KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

A e mbështetë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë si presidente?Flet Kurti

A e mbështetë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë si presidente?Flet Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar lidhur me atë nëse e mbështetë Vjosa Osmani për një mandat të dytë si presidente.

Kurti pas vizitës që i bëri Postës së Kosovës, u pyet lidhur me këtë çështje, ndërsa tha se së pari duhet të pritet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe konstituimi të Kuvendit.

“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, duhet të konstituohet kuvendi dhe të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të.

Pra, duhet të shohim përbërjen e legjislaturës së 10-të dhe pastaj të ecim tutje.

Sot është dita e fundit e vitit 2025., shpejt do ta takohem me presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por, ju e keni parasysh njëherë është konstituimi i Kuvendit, pastaj formimi i qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhja e presidentes ose presidentit”, tha ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.