Author: korrektpress

Presidenti amerikan, Donald Trump premtoi se do ta “shkatërrojnë plotësisht” fushën më të madhe të gazit në botë nëse Irani sulmon sërish Katarin.Trump të mërkurën në mbrëmje, në rrjetet sociale, i drejtoi një kërcënim Iranit, duke synuar fushën iraniane të gazit “South Pars Gas”, pasi raketat iraniane goditën Katarin. Sulmi iranian erdhi si kundërpërgjigje ndaj një sulmi izraelit mbi fushën “South Pars” më herët gjatë së njëjtës ditë.Lufta SHBA-Izrael me Iranin ka tronditur tregjet energjetike, ndërsa konflikti po rrit presionin mbi sektorin energjetik të rajonit. Çmimi i naftës u rrit ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, duke rritur kostot e karburantit dhe…

Read More

Google po sjell ngadalë një prej funksioneve më të njohura të versionit desktop të shfletuesit Chrome edhe në Android – shiritin me shënime (Bookmarks bar).Për një kohë të gjatë, Google Chrome në Android lejonte përdoruesit të hyjnë në faqet e ruajtura, por kjo përfshinte disa hapa: duheshin hapur tre pikat e menysë, pastaj seksioni Bookmarks. Me ndryshimin e ri, shënimet e tua kryesore do të shfaqen drejtpërdrejt nën shiritin e adresës (Omnibox), duke bërë navigimin shumë më të shpejtë.Sipas raporteve, kjo opsion shfaqet te cilësimet nën Appearance (Pamje), ku përdoruesit mund të aktivizojnë ose çaktivizojnë një ndërprerës për “Show bookmarks…

Read More

Rami Malek, fitues i çmimit Oscar dhe ylli i filmit “Bohemian Rhapsody”, dha një intervistë shumë të rrallë për numrin e 28-të të revistës CR Fashion Book, në të cilën foli për edukimin e tij, ndjenjën e tij ndryshe, karrierën e tij dhe këshillat që mori nga legjendat e Hollivudit.Aktori pranoi se, duke u rritur, shpesh ndihej si një person i ndryshëm nga shumica, që nuk përshtatej me grupin apo shoqërinë.”Isha mjaft i turpshëm në shkollë. Nuk ndihesha rehat me veten, përveç kur isha vetëm në dhomën time duke shpikur ndonjë personazh të çuditshëm ose duke imituar diçka që shihja.…

Read More

Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.“Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pjesën të madhe të territorit. Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut humbasin intensitet dhe territor duke mbetur prezentë deri në orët e mesditës me intensitet të ulët në qendër dhe jug të vendit”, thuhet në njoftim.Në zonat malore në verilindje-lindje-juglindje në lartësinë mbi 1200 metra do të ketë…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 10 deri 13 gradë Celsius. Instituti njofton se era do të fryjë nga veriperëndimi 1-6m/s. /Telegrafi/

Read More

Aromë agrumesh, ëmbëlsi natyrale dhe një teksturë e lehtë që e kthen këtë ëmbëlsirë tradicionale në një përvojë krejtësisht të reBakllavaja është një nga ëmbëlsirat më të dashura të festave, por kjo recetë sjell një qasje më të lehtë dhe më aromatike, frymëzuar nga kuzhina mesdhetare. Kombinimi i arrave, mjaltit dhe lëkurës së portokallit krijon një shije të rafinuar, më pak të rëndë dhe dukshëm më të balancuar.Kjo ëmbëlsirë ofron freski dhe elegancë në çdo kafshatë, duke ruajtur thelbin e traditës, por me një prekje më bashkëkohore. Është zgjedhja ideale për tryezën e Bajramit dhe për çdo rast kur dëshironi…

Read More

Grupet e lidhura me shtetin dhe hakerët kanë marrë përgjegjësinë për një seri sulmesh kibernetike ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që kanë ndodhur që nga fillimi i tensioneve me Iranin.Kompania amerikane e teknologjisë mjekësore, Stryker, njoftoi më 11 mars se një sulm kibernetik kishte ndërprerë rrjetin e saj global. Punonjësit në të gjitha zyrat panë logon e Handala, një grup hakerash i lidhur me Iranin, të shfaqur në faqet e tyre të hyrjes, sipas raportimeve të Wall Street Journal. Sulmi kishte synuar mjedisin e Microsoft të kompanisë, por ende nuk dihet shtrirja e plotë e dëmeve dhe sa kohë…

Read More

Gjyqtari anësor me stemë të FIFA-s, Fatlum Berisha, ka publikuar mesazhet që ka marrë nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes kundër Gjilanit. Llapi e humbi ndeshjen 3-2, edhe pse kishte një penallti mjaftë të dyshimtë në favor.Në një prej mesazheve, Batatina përdor një gjuhë tejet të rëndë, duke përmendur edhe një tragjedi familjare të gjyqtarit me frazën “ty t’ka shiku Zoti njëherë”, ndërsa paralelisht e akuzon për vendime të padrejta në fushë.Gjyqtarit Fatlum Berisha, para disa vitesh, i ka ndërruar jetë djali i tij, pas një aksidenti në komunikacion, duke u goditur nga një veturë. I goditur rëndë…

Read More

Rozana Radi është bërë së fundmi subjekt i një lajmi të rremë që ka qarkulluar në mediat online, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga vet artistja.Një portal shqiptar publikoi një fotografi të këngëtares, të shoqëruar me imazhe të një aksidenti automobilistik dhe titullin tronditës: “Shuhet nga jeta këngëtarja Rozana Radi”, duke ngritur shqetësim të madh te publiku dhe ndjekësit e saj.Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, këngëtarja dhe moderatorja e emisionit Goca dhe Gra reagoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke e dënuar ashpër këtë dezinformim.“Merreni me mend çfarë janë në gjendje të bëjnë portalet online”, shkroi ajo…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që aktualisht e udhëheq po hyn në pranverë e bashkuar dhe e fortë.Abdixhiku shkroi në Facebook se LDK-ja po rikthehet si një “shtëpi e madhe”, duke u shprehur optimist për unitetin dhe fuqinë e brendshme të partisë.“Këtë herë pranvera po na gjenë bashkë. LDK po kthehet qysh e kemi dashtë – e bashkuar, e fortë, si një shtëpi e madhe”, ka shkruar Abdixhiku.Ndryshe, rezultatet preliminare e nxorën LDK-në partinë e tretë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ajo parashihet t’i ketë 15 vende në Kuvend./Telegrafi.

Read More