Author: korrektpress

Bashkëpunimi i ri mes Dhurata Dorës dhe Gjestit, “Gasolina”, po shënon një sukses të menjëhershëm vetëm pak ditë pas publikimit, duke u renditur mes këngëve më të dëgjuara në disa vende të Evropës.Ka qenë vetë Gjesti ai që ka ndarë lajmin me ndjekësit përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar renditjen e këngës në listat e trendeve.Sipas pamjes së publikuar nga këngëtari, “Gasolina” mban vendin e parë në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Austri renditet në vendin e katërt. Foto: InstagramKrahas postimit, Gjesti ka shkruar me humor: “1-sh n’shkollë. 1-sh n’muzikë. Kurrë s’mu nda 1-shi.…

Read More

Është rrënuar hoteli “Jezero”, i cili ndodhej në pronën e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” përreth Liqenit të Ujmanit.Aksioni i rrënimit u realizua nga përfaqësues të “Ibër-Lepencit”, me asistimin e Policisë së Kosovës. Sipas Policisë, njësitë policore kanë ofruar mbështetje për ndërmarrjen publike dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë zbatimit të këtij procesi. Aksion në zonën e Ujmanit, policia asiston “Ibër-Lepencin” për lirimin e pronës së uzurpuar Rrënimi erdhi pasi kishte skaduar afati i vendosur nga “Ibër-Lepenci” për lirimin e objektit, të cilin ndërmarrja e kishte cilësuar si të uzurpuar.Pak ditë më parë, në të njëjtën zonë u rrënuan…

Read More

Përmes teknikave minimale-invazive (laparoskopi dhe artroskopi), trajtimeve të personalizuara dhe një ekipi elitar mjekësh, spitali ofron zgjidhje për rastet më komplekse kirurgjike, gjinekologjike dhe ortopedike.Frika nga operacionet e mëdha, dhimbjet e gjata postoperative dhe periudhat e stërzgjatura të rikuperimit tashmë i përkasin të kaluarës. Mjekësia moderne botërore është orientuar tërësisht drejt metodave minimale-invazive – ndërhyrjeve që kryhen përmes vrimave milimetrike, duke garantuar saktësi maksimale dhe rehati absolute për pacientin.Në United Hospital, kjo teknologji e fjalës së fundit është kthyer në standardin e përditshëm të punës. Falë investimeve në infrastrukturë dhe bashkimit të emrave më të njohur të mjekësisë, ky spital…

Read More

Nuk do të lejojmë asnjë efekt negativ ndaj mjedisit jetësor për t’u ndërtuar data-qendrat. Nuk do të priten drunj, dhe nuk do të lejojmë çfarëdo lloj ndikime të tjera të dëmshme ndaj natyrës, ujit, ajrit, që të kemi ndonjë përfitim. Mendoj se ato ishin fjalë shurdhe, të prapambetura dhe dëshira të disa individëve për të krijuar histeri të rrejshme, tha sot ministri i transformimit dogjital, Stefan Andonovski.Mendohet, informon Andonovski në konferencën e sotme për shtyp, data-qendrat të locohen në zonat e zhvilluara teknologjike zhvillimore, në vende ku tashmë ka fabrika ekzistuese “brownfield” investime.“Ekzistojnë diskutime dhe debate për temën për volitshmëritë…

Read More

Për bletarët në Gaza, rikthimi i jetës pas më shumë se dy vitesh luftë është kthyer në një sfidë të madhe. Përtej prodhimit të mjaltit, ata përballen me vështirësi të mëdha për shkak të shkatërrimit të tokave bujqësore dhe mungesës së kushteve natyrore për rritjen e bletëve.Duke qëndruar mbi çatinë e një ndërtese të dëmtuar nga lufta, me pamje nga rrënojat e qytetit të Gazës dhe duke mbajtur në dorë një kornizë me hoje mjalti, bletari Ibrahim al-Dabba shprehet i shqetësuar për situatën e krijuar.“Bletët kanë nevojë për pemë, ne po rrisim bletë midis rrënojave”, tha ai.Sipas inxhinierit bujqësor dhe…

Read More

Një 32-vjeçare, me profesion edukatore në një kopsht privat, është vënë në pranga nga policia e Tiranës këtë të enjte, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar.Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë edukatorja B. H., 32 vjeçe, e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të miturit në ambientet e kopshtit.“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit…

Read More

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu e vizitoi të enjten lokacionin në fshatin Kalludër i Vogël të komunës së Zubin Potokut, ku po zhvillohen gërmime pas dyshimeve për një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.Aty ajo ishte e shoqëruar nga ministrat në detyrë, Saranda Bogujevci dhe Andin Hoti.Duke folur në ditën e tretë të punimeve në këtë lokacion, ajo tha se mbetjet e gjetura në këtë zonë janë konfirmuar me prejardhje njerëzore, ndërsa ka kërkuar që të ruhet integriteti i hetimeve dhe të respektohen familjet e personave të zhdukur.“Tash ajo çfarë është konfirmuar është që…

Read More

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme zgjodhi gjyqtarin Zoran Gerasimovski si ushtrues të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup, pasi kryetarja e deritanishme Meri Dika dje u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.Për pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkup ishin propozuar Tanja Mileva dhe Zoran Gerasimovski, ndërsa Këshilli vendosi që këtë funksion përkohësisht ta kryejë Gerasimovski. Njëkohësisht, u mor vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Apelit në Shkup.Këshilli Gjyqësor gjithashtu vendosi për pezullimin e funksionit gjyqësor të Meri Dikës, pas zgjedhjes së saj…

Read More

Gjykata e Lartë caktoi datën 15 shtator ora 09:30 për rishqyrtimin e masës së sigurisë për Erion Veliaj, pas rikthimit nga Gjykata Kushtetuese.Treshja e Kolegjit Penal që do të gjykojë kryebashkiakun e Tiranës, në Gjykatën e Lartë është Sandër Simoni relator dhe Valbon Çekrezi e Genti Shala anëtarë.Sokol Binaj dhe Albana Boksi dhanë dorëheqjen nga rekursi pasi kanë shqyrtuar kërkesa të mëparshme të Veliajt. Më herët dha dorëheqjen edhe relatori Ilir Panda.Gjykata Kushtetuese ia riktheu Gjykatës së Lartë shqyrtimin e kërkesës se masës së Veliaj me argumentin se duhet të arsyetohet përsë nuk është e përshtatshme një masë tjetër, përveç…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në zonën e Porto Palermos, në Himarë, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas shpërthimit të një lënde plasëse të llojit dinamit.Sipas të dhënave paraprake, 65-vjeçari dyshohet se po peshkonte duke përdorur një lëndë artizanale plasëse, e cila i ka shpërthyer në dorë, shkruan euronews.al.Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë. Pavarësisht ndërhyrjes dhe transportimit drejt spitalit, 65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More