Author: korrektpress

Vendlindja gjithmonë zgjon një ndjenjë të veçantë, sidomos gjatë verës, kur familjet bashkohen dhe koha në Kosovë merr një kuptim tjetër.Për të gjithë ata që po mendojnë për një shtëpi të re, një investim afatgjatë apo një hapësirë ku familja mund të ndërtojë të ardhmen, Al Trade Center sjell projekte moderne, të projektuara për një mënyrë jetese të rehatshme dhe të sigurt.Me arkitekturë bashkëkohore, organizim funksional të hapësirave dhe vëmendje ndaj çdo detaji, projektet e Al Trade ofrojnë kushte të përshtatshme për familjet që kërkojnë më shumë komoditet, qetësi dhe cilësi në përditshmëri.Një prej projekteve të kompanisë është edhe Kompleksi…

Read More

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban sot Kuvendin e Jashtëzakonshëm, i thirrur pas përfundimit të procedurave statutare dhe verifikimit të nënshkrimeve të delegatëve që kërkuan mbajtjen e tij.Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK-së do të mbahet në ora 18:00.Kuvendi i Jashtëzakonshëm vjen në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, pasi një grup delegatësh po kërkojnë shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke theksuar se partia duhet të marrë përgjegjësi politike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Read More

UEFA ka thirrur një takim urgjent për këtë pasdite për të dhënë një përgjigje përfundimtare ndaj planit të diskutueshëm të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për t’ia shitur Kupën e Botës investitorëve privatë.Plani i Infantinos është t’ua shesë 20 deri në 30 për qind të aksioneve të organizatës së Kupës së Botës investitorëve privatë nëpërmjet një kompanie simotër të quajtur FIFA Forward Enterprise, dhe ai i ka premtuar secilës prej 211 kombeve nën FIFA-n shuma të mëdha nëse ato e mbështesin planin.Afati i fundit për një përgjigje është 19 shtatori dhe UEFA do ta refuzojë zyrtarisht propozimin sot (e enjte).”Kemi…

Read More

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sot në Shtip në përgjigje të pyetjes së një gazetari, refuzoi të jepte një afat të mundshëm për kthimin e ujit të pijshëm në Gostivar.Mickoski më parë zbuloi nga Dellçeva pse uji në Gostivar nuk është ende i pijshëm, por mund të përdoret vetëm për përdorim teknik, kishte baktere të mbetura në instalime.”Duam të jemi sa më të sigurt që të jetë e mundur, kështu që testet monitorohen, mostrat merren çdo ditë nga disa pika përdoruesish, kur më shumë prej tyre të jenë të përshtatshme, furnizimi me ujë do të jetë në gjendje të përdoret.…

Read More

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si shprehje të demokracisë brenda partisë.Hoti ka thënë se ky proces dëshmon se LDK-ja ka mekanizma statutorë për të diskutuar dhe vendosur për të ardhmen e saj.“Sot, Kuvendi i jashtëzakonshëm të LDK-së është praktikisht ‘demokracia në veprim’ brenda partisë. Thirrja e këtij Kuvendi është dëshmi se LDK-ja ka mekanizmat e saj statutorë dhe demokratikë për të reflektuar, për t’u konsoliduar dhe për t’u bërë më e fortë”, ka shkruar Hoti.Ai ka vlerësuar se nga ky…

Read More

Babai i këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, Mitch Winehouse, është urdhëruar nga Gjykata e Lartë në Britani të paguajë mbi një milion euro për dy shoqe të vajzës së tij, pas humbjes së një padie lidhur me shitjen në ankand të sendeve personale të këngëtares.Mitch Winehouse kishte pretenduar se Naomi Parry dhe Catriona Gourlay kishin përfituar financiarisht nga shitja e dhjetëra sendeve të Amy Winehouse në ankandet e zhvilluara në ShBA në vitet 2021 dhe 2023. Ai argumentonte se ato e kishin fshehur qëllimisht shitjen e këtyre sendeve.Megjithatë, gjyqtarja Sarah Clarke KC e rrëzoi padinë, duke deklaruar se Mitch e…

Read More

Jazz Nights Outdoors sjell tingujt e jazz-it në një mbrëmje verore mbi PrishtinëJazz Nights Outdoors mbahet më 1 gusht në Sofali, duke sjellë një mbrëmje muzikore në ambient të hapur për të gjithë adhuruesit e jazz-it. Eventi ndërthur performancat live me atmosferën e perëndimit të diellit, duke krijuar një përvojë kulturore dhe relaksuese mbi Prishtinë.Në këtë edicion do të performojnë Armend Xhaferi Trio, Kiril Tufekcievski dhe Viktor Filipovski, të cilët do të sjellin një program me tinguj jazz-i dhe interpretime të veçanta për publikun. Detajet Data: 1 gusht 2026Koha: 20:00Vendndodhja: edhe, Rruga “Kika” p.n., Sofali, Prishtinë Programi? Mbrëmja do të…

Read More

Shteti i parë evropian ka dalë publikisht në mbështetje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me planin e tij shumë të diskutueshëm për shitjen e aksioneve në Kupën e Botës.Bota e futbollit është tronditur nga propozimi i FIFA-s dhe Infantinos për të shitur aksione në Kupën e Botës. Infantino, i cili drejton FIFA-n që nga viti 2016, raportohet se synon një marrëveshje me vlerë rreth 17.3 miliardë euro me investitorë privatë.Në këmbim të lejimit të investitorëve privatë për të investuar miliarda në organizimin e Kupave të ardhshme të Botës, Infantino po u ofron secilës prej 211 federatave anëtare të…

Read More

Panairi i Gruas hapet në Prishtinë, në mbështetje të fuqizimit ekonomik dhe bizneseve vendorePanairi i Gruas mbahet më 30 dhe 31 korrik në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, duke krijuar një hapësirë për promovimin e grave sipërmarrëse, produkteve vendore dhe iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik.Përmes këtij panairi, publiku ka mundësinë të njihet nga afër me punën, idetë dhe bizneset e udhëhequra nga gratë, ndërsa ngjarja synon të nxisë mbështetjen për sipërmarrjen dhe fuqizimin ekonomik të tyre. Detajet Data: 30–31 korrik 2026Koha e hapjes solemne: 30 korrik, ora 11:00Vendndodhja: Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë Programi? Panairi do të hapet solemnisht më…

Read More

Street Party Prishtina rikthehet me muzikë, art dhe atmosferë urbane në zemër të kryeqytetitStreet Party Prishtina rikthehet më 8 gusht 2026, duke e shndërruar rrugën “Fehmi Agani”, te Kafet e Vogla, në një skenë të hapur ku muzika, arti dhe kultura urbane bëhen bashkë. Festivali sjell një atmosferë verore me performanca muzikore, ekspozita artistike dhe hapësira të dedikuara për kreativitetin dhe gastronominë.I organizuar nga NXT LVL Events & Entertainment dhe WinMusic Freedom, nën patronazhin e Komunës së Prishtinës, eventi synon të mbledhë artistë, krijues dhe vizitorë në një nga ngjarjet urbane më të veçanta të verës në kryeqytet. Detajet Data:…

Read More