KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vjedhje e rëndë në Gjilan, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar

Vjedhje e rëndë në Gjilan, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ky veprim është ndërmarrë bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e rastit dhe kapjen e kryerësve të veprës penale.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me personat që shihen në pamjet e publikuara, ta përcjellin atë përmes rrugëve zyrtare të komunikimit:

  • Numrit emergjent 192
  • Numrit pa pagesë 080019999
  • Adresës elektronike info@kosovopolice.com
  • Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.