Author: korrektpress

Sipas një njoftimi të ri nga Omdia, Samsung kryesoi tregun evropian të telefonave inteligjentë (duke përjashtuar Rusinë) në vitin 2025, me 46.6 milionë njësi të dërguara dhe një pjesë tregu prej 35%.Apple ishte e dyta me 36.9 milionë njësi dhe 27% të pjesës së tregut, e ndjekur nga Xiaomi me 21.8 milionë dërgesa dhe një pjesë prej 16% të tregut, Motorola me 7.7 milionë njësi të dërguara dhe 6% të pjesës së tregut, dhe Honor që arriti në top 5 për herë të parë me 3.8 milionë pajisje të dërguara për një pjesë tregu prej 3%, transmeton Telegrafi. Është interesante…

Read More

Një pastrues migrant është shpallur hero pasi kapi një djalë shtatëvjeçar duke rënë nga dritarja e një apartamenti 24 metra të lartë në Rusi.Një video tregon momentin e tmerrshëm kur fëmija, Sasha, bie nga kati i shtatë i një dritareje në një pallat të Shën Petersburgut, transmeton Telegrafi.Fqinjët e kishin parë djalin e vogël – nëna e të cilit është një influencuese – duke u lëkundur në prag të dritares dhe i bërtitën të kthehej brenda ndërsa përpiqeshin të ngrinin alarmin.Pastruesi uzbek Khairullo Ibadullayev, 37 vjeç, pa rrëmujën dhe veproi menjëherë. Ai e gjeti veten direkt poshtë Sashës ndërsa binte…

Read More

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ndarë detaje nga takimi që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.Gjatë intervistës në “Debat Plus”, Hamza theksoi se në bisedë janë trajtuar tema të ndryshme, duke vënë theksin te interesi shtetëror.“Kemi biseduar për tema të ndryshme. Sigurisht se për PDK-në, e kam thënë dhe e ripërsëris, interesi i Kosovës është para interesit politik. Besoj që në këtë drejtim kemi reflektuar”, ka deklaruar ai.Sipas Hamzës, edhe pse Kuvendi është konstituuar dhe Qeveria është zgjedhur, procesi institucional nuk mund të konsiderohet i përfunduar pa…

Read More

Fituesi serik i rekordeve Guinness, David Rush, festoi ditëlindjen e tij duke u bashkuar me familjen dhe miqtë për të thyer rekordin për kohën më të shpejtë të vendosjes së 20 zareve në dy kulla.Rush tha se po festonte ditëlindjen kur rekrutoi vëllanë e tij, Jonathan; kunatën e tij, Courtney; dhe një shoqe, Andrea, për të provuar një rekord botëror Guinness, transmeton Telegrafi.”Sfida tingëllon e thjeshtë. Dhjetë zare të vendosura në një kullë. Dhjetë zare të vendosura në një tjetër. Katër persona që punojnë së bashku. Ndalo kohën kur zari i njëzetë është në vendin e duhur”, shkroi Rush në…

Read More

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua në Bosnjë dhe Hercegovinë në mbrëmje.Epiqendra e tërmetit ishte gjashtë kilometra nga Gruda, ose 32 kilometra nga Mostari, transmeton Telegrafi.Sipas EMSC, thellësia e impaktit ishte 10 kilometra, dhe tërmeti u regjistrua në orën 19:29.Një numër i madh qytetarësh të BeH që jetonin pranë epiqendrës raportuan menjëherë në faqen e internetit të EMSC.”Ky është tërmeti më i fortë deri më tani. Kati i katërt po dridhet, goditi tre herë”, ishte një nga komentet.Vlen të përmendet se vetëm katër ditë më parë, një tërmet u regjistrua në të njëjtën zonë, ose…

Read More

Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se, pas zhvillimeve dhe deklaratave të fundit, kryeministri Albin Kurti ka eliminuar nga gara për president dy emra të përfolur publikisht.I ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Hoxha u shpreh se nga interpretimi i deklaratave të sotme mund të konstatohet se jashtë garës mbeten presidentja aktuale Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.“Big Brother ka eliminuar nga gara dy kandidatë të cilët i kemi përfolur në këtë studio dhe ajo është Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca”, ka thënë Hoxha.Sipas tij, përjashtimi i Osmanit lidhet me pamundësinë për të siguruar numrat e…

Read More

Si është të negociosh me rusët për luftën në Ukrainë? Është një pyetje për të cilën shumë janë të interesuar të dinë përgjigjen pas disa raundeve të fundit të bisedimeve të paqes, të cilat deri më tani duket se kanë dhënë pak fryt katër vjet pas pushtimit të plotë të Rusisë.Një raund tjetër i diskutimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-të ka të ngjarë të zhvillohet në Gjenevë më vonë këtë javë. Përpara kësaj, BBC ka folur me Serhii Kyslytsia, një anëtar i delegacionit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ka marrë pjesë në diskutimet e fundit ushtarake.Sipas Kyslytsia, këto marrëveshje…

Read More

Mateo Borri dhe Brikena Selmani tërhoqën gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre në pasarelë.Në spektaklin e “Miss & Mister Big Brother” në një moment u shfaqën së bashku.Dyshja patën një paraqitje elegante, modelja me një fustan të kuq të shkurtër e Mateo me kostum elegant të zi. Foto: InstagramAta u panë duke bërë disa veprime kundrejt njëri-tjetrit, gjë që shkaktuan reagime te banorët e tjerë.Juria gjithashtu u pa duke i vështruar me vëmendje, për të dhënë më pas vlerësimin rreth kësaj paraqitje. Foto: InstagramNë juri profesionale ishin: Valbona Selimllari, Heidi Baci si dhe ish-banorja Egli Tako.Në fund mbetet për t’u…

Read More

Manchester United ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir me rezultat 1-0 ndaj Everton në javën e 27-të të Ligës Premier, duke u ngjitur në vendin e katërt.Takimi nisi me ritëm të lartë dhe që në minutën e 4-t, Amad Diallo rrezikoi seriozisht, por portieri Jordan Pickford reagoi në mënyrë fantastike për të mbajtur portën e paprekur.United vazhdoi presionin dhe në minutën e 32-të, Diogo Dalot ishte pranë golit pas një topi të kthyer, por goditja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën e djathtë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht dominimit të mysafirëve. Në minutën e 58-të, trajneri…

Read More

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se klubi katalanas kishte refuzuar një ofertë prej 250 milionë eurosh nga Paris Saint-Germain për talentin Lamine Yamal, kur ky i fundit ishte vetëm 17 vjeç.Yamal, tashmë 18-vjeçar, konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe përfundoi i dyti në garën për ‘Topin e Artë’ për vitin 2025. Pas shpërthimit me Barcelonën në sezonin 2023/24, ai ndihmoi Spanjën të mposhtte Anglinë në finalen e UEFA Euro 2024, vetëm një ditë pasi mbushi 17 vjet.Laporta deklaroi për “Jijantes FC” se oferta e PSG-së kishte ardhur në kulmin e sezonit të jashtëzakonshëm të…

Read More