- Ëmbëlsirat e tij i pëlqente edhe Mbreti me origjinë shqiptare i Egjiptit: Historia e zviceranit Giacomo Groppi
- Akanji drejt Interit përfundimisht, gati kontrata dyvjeçare – City përfiton 15 milionë euro
- Gigi Hadid feston ditëlindjen e 31-të me vajzën Khai, ndërsa Zayn Malik anulon koncertet për shkak të sëmundjes
- Eksperti amerikan i mbrojtjes: SHBA t’iu kërkojë Greqisë, Rumanisë e Qipros ta njohin Kosovën
- Zelensky njofton reforma në ushtrinë e Ukrainës
- Pogaçe misri me fara: Mëngjes i shijshëm që përgatitet lehtë
- Programi i imunizimit në Kosovë ka shënuar përparime të rëndësishme
- Jennifer Lopez shfaq formën perfekte në Los Angeles, pas trailerit të “Office Romance”
Author: korrektpress
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka folur për trazirat e marsit 2004 në Kosovë, duke theksuar se ende nuk ka një raport të plotë dhe të saktë mbi ngjarjet dhe pasojat e tyre.Blakaj, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, ka shpjeguar se gjithçka kishte nisur më 15 mars 2004, kur një qytetar serb në Qagllavicë u plagos dhe serbët lokalë bllokuan rrugën Prishtinë–Ferizaj dhe rrugën për Shkup.Sipas Blakajt, rasti që përshkroi “kupën e mbushur” ishte ai i fëmijëve që ranë në lum në Qabër, ku vëllai i tyre i mbijetuar pati deklaruar se ishin ndjekur nga serbët.…
Ishte një javë e vështirë për klubet angleze në Ligën e Kampionëve, ku gjashtë ekipe nga Liga Premier morën pjesë në ndeshjet e fazës së 1/16-ës, por asnjëra nuk arriti të fitojë në takimet e para.Newcastle dhe Arsenal barazuan ndeshjet e tyre, duke mbajtur shpresë për ndeshjet e kthimit, Newcastle barazoi me Barcelonën, Arsenali barazoi me Bayer Leverkusen, ndërsa Liverpool humbi 1-0 në Turqi kundër Galatasaray.Tre ekipet e tjera, Tottenham, Chelsea dhe Manchester City, pësuan humbje të thella me tre gola diferencë. Kjo i bën rikthimet e tyre shumë të vështira dhe krijon presion të madh për ndeshjet e kthimit.Tashmë,…
Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e sanksioneve ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas mungesës së përparimit të Serbisë në reformat kyçe për anëtarësim në BE. Eurodeputetët paralajmërojnë masa që do të godasin ekonominë dhe interesat politike të Beogradit, duke e dërguar mesazhin se durimi i BE-së ka marrë fund.Në raportin më të fundit të Parlamentit Evropian, Serbia u kritikua për mungesë progresi në sundimin e ligjit, lirinë e medias, standardet demokratike dhe bashkëpunimin me BE-në, veçanërisht në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Picula: Kosova të dalë sa më shpejt nga bllokada institucionale telegrafi.com Eurodeputeti Tonino Picula tha se…
Një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani është duke u trajtuar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por me parametra vitalë stabil pasi dyshohet se ka qenë viktimë e keqtrajtimit dhe kequshqyerjes nga prindërit – të cilët janë arrestuar.Sipas njoftimit të Klinikës së Pediatrisë, fëmija është pranuar fillimisht në Emergjencën Qendrore me plagë të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime gangrenoze. Në momentin e pranimit, ai ishte në gjendje të rënduar, me dyshime për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim.“Pas ndërhyrjeve të para dhe konsultave me specialistë, mjekët kanë rekomanduar hospitalizimin urgjent në…
Ekipa e Aston Martin F1 Team po përballet me probleme serioze në fillim të sezonit të Formula 1, duke reflektuar edhe rezultatet e deritanishme.Në krye të kritikave është dy herë kampioni botëror Fernando Alonso, i cili shpreh pakënaqësi për rregullat e reja, veçanërisht për rritjen e rolit të energjisë elektrike në garë.“Startet janë të këndshme. Siç ndodhi në Australi, edhe në Kinë makina jonë pati një start të mirë. E vërteta është se në xhirot e para të gjithë kishim të njëjtin nivel karikimi të baterive”, ka thënë fillimisht Alonso. Megjithatë, ai thekson se garat po kthehen gjithnjë e më…
Pasi aktori spanjoll Javier Bardem tha “Jo luftë dhe Palestinë të lirë” në skenë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar të dielën, në rrjetet sociale po përhapet një video, në të cilën pretendohet se transmetuesi publik gjerman Tagesschau qëllimisht i ka prerë fjalët “Palestinë të lirë”.Konkretisht, në platformë, gazetari dhe redaktori i medias së pavarur gjermane Itidal Tarek Bae ndau një klip në të cilin shfaqet fillimisht klipi origjinal, në të cilin dëgjohet qartë mesazhi i Bardemit.Më pas vijon një klip në të cilin një gazetare përkthen ceremoninë e 98-të të Çmimeve të Akademisë në gjermanisht, në të cilën…
Dyshemetë prej druri i japin çdo shtëpie ngrohtësi, elegancë dhe një ndjesi natyrale, por ruajtja e pastërtisë dhe shkëlqimit të tyre shpesh mund të jetë sfidueseEdhe pse produktet e gatshme nga dyqanet premtojnë shumë, nga shkëlqim pa njolla deri te mbrojtje afatgjatë, disa prej tyre mund të lënë gjurmë në sipërfaqe ose të përmbajnë përbërës agresivë për drurin.Për ata që kërkojnë një alternativë natyrale, të sigurt dhe ekonomike, ekspertët e pastrimit rekomandojnë një përzierje të thjeshtë me vaj ulliri dhe limon për mirëmbajtjen e dyshemeve prej druri.Kjo përzierje, megjithëse shumë e thjeshtë, është mjaft efektive: jo vetëm që pastron, por…
Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një lëndimi që mund ta lërë jashtë grumbullimit të radhës me Kombëtarja e Portugalisë në fund të marsit. Kjo situatë rrezikon të krijojë tension mes federatës portugeze dhe klubit të tij, Al-Nassr.Sulmuesi 41-vjeçar nuk ka luajtur që nga 28 shkurti, kur pësoi një dëmtim në kofshën e pasme në ndeshjen ndaj Al-Fayha, dhe ende nuk është rikthyer në stërvitje.Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, pas fitores ndaj Al-Khaleej (5-0), konfirmoi se rikthimi i Ronaldos dhe i Sadio Mané, i cili gjithashtu është i lënduar, pritet vetëm pas pushimit ndërkombëtar. “Cristiano…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka mirëpritur heqjen e të gjitha masave financiare nga Komisioni Evropian të vendosura ndaj Kosovës.Përmes një postimi në X, Konjufca tha se nga ky zhvillim presin të hapet një fazë e re e angazhimit konstruktiv dhe progresit konkret në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.“Ne mirëpresim konfirmimin e sotëm nga KE: të gjitha masat e BE-së për Kosovën janë hequr dhe e gjithë ndihma financiare e pezulluar më parë është liruar. Ne presim që kjo të hapë një fazë të re angazhimi konstruktiv dhe progresi konkret në rrugën tonë drejt BE-së”,…
Fotografi i Telegrafit, Ridvan Slivova, ka rikujtuar pas 28 vitesh një nga ngjarjet më domethënëse të rezistencës civile në Kosovë, duke publikuar në rrjetet sociale fotografi nga marshi i grave drejt Drenicës më 16 mars 1998.Në kulmin e tensioneve të asaj kohe, qindra gra shqiptare u nisën drejt Drenicës në një marsh paqësor me synimin për të dërguar ndihma për banorët e rrethuar. Aksioni, i njohur si “Bukë për Drenicën”, mbetet një nga momentet më të rëndësishme të solidaritetit dhe qëndresës.Marshi, i organizuar si një akt humanitar, mblodhi gra nga pjesë të ndryshme të Kosovës, të cilat u nisën për…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari