KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 8 mijë qytetarë të Shqipërisë udhëtuan drejt Kosovës për Marshin e Lirisë

Mbi 8 mijë qytetarë të Shqipërisë udhëtuan drejt Kosovës për Marshin e Lirisë

Mbi 8 mijë shtetas dhe rreth 2 mijë automjete kanë kaluar nga Shqipëria drejt Kosovës gjatë kësaj fundjave, me destinacion kryesisht Prishtinën, për të marrë pjesë në “Marshin e Lirisë”, i cili u mbajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit, lëvizjet në drejtim të Kosovës kanë qenë të konsiderueshme, ndërsa në mesin e udhëtarëve raportohet se ka pasur edhe pjesëtarë të diasporës.

Qarkullimi në dy autostradat që lidhin Shqipërinë me Kosovën pritet të rritet edhe gjatë orëve në vijim dhe ditës së diel, si në drejtim të Kosovës, ashtu edhe në kthim drejt Shqipërisë.

“Marshi i Lirisë” në Prishtinë u organizua në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndërsa vendimi ndaj tyre pritet të shpallet më 16 shtator.

Dukagjini, gjatë ditës së sotme ka publikuar pamje të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve nga Shqipëria që kalonin kufirin me Kosovën në këmbë./Tv Dukagjini

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.