- Labi krahason veten me Luizin: Sa mirë ta kem gjithë shtëpinë kundër
- Ministrat e NATO-s këmbëngulin se Ukraina është përparësi kryesore pas nisjes së aktivitetit në Arktik
- Procedohet në Kuvend buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare
- Osmani dhe Prattipati diskutojnë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
- Al-Hilali e përjashton Nunezin nga skuadra shkaku i Benzemas
- Arda Guler mohon akuzat për bullizim te Real Madridi – thotë se e kanë pritur mirë te mbretërit
- Një platformë për artistët e hip-hopit: “R Studio” starton me koncept unik muzikor në Radio Dukagjini
- Helmim masiv i deputetëve ukrainas – autoritetet japin versionin e parë se si ndodhi
Author: korrektpress
Zohran Mamdani bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit më të madh të Amerikës në mesnatë, dhe optimizmi rinor i platformës së tij demokratike-socialiste do të vihet në provë sapo ai të marrë detyrën, i shoqëruar nga pritshmëri të mëdha.Ekipi i demokratëve po planifikon dy ceremoni të veçanta betimi të enjten – një të vogël, private me familjen e tij në një stacion të vjetër metroje rreth mesnatës, e ndjekur nga një ngjarje e madhe në pasdite që do të përfshijë një festë publike në bllok jashtë Bashkisë.Meqenëse mandati i një kryetari të ri bashkie fillon menjëherë me vitin e…
Isiah Whitlock Jr., aktori më i njohur për rolin e tij si Clay Davis në serialin “The Wire” dhe për bashkëpunimet e tij të shpeshta me regjisorin Spike Lee, ka ndërruar jetë. Ai ishte 71 vjeçar.Vdekja e aktorit u konfirmua nga menaxheri i tij Brian Liebman, i cili e njoftoi lajmin në Instagram. I njëjti shpjegoi për mediat se aktori ndërroi jetë në paqe në New York pas një sëmundjeje të shkurtër. View this post on Instagram A post shared by Brian Liebman (@brianliebman)”Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që patën kënaqësinë të punonin me të ose ta…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar qytetarëve, tha se viti 2025 nuk ishte një vit i lehtë, por një vit me sfida serioze dhe, siç thotë ai, një vit në të cilin shteti duhej të qëndronte së pari në këmbë.Sipas Kryeministrit, pas një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie, pasigurie dhe institucionesh të tronditura, siç thotë ai, ishte e nevojshme të stabilizohej dhe konsolidohej.”Ky ishte një kusht pa të cilin ishte e pamundur të ecnim përpara. Reformat që kemi nisur nuk janë kozmetike. Ato janë të thella dhe thelbësore. Reforma të tilla kërkojnë kohë,…
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë, ku janë numëruar mbi 70 për qind e kutive.KQZ ka bërë të ditur se edhe sot (31/12/2025) do të numërojnë votat deri në ora 12:00, për ta ndërprerë këtë proces shkaku i ndërrimit të viteve, për t’u rikthyer më 1 janar nga ora 16:00.Andaj, ky proces pritet që të përfundojë deri ditën e nesërme, për të vazhduar më pas me votat nga diaspora, ato me kusht dhe me asistencë. Por, cilët janë kandidatë më të votuar nga secila parti.Telegrafi ua sjell pesë kandidatët më të votuar nga secila…
Nëse doni të pastroni sipërfaqet e qelqit shpejt dhe lehtë, nuk keni pse të përdorni produkte të shtrenjta dhe kimikate të ashpra.Një nga truket më të thjeshta që sjell rezultate të shkëlqyera është përdorimi i një qeseje çaji të zakonshme. Çaji i nxehtë ose i ftohur, apo edhe vetëm një qese çaji e lagur, mund të zëvendësojë një pastrues klasik xhami. Thjesht fshijeni sipërfaqen me qesen dhe më pas lustroni me një leckë të thatë dhe të butë.Rezultati është menjëherë i dukshëm: gjurmët e gishtërinjve zhduken, xhami nuk mjegullohet, nuk ka shenja njollash dhe sipërfaqet duken më të pastra se…
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij pas fitores bindëse 4–1 ndaj Aston Villas, në kuadër të javës së 19-të të Ligës Premier.“Një mbrëmje e mrekullueshme. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ashtu siç e prisnim. Aston Villa është një kundërshtar shumë i fortë”, deklaroi Arteta pas ndeshjes.Spanjolli pranoi se fillimi i ndeshjes nuk ishte ideal për ekipin e tij. “Luajtëm paksa të pasigurt në 10 minutat e para dhe na u desh kohë të përshtateshim. Duhet t’u japim merita kundërshtarëve, sepse arritën ta thyenin dy herë presionin tonë dhe të nisnin…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar lidhur me atë nëse e mbështetë Vjosa Osmani për një mandat të dytë si presidente.Kurti pas vizitës që i bëri Postës së Kosovës, u pyet lidhur me këtë çështje, ndërsa tha se së pari duhet të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe konstituimi të Kuvendit. “Ne së pari do të presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, duhet të konstituohet kuvendi dhe të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të. Pra, duhet të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të dhe pastaj të ecim tutje. Sot është dita e fundit e vitit 2025., shpejt do…
Burimi: The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comKryeministria britanike [Downing Street] është tërësisht e preokupuar me stuhinë e brendshme të krijuar nga mikpritja e një nxitësi trazirash nga Lindja e Mesme [Alaa Abd el-Fattah], prandaj nuk ka asgjë për të thënë – e aq më pak për të kontribuar në qetësimin e krizës – teksa dy partnerët kryesorë të Britanisë në Gjirin Persik janë papritur në përplasje të hapur mes vete.Vendimi i Arabisë Saudite për të bombarduar atë që ajo pretendoi se ishte një ngarkesë armësh për kryengritësit jemenas, dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nxori në pah tensionin e rrezikshëm mes shteteve…
Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente, e lavdëroi Lionel Messin përpara përballjes në Finalissima dhe një përballje të mundshme në Kupën e Botës 2025.Në një intervistë ekskluzive me gazetës AS, trajneri i kampionëve evropianë theksoi cilësinë e qëndrueshme të legjendës argjentinase, duke paralajmëruar se ndikimi i tij mbetet i pa-zvogëluar pavarësisht moshës së tij.“Messi është një nga ata lojtarë që nuk duhet të zhduket kurrë. Ashtu si Cristiano Ronaldo. Ata janë fantastikë”, ka thënë fillimisht De la Fuente. Caktohet data, ora dhe vendi i finales së “Finalissima 2026” mes Spanjës dhe Argjentinës “Cilado qoftë forma e Messit në…
Lluka dhe Hana janë në krye të listës së emrave më të shpeshtë për të porsalindurit në Maqedoni në vitin 2025. Emrat tradicionalë, por edhe modernë vazhdojnë të jenë zgjedhja e prindërve, të cilët gjithnjë e më shumë po zgjedhin emra të shkurtër dhe tingëllues me një kuptim të fortë.Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) njoftoi në publikimin e vet “Maqedonia e Veriut në Numra 2025” se midis foshnjave meshkuj, më të popullarizuarit ishin emrat Lluka, Damjan, Matej, Marko, Mihail, Jakov, David, Jovan, Petar dhe Mateo, ndërsa midis vajzave, më shpesh zgjidheshin emrat Hana, Jana, Sofia, Dua, Ana, Jovana, Mia, Milla,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari