Author: korrektpress

Rreziku i sëmundjeve infektive po rritet për shkak të verës më të gjatë dhe më të ngrohtë në të gjithë Evropën, paralajmëroi Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC). “Ndërsa valët e të nxehtit aktual po bëjnë bujë në media, janë temperaturat vazhdimisht më të larta me një kohëzgjatje gjithnjë e më të gjatë që krijojnë kushtet për përhapjen e shumë infeksioneve”, tha agjencia shëndetësore.Ndërsa ndryshimet klimatike zgjerojnë gamën e kërcënimeve për shëndetin publik, shtoi ECDC, ekziston një nevojë në rritje për bashkëpunim strategjik afatgjatë në të gjithë sektorët njerëzorë, mjedisorë dhe shtazorë.Këto janë ndër sëmundjet më të…

Read More

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, dhe influencerja spanjolle Ines Garcia, po shijojnë një arratisje luksoze verore në Saint-Tropez të Francës, pak pasi Spanja u shpall fituese e Kupës së Botës.Çifti ka ndarë momente nga pushimet e tyre në rrjetet sociale, duke treguar pamje nga destinacioni i njohur në Rivierën Franceze. Udhëtimi i tyre vjen pas javësh vëmendjeje të madhe mediatike rreth lidhjes së tyre. Foto: InstagramTë dy u shfaqën bashkë edhe gjatë triumfit të Spanjës në finalen e Kupës së Botës, ku Garcia ishte në fushë me futbollistin pas ndeshjes.Para pushimeve në Francë, Yamal kishte kaluar disa ditë me miqtë…

Read More

MPB Maqedoni njofton se sot (30.07.2025), në periudhën nga ora 02:00 deri në orën 04:00, nëpunës policorë të SPB Tetovë – NJPB Gostivar kanë realizuar një askion kontrollues në dy objekte hotelierike në rajonin e NJPB Gostivar.”Gjatë kontrollit në fsh. Çegran, rreth orës 02:00, është privuar nga liria M.H. (50) nga fsh. Forinë, rrethina e Gostivarit. Ai, pasi i ka vërejtur nëpunësit policorë para objektit, e ka mbyllur derën hyrëse dhe i ka paralajmëruar personat e pranishëm që të largohen, por pas reagimit të shpejtë të policisë, në daljen e pasme është penguar arratisja e disa shtetaseve të huaja. Ndërsa,…

Read More

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq i cili ka deklaruar se me homologun shqiptar kanë rënë dakord për hapjen e një konsullate të Serbisë në Shkodër dhe të Shqipërisë në Bujanoc.Ish ministri Bushati në një postim në Facebook uron që ky lajm të mos jetë i vërtetë, gjersa thekson se në planin strategjik do të ishte e gabuar. Gjuriq: Serbia do të hapë konsullatë në Shkodër, Shqipëria në Bujanoc Lexoni të plotë postimin e Bushatit: Uroj që lajmi i dhënë nga ministri i jashtëm serb dhe…

Read More

Historianët Oliver Jens Schmitt dhe Konrad Clewing protestojnë kundër ndëshkimit të arkeologut kosovar Shafi Gashi nga ana e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës. Ata theksojnë se hulumtues si dr. Gashi po nxjerrin në dritë një qytetërim të lulëzuar dhe, bashkë me të, një nga periudhat me rëndësinë më të madhe kulturore në historinë e Kosovës.Një shkencëtari të shquar i është ulur paga, sepse publikisht i tërhoqi vëmendjen administratës së tij për faktin se një nga monumentet më të rëndësishme kulturore të vendit rrezikon të bjerë në gjendje të mjerueshme.Raste të tilla janë të zakonshme në vendet me kulturë…

Read More

Këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë ngritur pretendime për parregullsi të mundshme në proceset e legalizimit të objekteve në kryeqytet, ndërsa kanë bërë të ditur se kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të kabinetit të tij.Në një konferencë për media, këshilltarja komunale Berita Abazi dhe këshilltari Çlirim Gerbeshi kanë deklaruar se kanë pranuar një email sinjalizues, në të cilin, sipas tyre, gjenden komunikime që ngrenë dyshime për legalizime të jashtëligjshme dhe përmendje të shumave të mëdha të parave.Sipas tyre, në këto komunikime përmenden kompani ndërtimi, objekte dhe çështje financiare, ndërsa kanë pretenduar…

Read More

Me një mbrëmje të mbushur me këngë e valle ka nisur manifestimi “Java e Diasporës” në Deçan, ku qytetarët dhe bashkatdhetarët u bënë pjesë e programit kulturor të organizuar për këtë ngjarje.Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar se hapjen e manifestimit e ka shënuar paraqitja e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Deçani”, së bashku me këngëtarë të kësaj treve.“Java e Diasporës nisi sonte me këngë e valle, falë paraqitjes së mrekullueshme të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve ‘Deçani’ dhe këngëtarëve tanë deçanas”, ka shkruar Ramosaj.Ai ka falënderuar qytetarët dhe bashkatdhetarët që morën pjesë në këtë mbrëmje, duke…

Read More

Carlo Ancelotti ka zbuluar arsyen pse refuzoi mundësinë për t’u rikthyer në stolin e kombëtares së Italisë, duke zgjedhur të vazhdojë projektin e tij me Brazilin.Trajneri 67-vjeçar ishte një nga objektivat kryesorë të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), pas trazirave të fundit në drejtimin e kombëtares “Azzurre”, por vendosi të qëndrojë në krye të Brazilit.Ish-trajneri i Real Madridit u përfol fuqishëm si kandidati ideal për të marrë drejtimin e Italisë, ndërsa drejtori teknik i FIGC-së, Paolo Maldini, kishte konfirmuar më herët se Ancelotti dhe Pep Guardiola ishin zgjedhjet kryesore për postin vakant.Megjithatë, negociatat përfunduan në kaos, duke çuar fillimisht në…

Read More

Interesimi për programet akademike në UBT po shënon rritje të vazhdueshme, veçanërisht në fushat që lidhen me teknologjinë, inxhinierinë dhe transformimin digjital. Kërkesa në rritje e kompanive vendore dhe ndërkombëtare për profesionistë të kualifikuar ka bërë që gjithnjë e më shumë maturantë të zgjedhin programe që ofrojnë perspektivë të lartë punësimi dhe zhvillimi profesional.Në kampuset e UBT-së në Prishtinë, Ferizaj dhe Prizren, interesim të veçantë po zgjojnë programet Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Sistemet e Informacionit, FinTech dhe Analitikë Biznesi, Inxhinieri Mekanike dhe Inxhinieri e Mekatronikës, të cilat janë zhvilluar në përputhje me nevojat e tregut modern të punës dhe standardet…

Read More

Komuna e Podujevës ka njoftuar se nga data 31 korrik do të fillojë faza e parë e dezinsektimit të hapësirave publike përreth lumenjve Llap, Dumnicë dhe Batllavë.Sipas njoftimit të komunës, kjo ndërhyrje realizohet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese, veçanërisht mushkonjave, si dhe si masë parandaluese për reduktimin e rrezikut nga përhapja e sëmundjeve infektive.Dezinsektimi do të zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht, ndërsa për shkak të kërkesave të qytetarëve, trajtimi i qytetit dhe parqeve do të kryhet më 1 gusht, duke filluar nga ora 20:00.Komuna ka bërë të ditur se trajtimi rreth lumenjve do…

Read More