Author: korrektpress

Ish-lojtari i kombëtares angleze, Jonjo Shelvey ka folur për varësinë e tij nga ilaçet e gjumit, duke zbuluar se si ky zakon pothuajse ia shkatërroi marrëdhënien me fëmijët. Ai tregoi me hollësi një periudhë të errët të jetës së tij të kaluar në Turqi.Shelvey, i cili kaloi 13 vjet në Ligën Premier me klube si Liverpool, Swansea City, Newcastle United dhe Nottingham Forest, u transferua në Turqi, ku kaloi 18 muaj duke luajtur për Caykur Rizespor dhe Eyupspor. Ishte jeta pa familje në një vend të huaj që shkaktoi problemet që pasuan.“Shkova në Turqi për 18 muaj dhe jetova vetëm.…

Read More

Banorët e Turjakës në komunën e Malishevës kanë filluar të evakuohen nga zonat e rrezikuara pas reshjeve të dendura të shiut që kanë rritur nivelin e ujit në digën lokale. Autoritetet komunale dhe emergjencat civile po monitorojnë situatën nga afër dhe kanë dhënë udhëzime për largimin e sigurt të banorëve. Sipas raportimeve, rritja e nivelit të ujit ka ngritur shqetësime për stabilitetin e digës, prandaj banorët e zonave përreth po dërgohen në vende më të sigurta. Autoritetet bëjnë apel për qetësi dhe bashkëpunim me ekipet e shpëtimit.Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa IHMK ka paralajmërojuar për mundësi përmbytjesh…

Read More

Mëngjesin e sotëm, temperatura më të ulëta u regjistruan në Kodrën e Diellit me zero gradë. Pas tyre radhiteshin Krusheva, Lazaropole dhe Mavrova me tre gradë. Më e ngrohta ishte në Demir Kapi me 13 gradë.U regjistruan 0 gradë në Kodrën e Diellit, 3 Krushevë, Lazaropole, Mavrovë, 6 Prilep, 7 Berovë, Kavadar, Tetovë, Pretor, Ohër, 8 Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Manastir, 9 Gjevgjeli, Strumicë, Kriva Pallankë, 10 Kumanovë. Vinicë, 11 Veles, 13 Demir Kapi.Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në pjesën perëndimore të vendit, më saktësisht në Pozharanë (21 litra për metër katror). Pasojnë Tetova, Kodra…

Read More

Një pjesë e madhe e sipërfaqes së liqenit Uzungol, në rrethin Çaykara të Trabzonit dhe një nga destinacionet turistike më të vizituara në rajonin lindor të Detit të Zi, është ngrirë për shkak të motit të ftohtë. Moti i ftohtë dhe bora në lartësitë më të mëdha të rajonit kanë prekur edhe liqenin Uzungol, një qendër turistike me famë botërore.Derisa temperatura e ajrit ra nën zero gjatë natës, një pjesë e madhe e sipërfaqes së liqenit ngriu. Liqeni, i rrethuar nga bora dhe i mbuluar me akull, tërhoqi vëmendjen e entuziastëve të fotografisë në veçanti.Uzungoli, i cili njihet për bukurinë…

Read More

Benita Zena ka lënë të kuptohet se ka një lidhje jashtë Big Brother VIP Kosova 4.Këngëtarja tha se e do akoma, gjersa nuk e di nëse po e përcjell pasi ka bërë disa lojëra të këqija.”Është artist edhe biznesmen, më ka dashur para ndërhyrjeve, kur nuk kam qenë askushi”, u shpreh gjatë bisedës me Klodin dhe Elijonën. Foto: InstagramMegjithatë, Benita thekson se që një vit nuk ka pasur kontakte me të për shkak të disa polemikave që kanë pasur.”Pesë vite kam qenë me të, mandej dy vitet e fundit kur ke besim, ai është ekstrem xheloz”, tha mes tjerash.Konkurrentja i…

Read More

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhebashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më datë 05.01.2026 ka bërë ekstradimin nga Kosova në Turqi të një shtetasi turk.Në njoftimin nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrestndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Turqisë nën dyshimin e përfshirjes në veprapenale.“Shfrytëzimi seksual i fëmijës’’ dhe ‘’Privimi i lirisë së fëmijës’’, të sanksionuar sipas kodit penaltë shtetit turk.Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes…

Read More

Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të fuqishme, kanë përfshirë të gjithë territorin e qarkut Gjirokastër. Në bashkinë Tepelenë, në orët e para të mëngjesit të datës 6 janar 2026, janë evidentuar problematika në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, si pasojë e rënies së inerteve nga shpatet malore. Aktualisht, rruga është e qarkullueshme vetëm me një kalim.Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, si dhe firma kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, të cilat po punojnë për normalizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit.Sipas të dhënave zyrtare, lumenjtë Vjosa…

Read More

Dy persona shpëtuan mrekullisht me lëndime të lehta pasi aeroplani i tyre i vogël ra në një lumë.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë aeroplanin që fluturonte rrezikshëm ulët pranë Rio Negro në Manaus, Brazil, përpara se të përkulej papritur dhe “të përplasej me hundë në ujë” duke shkaktuar një spërkatje të madhe.“Aeroplani ujor” thuhet se kishte kaluar tashmë lumin dy herë pak çaste më parë, sipas dëshmitarit okular Fernando Araújo.Ai po udhëtonte me një “ski uji” kur vuri re aeroplanin që fluturonte jashtëzakonisht ulët, sikur të ishte gati të përpiqej të ulej për herë të tretë në ujë.”Pas…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime lokale në disa zona të vendit. Më së shumti janë prekur rajonet perëndimore, përfshirë Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Klinë, si dhe pjesa qendrore e vendit, ku disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtrati i tyre.Sipas IHMK-së, reshjet, të cilat kanë intervale dhe intensitet të ndryshëm, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Kjo mund të shkaktojë vërshime lokale, probleme në komunikacion, vështirësi në trafik, si dhe pengesa në sistemet e kanalizimit.Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht ata në pjesën…

Read More

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së mbrëmshme, të cilat kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Komunës së Skenderajt, duke krijuar vështirësi për një numër familjesh.Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë angazhuar që nga orët e para të mëngjesit për të monitoruar dhe menaxhuar situatën në terren.“Reshjet e natës së mbrëmshme, të cilat po vazhdojnë edhe sot, kanë sjellë vërshime në disa zona të Komunës së Skenderajt, duke shkaktuar vështirësi për një numër familjesh”, ka deklaruar Lushtaku.Ai ka shtuar se njësitë e…

Read More