dhe ai planifikojmë të komunikojmë në internet me udhëheqësit evropianë, të diskutojmë të gjitha çështjet, të ndajmë detajet…
Bedri Hamza në tubimin përmbyllës ka thënë se Kosova ka kaluar shumë. Por, sipas tij, gjithmonë kemi ditur të bëhemi bashkë kur ka qenë më së vështiri.“Sot, sfida jonë nuk është më mbijetesa, por drejtimi. Drejtimi kah do të shkojmë si shtet, si shoqëri. E para që duhet të bëjmë është ta themi edhe një herë se pa unitet nuk ka stabilitet. E pa stabilitet nuk ka qeverisje të mirë. Ndërsa, pa qeverisje të mirë, nuk ka paga më të larta, as çmime më të ulëta, as siguri për familjet tona. Prandaj këto zgjedhje duhet t’i shërbejnë bashkimit tonë rreth…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari