Author: korrektpress

Një moment i çuditshëm dhe argëtues ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, i kapur nga kamerat dhe i publikuar në profilin zyrtar të emisionit.Në një video të shkurtër, Elijona i shkon Klodit në shtrat dhe e kafshon lehtë, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga ai. Klodi fillimisht fillon të bërtasë paksa, ndërsa Elijona nuk ndalet dhe e përsërit veprimin. Më pas i thotë se “nganjëherë humb kontrollin” dhe qesh me situatën, duke e bërë momentin të duket më i lehtë dhe plot humor. BBVK/InstagramKomentet e publikut ishin të përziera. Disa vlerësuan energjinë dhe pozitivitetin…

Read More

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, deklaroi se debati për pagën minimale prej 500 eurosh tashmë është i tejkaluar dhe se duhet hapur një diskutim serioz për një shumë prej 600 deri në 700 euro.Ai tha se faktet tregojnë nuk duhet diskutuar më për pagë minimale prej 500 eurove, sepse diçka e tillë është shumë e nevojshme. “Po luftojmë për rritjen e pagës minimale dhe shoh se ekziston një disponim i caktuar për këtë. Si LSM, këtë e bëjmë që nga fillimi i vitit dhe jemi të gatshëm edhe për protesta dhe greva. Në periudhën e kaluar…

Read More

Votuesit në Mianmar i janw drejtuar sot kutive të votimit të dielën për fazën e parë të zgjedhjeve të para të përgjithshme të vendit në pesë vjet, të zhvilluara nën mbikëqyrjen e qeverisë ushtarake, ndërsa lufta civile përfshin pjesën më të madhe të kombit.Votimi po zhvillohet në 102 nga 330 komunat e Mianmarit, me kuti votimi të vendosura në shkolla të mesme, ndërtesa qeveritare dhe objekte fetare në Yangon, Naypyitaw dhe zona të tjera.Zgjedhjet përfaqësojnë përpjekjen e ushtrisë për të kaluar në një sundim civil nominal pas grusht-shtetit të shkurtit 2021, që rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu…

Read More

Industria e teknologjisë po përjeton aktualisht një rritje të çmimeve të komponentëve, sepse furnizimi po pakësohet nga qendrat e reja të të dhënave të Inteligjencës Artificiale. Çmimet e telefonave inteligjentë do të rriten, por në rast se nuk e dinit se sa keq do të përkeqësohet situata, një raport i ri duhet ta bëjë këtë shumë të qartë.Siç raportohet, industritë e telefonave inteligjentë dhe PC-ve do të përballen me rritjen më të madhe të çmimeve.Kjo kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të RAM-it, sepse Inteligjencës Artificiale i duhet shumë memorie për të funksionuar.Dhe rritja e çmimeve nuk do të…

Read More

Kontrasti midis kohës së lojës dhe performancës së Gonçalo Ramos te PSG vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë një skuadër të Ligës Premier që synon ta nënshkruajë këtë dimër.Sipas Caught Offside, Liverpooli e ka bërë Ramosin një nga prioritetet e tyre në sulm për afatin kalimtar të dimrit, me synimin për një huazim gjashtëmujor. Të Kuqtë, të cilëve u mungon Alexander Isak për disa javë për shkak të dëmtimit, e shohin sulmuesin portugez si plotësuesin ideal për Hugo Ekitike, i cili po bën përshtypje në Angli. Megjithatë, PSG nuk ka ndërmend të ndahet nga Ramos,…

Read More

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është duke vazhduar me monitorimin e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele (OSHMA) edhe gjatë ditës së heshtjes zgjedhore.KPM përmes këtij njoftimi ju bën thirrje dhe një herë mediave që të respektojnë obligimet lidhur me procesin zgjedhor, respektivisht heshtjen zgjedhore, duke shmangur çfarëdo raportimi i cili mund të bie ndesh me rregullat e heshtjes zgjedhore dhe mund të dëmtonte procesin e votimit.“KPM fton të gjithë të licencuarit (OSHMA) që të zbatojnë obligimet ligjore nga Kreu VIII i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme Nr. 08/L-228 dhe Rregullorja KPM-2024/03 për obligimet e mediave gjatë fushatës zgjedhore”, thuhet…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është drejtuar qytetarëve që të dalin të votojnë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare.Ai ka thënë se qytetarët të votojnë për zhvillim, stabilitet dhe për të ardhmen euroatlantike.“Është një ditë e mirë, ditë e mbarë dhe shpresoj që gjithçka të shkoj mirë”, tha Abdixhiku.“Uroj që qytetarët të votojnë për zhvillim, stabilitet, për të ardhme euroatlantike dhe të largohen nga zymtësia dhe bllokada që na ka shoqëruar në këto vite”.“Le të fitojë populli i Kosovës, siç di të fitojë në ditën e zgjedhjeve”, shtoi më tej ai. /Telegrafi/

Read More

Dy persona kanë vdekur në Suedi pasi një stuhi e fuqishme dimërore përfshiu vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe energjisë elektrike.Instituti Meteorologjik Suedez lëshoi alarme për erëra të forta për pjesë të mëdha të vendit që u godit nga stuhia Johannes.Një burrë rreth të 50-ave vdiq pasi u godit nga një pemë në vendpushimin e skive Kungsberget në jug të vendit, raportuan mediat lokale dhe policia; ndërsa kompania rajonale e shërbimeve, Hemab, tha se një nga punonjësit e saj vdiq në një aksident “në fushë”.Dhjetëra mijëra shtëpi në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike.Në Suedi,…

Read More

Dy qytetarë kanë raportuar në polici një rast të dyshuar të cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve dhe kanosjes, që ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Mitrovicë të Veriut.Sipas informatave zyrtare, ankuesit kanë deklaruar se në intervalin kohor nga ora 18:55 deri në ora 18:59 të datës 27.12.2025 janë përballur me ushtrim presioni ndaj tyre, në lidhje me Zgjedhjet Parlamentare.”Dy ankues kanë raportuar në lidhje me ushtrimin e presionit ndaj tyre për Zgjedhjet Parlamentare”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell Telegrafi.Lidhur me rastin, autoritetet kompetente kanë njoftuar prokurorin e shtetit, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar…

Read More

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se Lista Serbe ka shkelur hapur Rregulloren Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit, duke vepruar në kundërshtim me rregullat e heshtjes zgjedhore.Sipas Musliut, pas një fushate të ashpër kundër partive të tjera që përfaqësojnë komunitetin serb, e cila sipas tij është zhvilluar nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe strukturave të lidhura me Milan Radojçiqin, sot në Mitrovicën e Veriut po vërehen shkelje serioze të ligjit zgjedhor.Ai ka theksuar se Rregullorja Zgjedhore Nr. 07/2024, konkretisht Neni 8, përcakton qartë veprimet e ndaluara gjatë heshtjes zgjedhore. Sipas këtij neni, nga momenti i hapjes…

Read More