KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Njësia A4 e TC “Kosova A” ndalet në mënyrë të kontrolluar, KEK: E domosdoshme për mbrojtje të pajisjes dhe parandalimit të ndonjë defekti të madh

Njësia A4 e TC “Kosova A” ndalet në mënyrë të kontrolluar, KEK: E domosdoshme për mbrojtje të pajisjes dhe parandalimit të ndonjë defekti të madh

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se në mesnatë është bërë ndalja e kontrolluar e Njësisë A4, për shkak të rritjes së disa parametrave në sistemin ujë–avull të procesit teknologjik.

KEK thekson se ndalja e njësisë është masë e domosdoshme parandaluese, e ndërmarrë me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve, parandalimit të ndonjë defekti me përmasa më të mëdha dhe ruajtjes së kushteve të sigurta të operimit.

“Ekipet profesionale janë në gjendje gatishmërie dhe do të ndërmarrin menjëherë veprimet e nevojshme për vlerësimin e gjendjes teknike dhe trajtimin efikas të situatës, brenda një kohe optimale.

Për rikthimin e njësisë A4 në operim, opinioni do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.