KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

AKU në Fier bllokohen mijëra kg produkte qumështi, nga gjalpi te mocarela e pasigurt për konsum

AKU në Fier bllokohen mijëra kg produkte qumështi, nga gjalpi te mocarela e pasigurt për konsum

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit.

Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë.

Për këto shkelje, u vendos masa e bllokimit për një sasi produktesh të pasigurta, konkretisht:

• 1400 (një mijë e katërqind) kg krem gjalpi;

• 2415 (dy mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) kg mocarela ;

• 90 (nëntëdhjetë) kg gjalpë i freskët lope;

• 100 (njëqind) kg gjizë;

• 18 (tetëmbëdhjetë) kg mocarela (kova).

Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative gjobë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.