- “Duam të shohim progres në dialogun Kosovë–Serbi”, zyrtari i NATO-s: Përgjegjësia e liderëve është kyçe për stabilitetin në Ballkan
- Ky është majonezi që është bërë sensacion në Kosovë, po gjen vend në çdo shtëpi e restaurant
- Javën e ardhshme priten reshje të shiut dhe borës në Maqedoni
- Ducato di Mantova sjell orizin Basmati – zgjedhje ideale për çdo pjatë
- Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
- Policia malazeze bastis shtëpinë e kriminelit të shumëkërkuar – sekuestrohen automjete luksoze dhe para të gatshme
- Britney Spears shet të drejtat e katalogut të saj më të njohur muzikor
- Epstein dhe dizajneri serb Boris Nikoliq i ‘rregulluan’ një të vajzë vëllait të Muskut
Author: korrektpress
Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë ndarë disa lojtarë të përbashkët ndër vite, megjithëse së fundmi nuk ka dyshim se fluksi ka qenë më shumë drejt Parisit sesa drejt Katalonisë. Gjigantët francezë tashmë kanë hedhur sytë nga një tjetër sulmues që po aktivizohet te Barcelona.Vitet e fundit kanë parë emra si Neymar Junior, Rafinha Alcnatara, Lionel Messi dhe së fundmi Ousmane Dembele të transferohen drejt “Parc des Princes”.Lojtari më i fundit që ka tërhequr interesin e PSG-së, dhe që aktualisht ende i përket Manchester United, është Marcus Rashford.Sipas Mundo Deportivo, Rashford po monitorohet nga PSG, e cila thuhet se është e…
Liga Arabe, Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) dhe Bashkimi Afrikan (AU) i janë bashkuar shumë vendeve që kritikojnë njohjen zyrtare nga Izraeli të rajonit të shkëputur të Somalilandit në veri të Somalisë si shtet të pavarur.Somalilandi, një rajon në Bririn e Afrikës, shpalli pavarësinë nga Somalia në vitin 1991 dhe ka kërkuar njohje ndërkombëtare për dekada të tëra, me presidentin Abdirahman Mohamed Abdullahi që e ka bërë këtë një përparësi kryesore që kur mori detyrën vitin e kaluar.Izraeli njoftoi të premten se e konsideronte Somalilandin si një “shtet të pavarur dhe sovran”, duke u bërë vendi i parë që…
Kandidati për Kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku në Debat Plus të Dukagjinit ka thënë se nuk ofendon Kurtin e elektoratin e tij, sado që s’pajtohet me atë çfarë përfaqëson. Madje sipas tij një pushtet që kërcënon demokracinë e vendit, është rrezik. “Unë nuk e ofendoj as Kurtin as elektoratin e tij. Mund të mos pajtohem me atë çfarë përfaqëson. Një pushtet që kërcënon demokracinë e vendit, ai kërcënon më shumë se sa vetëm fjalë, është e rrezikshme. Turmat janë të rrezikshme. Ata kanë rrënuar çdo urë të komunikimit me ne. Ne kemi qenë korrekt me ta, ata kanë ofenduar dhe…
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQShA) ka publikuar një deklaratë publike përmes së cilës shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike që lidhen me Kosovën, duke theksuar nevojën për qartësi morale dhe mbrojtje të interesit kombëtar.Në deklaratë thuhet se, ndërsa mbështetja evropiane për qeverinë e Serbisë dhe njohja evropiane e Kosovës si forcë pro-perëndimore dhe pro-amerikane në Ballkan po zbehet, brenda Kosovës po vërehet një kthim prapa i kësaj vale mbështetëse.LQShA vlerëson se kjo është koha që Kosova të riafirmojë përkushtimin e saj ndaj rolit historik që shqiptarët kanë luajtur ndër shekuj, duke jetuar në harmoni si shqiptarë dhe si…
Manchester United po shqyrton një lëvizje surprizë në afatin kalimtar të janarit për një nga yjet e Kupës së Afrikës së Kombeve, i cili ka shënuar gol edhe kundër Nice, klub në pronësi të INEOS, më herët gjatë këtij sezoni.Sulmuesi 26-vjeçar i Auxerre dhe përfaqësueses së Malit, Lassine Sinayoko, ka tërhequr vëmendjen e departamentit të rekrutimit të “Djajve të Kuq”, të cilët tashmë po e konsiderojnë seriozisht paraqitjen e një oferte gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas Africa Sport, Manchester United është i interesuar për transferimin e sulmuesit, kontrata aktuale e të cilit me Auxerre-in skadon verën e ardhshme. Raporti shton…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratat e liderëve të Vetëvendosjes për gjuhën ndaj partisë që drejton. Ai ka thënë se nuk ia fal Albin Kurtit kur doli në foltore e tha që LDK-në po e do Serbia. “Këta kanë kërku 500 mijë vota, nuk kanë lyp partner. Nuk kërkon partner në studio, ndërton partneritet, respekt ndaj votuesit. Momentin që Kurti del në foltore e i drejtohet LDK-së juve po iu do Serbia, ka rrënu secilën urë bashkëpunimi. Pa qartësim të kësaj, nuk mundet me iu afru LDK-së”. “Kemi qenë shumë korrekt. LDK-ja në EPP ka mbajt prezencë solide,…
Me rreth një mijë lëndë të trashëguara nga misioni i EULEX-it dhe me një numër të konsiderueshëm aktakuzash të ngritura për krime lufte, vetëm pesë prokurorë të Prokurorisë Speciale përballen me mbledhjen e fakteve për ndërtimin e aktakuzave. Gjatë dekadës së fundit janë ngritur 80 aktakuza ndaj 260 personave.Trajtimi i çështjeve penale për krime lufte paraqet vështirësi të mëdha për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë. Megjithatë, lehtësim ka sjellë ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, i cili nga viti 2023 parasheh mundësinë e gjykimit në mungesë. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Prokuroria Speciale ka ngritur 20 aktakuza…
Gjatë spektaklit të sotëm të Big Brother VIP Albania, televotimi nga publiku nxori më pak të votuarit Lornën dhe Senon. Si rezultat, ata u detyruan të zgjedhin dy banorë të tjerë për nominim.Lorna shpjegoi zgjedhjen e saj: “Është pak e vështirë, se s’e dija që do të nominoja. Unë zgjedh Xhodin, është më pak aktive. Kam më pak raporte me të”. BBVA/YouTubeSeno vendosi të nominojë Angelon, duke thënë se ai është shumë antipatik.Ky zhvillim krijon një tension të ri në shtëpi dhe pritet që loja të bëhet më e ashpër në episodet e ardhshme, ndërsa publiku do të vendosë për…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar gjuhën e Vetëvendosjes, për jetën e qytetarëve. Ai ka thënë se qytetarët kanë halle me rrymë e fatura, përderisa VV-ja thotë që jeta është e mirë. “Qytetarët nuk kanë rrymë, iu kanë ardhë faturat me rritje, tregoju që jeta është më mirë. Një pushtet po mendon që qytetarët e kanë jetën mirë, nuk e kanë as mendjen me ua ndreq jetën, çmimet nuk janë rrit, rrogat janë rrit, ekonomia po lulëzon. Nuk kanë bo gjë. Këta e marojnë një sistem paralel e nuk e kanë mendjen me i ndihmu qytetarëve”, tha Abdixhiku në…
Polonia planifikon të investojë më shumë se dy miliardë euro në ndërtimin e fortifikimeve të përparuara kundër dronëve përgjatë kufijve të saj lindorë, me të gjithë sistemin që pritet të përfundojë brenda 2 vitesh.Ky veprim vjen në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj ndërhyrjes masive të dronëve rusë në hapësirën ajrore polake në fillim të këtij viti, gjë që rriti ndjenjën e pasigurisë së vendit. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes ka konfirmuar një afat kohor ambicioz për projektin, i cili do të forcojë ndjeshëm mbrojtjen e krahut lindor të Evropës, raporton The Guardian.Zëvendësministri i Mbrojtjes Cezary Tomczyk zbuloi detajet e sistemit…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari