Author: korrektpress

PSG po përgatit një lëvizje prej 50 milionë eurosh për një yll kyç të Barcelonës, në kuadër të planeve të avancuara për forcimin e skuadrës.Bëhet fjalë për Marcus Rashford, sulmuesin anglez që po shkëlqen në formë huazimi te Barcelona, duke u shndërruar në një nga surprizat më të mëdha të sezonit.28-vjeçari ka shpërthyer me shtatë gola dhe 11 asistime në vetëm 24 paraqitje, duke regjistruar mesatarisht një kontribut vendimtar çdo 87 minuta. Performancat e tij kanë ardhur kryesisht nga krahu i majtë, ku ai ka marrë më shumë përgjegjësi gjatë mungesës së Raphinhas, duke i dhënë një impuls të ri…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në fjalimin e tij në konferencën përmbyllëse të partisë, të mbajtur në Tetovë, foli për pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të ardhmen e shtetit.Thaçi ka theksuar se Maqedonia nuk do të shohë hajr dhe nuk do të ketë stabilitet e zhvillim të qëndrueshëm për aq kohë sa shqiptarët nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat që u takojnë dhe që i kanë komunitetet e tjera në vend. Sipas tij, barazia e plotë nuk është privilegj, por parakusht themelor për funksionimin e një shteti demokratik dhe multietnik.“Përderisa shqiptarët trajtohen si qytetarë…

Read More

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në fshatin Greme të Ferizajt.Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, pasagjerja e veturës një femër rreth 19 vjeçe, ka humbur jetën dhe vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.”Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën (një femër rreth 19 vjeçe, pasagjere në veturë). Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.Shoferi i automjetit, një mashkull 20-vjeç, ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet aktualisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj.Në vendin e…

Read More

Sipas një raporti të “The i Paper”, njerëzit e afërt të Antoine Semenyo besojnë se anësori mund të jetë duke bërë një gabim nëse vendos t’i bashkohet Manchester Cityt gjatë afatit kalimtar dimëror.Ylli i Bournemouthit raportohet se e ka bërë Cityn destinacionin e tij të preferuar, duke e lënë pas Manchester Unitedin në këtë garë. Megjithatë, ekzistojnë dyshime serioze nëse kjo do të ishte zgjedhja më e mirë për zhvillimin e tij.Semenyo nuk pritet të ketë statusin e titullarit të garantuar në “Etihad”, diçka që, sipas burimeve, do të ishte shumë më e realizueshme në “Old Trafford”. Kjo është parë…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në një konferencë pas mbylljes së vendvotimeve për të komentuar rezultatet preliminare dhe procesin zgjedhor.Ai theksoi gatishmërinë e partisë së tij për të bashkëpunuar me partitë opozitare në krijimin e institucioneve të reja.“AAK nuk ka vënë kushte dhe nuk vendos kushte për opozitën. LDK dhe PDK e kanë një partner dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta për t’i dhënë vendit një qeveri”, tha Haradinaj.Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e diasporës në këtë proces.“Sot ka fituar demokracia jonë. Ju falënderoj që e mbani gjallë demokracinë,…

Read More

Klan Kosova ka publikuar Exit Poll-in e PIPOS për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të mbajtura sot në Kosovë.Rezultatet e sondazhit e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) me 44.1 për qind.Rezultatet e sondazhit e kanë nxjerrë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) me 23.9 për qind.Rezultatet e sondazhit e kanë nxjerrë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) me për qind.Rezultatet e sondazhit e kanë nxjerrë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me për qind.

Read More

Për formimin e një qeverie në Kosovë nevojiten të paktën 61 vota të deputetëve nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi. Të dhënat tregojnë se, që nga shpallja e pavarësisë, shumica e qeverive janë formuar me mbështetje më të madhe se minimumi i kërkuar, ndërsa në disa raste shumica ka qenë e ngushtë.Qeveria e parë e pasluftës, e udhëhequr nga Hashim Thaçi në janar të vitit 2008, u votua me 85 vota pro, duke qenë një nga qeveritë me mbështetjen më të gjerë parlamentare. Edhe mandati i dytë i Thaçit në vitin 2011 siguroi shumicën e nevojshme, me 65 vota pro.Në…

Read More

Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit do të mbeten në histori për shkak të pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në vendvotimet brenda Kosovës. Sipas të dhënave të përpunuara nga mbi 99.57% e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës arrin në 899,567.Në përqindje, kjo do të thotë se 45% e votuesve të regjistruar kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.Ky është një rekord i ri, duke e kaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, ku në vendvotime kishin votuar 871,662 qytetarë. Duke përfshirë edhe votat e diasporës dhe ato në përfaqësi, numri atëherë kishte arritur…

Read More

Policia e Kosovës ka vlerësuar se procesi zgjedhor i ditës së sotme, në kuadër të Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze në aspektin e sigurisë.Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet policore për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë realizuar në përputhje të plotë me planifikimet operative të parapara. Zbatimi i planit policor, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional, kanë ndikuar pozitivisht që procesi i votimit të zhvillohet pa pengesa apo cenime serioze.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një nga qëllimet kryesore të planit operativ ka qenë garantimi i një ambienti…

Read More

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se Millosh Steviq ka ndikuar te qytetarët për të votuar, si dhe ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që ata të asistohen gjatë procesit të votimit.Sipas njoftimit, personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.Prokuroria bën të ditur se gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa Steviq është intervistuar nga…

Read More