Author: korrektpress

MPB Maqedoni njofton se sot (30.07.2025), në periudhën nga ora 02:00 deri në orën 04:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë – NJPB Gostivar kanë realizuar një askion kontrollues në dy objekte hotelierike në rajonin e NJPB Gostivar.”Gjatë kontrollit në fsh. Çegran, rreth orës 02:00, është privuar nga liria M.H. (50) nga fsh. Forinë, rrethina e Gostivarit. Ai, pasi i ka vërejtur nëpunësit policorë para objektit, e ka mbyllur derën hyrëse dhe i ka paralajmëruar personat e pranishëm që të largohen, por pas reagimit të shpejtë të policisë, në daljen e pasme është penguar arratisja e disa shtetaseve të huaja. Ndërsa,…

Read More

Historianët Oliver Jens Schmitt dhe Konrad Clewing protestojnë kundër ndëshkimit të arkeologut kosovar Shafi Gashi nga ana e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës. Ata theksojnë se hulumtues si dr. Gashi po nxjerrin në dritë një qytetërim të lulëzuar dhe, bashkë me të, një nga periudhat me rëndësinë më të madhe kulturore në historinë e Kosovës.Një shkencëtari të shquar i është ulur paga, sepse publikisht i tërhoqi vëmendjen administratës së tij për faktin se një nga monumentet më të rëndësishme kulturore të vendit rrezikon të bjerë në gjendje të mjerueshme.Raste të tilla janë të zakonshme në vendet me kulturë…

Read More

Këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë ngritur pretendime për parregullsi të mundshme në proceset e legalizimit të objekteve në kryeqytet, ndërsa kanë bërë të ditur se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të kabinetit të tij.Në një konferencë për media, këshilltarja komunale Berita Abazi dhe këshilltari Çlirim Gerbeshi kanë deklaruar se kanë pranuar një email sinjalizues, në të cilin, sipas tyre, gjenden komunikime që ngrenë dyshime për legalizime të jashtëligjshme dhe përmendje të shumave të mëdha të parave.Sipas tyre, në këto komunikime përmenden kompani ndërtimi, objekte dhe çështje financiare, ndërsa kanë pretenduar…

Read More

Me një mbrëmje të mbushur me këngë e valle ka nisur manifestimi “Java e Diasporës” në Deçan, ku qytetarët dhe bashkatdhetarët u bënë pjesë e programit kulturor të organizuar për këtë ngjarje.Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar se hapjen e manifestimit e ka shënuar paraqitja e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Deçani”, së bashku me këngëtarë të kësaj treve.“Java e Diasporës nisi sonte me këngë e valle, falë paraqitjes së mrekullueshme të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ‘Deçani’ dhe këngëtarëve tanë deçanas”, ka shkruar Ramosaj.Ai ka falënderuar qytetarët dhe bashkatdhetarët që morën pjesë në këtë mbrëmje, duke…

Read More

Carlo Ancelotti ka zbuluar arsyen pse refuzoi mundësinë për t’u rikthyer në stolin e kombëtares së Italisë, duke zgjedhur të vazhdojë projektin e tij me Brazilin.Trajneri 67-vjeçar ishte një nga objektivat kryesorë të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), pas trazirave të fundit në drejtimin e kombëtares “Azzurre”, por vendosi të qëndrojë në krye të Brazilit.Ish-trajneri i Real Madridit u përfol fuqishëm si kandidati ideal për të marrë drejtimin e Italisë, ndërsa drejtori teknik i FIGC-së, Paolo Maldini, kishte konfirmuar më herët se Ancelotti dhe Pep Guardiola ishin zgjedhjet kryesore për postin vakant.Megjithatë, negociatat përfunduan në kaos, duke çuar fillimisht në…

Read More

Interesimi për programet akademike në UBT po shënon rritje të vazhdueshme, veçanërisht në fushat që lidhen me teknologjinë, inxhinierinë dhe transformimin digjital. Kërkesa në rritje e kompanive vendore dhe ndërkombëtare për profesionistë të kualifikuar ka bërë që gjithnjë e më shumë maturantë të zgjedhin programe që ofrojnë perspektivë të lartë punësimi dhe zhvillimi profesional.Në kampuset e UBT-së në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren, interesim të veçantë po zgjojnë programet Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sistemet e Informacionit, FinTech dhe Analitikë Biznesi, Inxhinieri Mekanike dhe Inxhinieri e Mekatronikës, të cilat janë zhvilluar në përputhje me nevojat e tregut modern të punës dhe standardet…

Read More

Komuna e Podujevës ka njoftuar se nga data 31 korrik do të fillojë faza e parë e dezinsektimit të hapësirave publike përreth lumenjve Llap, Dumnicë dhe Batllavë.Sipas njoftimit të komunës, kjo ndërhyrje realizohet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese, veçanërisht mushkonjave, si dhe si masë parandaluese për reduktimin e rrezikut nga përhapja e sëmundjeve infektive.Dezinsektimi do të zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht, ndërsa për shkak të kërkesave të qytetarëve, trajtimi i qytetit dhe parqeve do të kryhet më 1 gusht, duke filluar nga ora 20:00.Komuna ka bërë të ditur se trajtimi rreth lumenjve do…

Read More

Vendlindja gjithmonë zgjon një ndjenjë të veçantë, sidomos gjatë verës, kur familjet bashkohen dhe koha në Kosovë merr një kuptim tjetër.Për të gjithë ata që po mendojnë për një shtëpi të re, një investim afatgjatë apo një hapësirë ku familja mund të ndërtojë të ardhmen, Al Trade Center sjell projekte moderne, të projektuara për një mënyrë jetese të rehatshme dhe të sigurt.Me arkitekturë bashkëkohore, organizim funksional të hapësirave dhe vëmendje ndaj çdo detaji, projektet e Al Trade ofrojnë kushte të përshtatshme për familjet që kërkojnë më shumë komoditet, qetësi dhe cilësi në përditshmëri.Një prej projekteve të kompanisë është edhe Kompleksi…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i thirrur pas përfundimit të procedurave statutare dhe verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve që kërkuan mbajtjen e tij.Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet në ora 18:00.Kuvendi i Jashtëzakonshëm vjen në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, pasi një grup delegatësh po kërkojnë shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se partia duhet të marrë përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Read More

UEFA ka thirrur një takim urgjent për këtë pasdite për të dhënë një përgjigje përfundimtare ndaj planit të diskutueshëm të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për t’ia shitur Kupën e Botës investitorëve privatë.Plani i Infantinos është t’ua shesë 20 deri në 30 për qind të aksioneve të organizatës së Kupës së Botës investitorëve privatë nëpërmjet një kompanie simotër të quajtur FIFA Forward Enterprise, dhe ai i ka premtuar secilës prej 211 kombeve nën FIFA-n shuma të mëdha nëse ato e mbështesin planin.Afati i fundit për një përgjigje është 19 shtatori dhe UEFA do ta refuzojë zyrtarisht propozimin sot (e enjte).”Kemi…

Read More