KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulturë

Podujeva nis dezinsektimin e hapësirave publike, qytetarët njoftohen për masat gjatë trajtimit kundër mushkonjave

Podujeva nis dezinsektimin e hapësirave publike, qytetarët njoftohen për masat gjatë trajtimit kundër mushkonjave

Komuna e Podujevës ka njoftuar se nga data 31 korrik do të fillojë faza e parë e dezinsektimit të hapësirave publike përreth lumenjve Llap, Dumnicë dhe Batllavë.

Sipas njoftimit të komunës, kjo ndërhyrje realizohet me qëllim të zvogëlimit të numrit të insekteve fluturuese, veçanërisht mushkonjave, si dhe si masë parandaluese për reduktimin e rrezikut nga përhapja e sëmundjeve infektive.

Dezinsektimi do të zhvillohet nga 31 korriku deri më 2 gusht, ndërsa për shkak të kërkesave të qytetarëve, trajtimi i qytetit dhe parqeve do të kryhet më 1 gusht, duke filluar nga ora 20:00.

Komuna ka bërë të ditur se trajtimi rreth lumenjve do të fillojë nga ora 08:00, ndërsa qytetarët janë lutur që gjatë dezinsektimit të qytetit t’i mbajnë të mbyllura dritaret për të shmangur futjen e insekteve në hapësirat e banimit.

Po ashtu, janë njoftuar shoqatat e bletarëve dhe pronarët e bletëve që gjatë ditëve të përcaktuara t’i mbajnë bletët të mbyllura, për të garantuar sigurinë e tyre gjatë procesit të dezinsektimit. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.