Author: korrektpress

LSDM kërkoi tërheqjen e menjëhershme të Projektligjit për Zbatimin e Projektit “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, duke vlerësuar se ai hap hapësirë për shpenzimin e fondeve publike pa zbatuar Ligjin për Prokurimin Publik.Në një konferencë për shtyp, deputetja e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska tha se megjithëse ligji u tërhoq nga rendi i ditës i propozuar i Kuvnedit sot, ai mbetet në procedurë parlamentare dhe mund t’u paraqitet përsëri deputetëve në një nga seancat e ardhshme.Sipas saj, pasi mori titullin “Kryeqyteti Evropian i Kulturës” në shtator 2023, u krijua një sistem për funksionimin dhe menaxhimin e projektit, por me…

Read More

Pop Mart, kompania kineze e njohur për lodrat koleksionuese Labubu, ka hapur në Singapor furrën e saj të parë jashtë Kinës, duke i kthyer personazhet më të njohura në ëmbëlsira dhe pije me pamje tridimensionale.Lokali dykatësh ndodhet pranë Universal Studios Singapore dhe ofron 45 produkte të frymëzuara nga figurat e kompanisë. Në meny përfshihen akullore Labubu me susam të zi, ëmbëlsira me personazhin Molly dhe produkte të tjera që kushtojnë nga 5 deri në 32 dollarë të Singaporit, transmeton Telegrafi. Furra në Singapor është hapi i parë i një zgjerimi më të madh. Drejtuesit e Pop Mart thanë se po…

Read More

Gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit është ndërprerë për një pushim të shkurtër dhe pritet të rinisë sërish.Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë kësaj kohe, Kryemadhi ka dalë jashtë ambienteve të SPAK, ku ka replikuar me protestues dhe mbështetës të saj.“Mos u dorëzoni, se ai vdes vetëm nga rezistenca”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa u bëri thirrje protestuesve të mos përçahen.Kryemadhi: Është një cikël që do mbarojë. Besimi dhe shpresa… vdes njeriu dhe ato vazhdojnë akoma.Qytetari: Unë e kam hequr shpresën tek ata.Kryemadhi: As unë nuk kam shpresë tek ata. Unë shpresën e kam te Zoti lart në qiell.…

Read More

NDI zyra në Kosovë ka bërë një sondazh të ri i realizuar me 1,200 qytetarë të rritur në gjithë Kosovën, ndërmjet 15 prillit dhe 5 majit 2026 i publikuar sot. Rezultatet janë përcaktuar në bazë të gjinisë, rajonit dhe moshës, në përputhje me të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024.Sipas të gjeturave kryesore qytetarët e Kosovës janë bërë më pesimistë për drejtimin e vendit, ndërsa është rritur ndjeshëm përqindja e atyre që do të largoheshin përgjithmonë po ta kishin mundësinë. Kostoja e jetesës, çmimet e energjisë dhe papunësia paraqiten si shqetësimet kryesore, derisa sigurimi shëndetësor renditet në krye…

Read More

Sipas Marca, Arsenali ka hequr dorë nga përpjekjet për transferimin e superyllit të Real Madridit, Vinicius Junior, pasi e konsideron pothuajse të pamundur realizimin e kësaj marrëveshjeje gjatë afatit kalimtar të verës.Pavarësisht se ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, sulmuesi brazilian nuk ka shfaqur asnjë dëshirë për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll gjatë kësaj vere.Fillimisht, Arsenali ishte i gatshëm ta bënte Viniciusin lojtarin më të paguar në historinë e klubit, por tani pret që ai së shpejti të nënshkruajë një kontratë të re me Real Madridin.Ndërkohë, Real Madridi po punon për arritjen e marrëveshjes për rinovimin…

Read More

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur konfirmimin e gjetjes së një varri masiv në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në përpjekjet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ky është një zhvillim me rëndësi në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur.“Kam mirëpritur lajmin për konfirmimin e gjetjes së varrit masiv në fshatin Kalludër, në Zubin Potok. Ky është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e…

Read More

Qeveria miratoi vendimin për punësimin e 300 specializantëve privatë në institucionet shëndetësore publike deri në fund të vitit 2026.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky vendim synon të mbajë mjekët e rinj në vend, të plotësojë mungesën e kuadrit specialistik dhe të forcojë kapacitetet e klinikave, spitaleve dhe qendrave shëndetësore.Gjithashtu, pritet të sigurojë shpërndarje më të balancuar të personelit mjekësor dhe të shkurtojë kohën e pritjes për pacientët.Ministri i Shëndetësisë Klekovski vlerësoi se ky është një investim në të ardhmen e sistemit shëndetësor dhe në zhvillimin profesional të mjekëve të rinj, duke theksuar se qëllimi është që ata të ndërtojnë karrierën e…

Read More

Aktori dhe muzikanti i njohur, Jared Leto, është akuzuar nga disa gra për sjellje të papërshtatshme dhe vepra të dyshuara seksuale që, sipas pretendimeve të tyre, kanë ndodhur kur ato ishin të mitura ose adoleshente. Rrëfimet janë bërë pjesë e dokumentarit të BBC-së “Jared Leto: Hollywood’s Dark Secret”, ku gjithsej dhjetë gra kanë ndarë përvojat e tyre.Sipas BBC-së, nëntë gra kanë folur publikisht për herë të parë për takimet e tyre me aktorin, të cilat pretendohet se kanë ndodhur mes viteve 2002 dhe 2016. JaredDisa prej tyre kanë deklaruar se kanë qenë adoleshente në kohën e ngjarjeve. Leto, i cili…

Read More

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se punimet për ndërtimin e rrugës Guri i Matozit–Gradancë po zhvillohen sipas planit, në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Suharekës.Sipas njoftimit, projekti është i ndarë në dy faza, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratave arrin në 2,758,896.18 euro.Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka zotuar financim në vlerë prej 2,045,000 euro, ndërsa pjesa tjetër, në vlerë prej 713,896.18 euro, do të mbulohet nga Komuna e Therandës, sipas marrëveshjes së arritur ndërmjet palëve.Komuna ka bërë të ditur…

Read More

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se Inspektorati Komunal do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo personi apo biznesi që ndot ambientin duke hedhur mbeturina në hapësira të palejuara.Sipas njoftimit, masat do të zbatohen ndaj atyre që hedhin mbeturina të zakonshme, si dhe mbeturina inerte dhe të vëllimshme, jashtë vendeve të destinuara për këtë qëllim.Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të pastër. “Ruajmë ambientin, respektojmë rregullat”, thuhet në thirrjen e Komunës së Fushë Kosovës. /Telegrafi/

Read More