- “Daddy” shkaktoi shumë reagime – Rutte sqaron deklaratën për Trumpin
- Barcelona ia ofron dy yje Man Unitedit në përpjekje për blerjen e kartonit të Rashford
- Plagoset një person në Kamëz, dërgohet për trajtim në spital
- Zbulohen mijëra euro dhe dinarë në pikën kufitare Merdare, nuk u deklaruan nga shtetasi i huaj me vendbanim në Kosovë
- “Është tmerr i madh” – ditarët e të mbijetuarave tregojnë si Jeffrey Epstein shfrytëzonte të miturat dhe gratë
- Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit
- Ministri Jagxhiu: Synimi ynë është që shërbimet publike të jenë më të thjeshta dhe më të shpejta për qytetarët
- Studenten e deportuar, SHBA-ja tani duhet ta kthejë nga Hondurasi
Author: korrektpress
Pas mesnate, në pikën kufitare “Bllacë”, një shofer, shtetas i Kosovës, ka goditur me veturë një 25-vjeçar nga Shkupi. Nga policia njoftojnë se 25-vjeçari ka për pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi është ndaluar.“Më 06.01.2026 rreth orës 01:50, në SPB Shkup u raportua se në hapësirën ndërmjet Pikës Kufitare “Hani i Elezit” dhe Pikës Kufitare “Bllacë e Poshtme”, 60-vjeçari Q.S. nga R. Kosovës, duke drejtuar një automjet “Golf” me targa të Kosovës, goditi këmbësorin S.K. (25) nga Shkupi. S.K. u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Tereza” në Shkup, ku iu konstatuan lëndime të rënda trupore.Me urdhër të prokurorit…
Udhëheqësit e rreth 35 vendeve do të takohen në Paris të martën për të diskutuar garancitë e sigurisë për Ukrainën, një komponent thelbësor i çdo marrëveshjeje të ardhshme paqeje për t’i dhënë fund pushtimit të plotë të Rusisë.Presidenti francez Emmanuel Macron tha në fjalimin e tij të Vitit të Ri se pritet të merren “angazhime të forta” për të mbrojtur Ukrainën nga çdo agresion i mëtejshëm rus pasi të arrihet çdo marrëveshje.”Më 6 janar në Paris, shumë shtete dhe aleatë evropianë do të marrin angazhime konkrete për të mbrojtur Ukrainën dhe për të siguruar një paqe të drejtë dhe të…
Reshjet e dendura që kanë përfshirë Kosovën në ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime në disa zona të vendit. Një nga më të prekurat është Komuna e Malishevës, ku disa familje janë evakuuar.Sipas zëdhënësit të komunës, Artan Paçarizi, deri më tani janë evakuuar gjashtë familje, ndërsa po mbahet nën vëzhgim digën e lumit Mirusha. “Aktualisht janë evakuuar gjashtë familje, por që situata është e menaxhueshme”, tha Paçarizi për Telegrafin.“Jemi duke e monitoruar me kujdes të shtuar digën”, shtoi ai, duke bërë të ditur se edhe kryetari, Ekrem Kastrati, ka dalë në terren për të vëzhguar situatën.Deri më tani, nga vërshimet…
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas një incidenti ku dyshohet se ka shtënë me një armë të gjatë në drejtim të një lokali në kryeqytet.Ankuesi, një mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e të shtënave. Ai kishte marrë edhe një mesazh kërcënues në telefonin e tij para incidentit.Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe hetimet për këtë rast vazhdojnë. /Telegrafi/
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për qytetarët, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në territorin e kryeqytetit.Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në Prishtinë janë regjistruar mbi 25 milimetra reshje shiu për metër katror, ndërsa parashikimet tregojnë se reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim, me intensitet dhe intervale të ndryshme.“Këto kushte atmosferike mund të shkaktojnë vështirësi në qarkullimin rrugor, mbingarkesë të sistemeve të kanalizimit dhe ujërave atmosferike, si dhe grumbullim të ujit në zona të caktuara…
Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë përgjigjur në disa pyetje për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.“Historia më e bukur e dashurisë që ke përjetuar?”, ka qenë pyetja që iu drejtua Keijsit.Ai ka përmendur historinë me Stelinën, e cila gjithashtu gjendet në këtë edicion të BBVA. Foto: Instagram”Historia e fundit që kam pasur me Stelinën për shkak se ishte një ndjesi komplet ndryshe bazuar në emisionin, dinamikën dhe përballjen me gjithë Shqipërinë”, u shpreh ai.Dyshja janë njohur në programin “Përputhen” dhe që nga aty kanë nisur lidhjen. Foto: InstagramTani të dy janë bërë pjesë e Big Brother Albania,…
Ministri në detyrë i Transportit, Hysen Durmishi, ka njoftuar qytetarët se autoritetet janë në gjendje gatishmërie për menaxhimin e reshjeve të shiut, të cilat kanë ndikuar në disa rrugë të vendit.“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit”, ka shkruar ministri Durmishi.Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët: “Na duhet edhe bashkëpunimi juaj, ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar…
LSDM sot ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se ai po vepron sipas urdhrave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.”Mickoskin nuk është një udhëheqës i pavarur, por një kukull nën ndikim të drejtpërdrejtë nga Beogradi, gjë që e vë vendin tonë në rrezik regresi dhe izolimi nga Evropa.Kjo nuk është vetëm akuza jonë, është konfirmuar nga raporte dhe artikuj të shumtë nga mediat evropiane dhe ndërkombëtare.Që nga dy ditë më parë, gjithçka ka ndryshuar: arrestimi i Nicolas Maduro nga forcat amerikane ka çuar në akuza për narkoterrorizëm dhe pastrim parash.Vuçiq, i cili deri dje e vlerësonte Trumpin, tani po e sulmon drejtpërdrejt…
Sipas raportimeve të fundit, Paris Saint-Germain është i hapur të dëgjojë oferta për mbrojtësin brazilian Lucas Beraldo gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa Fenerbahçe po ndjek nga afër situatën e tij.Gjigantët turq synojnë të aplikojnë një formulë të ngjashme me atë të transferimit të ish-mbrojtësit të PSG-së, Milan Skriniar, duke propozuar fillimisht një huazim me opsion blerjeje në verën e ardhshme. Pavarësisht potencialit të tij të madh dhe pritshmërive të larta që shoqëruan ardhjen e tij, Beraldo nuk ka arritur ende të bindë trajnerin Luis Enrique për të fituar një rol të rëndësishëm në formacionin bazë.Aktivizimet e kufizuara dhe konkurrenca…
Një ndihmës i lartë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha se asnjë vend nuk do të sfidonte ushtarakisht SHBA-në për të ardhmen e Grenlandës, një territor vetëqeverisës brenda Mbretërisë së Danimarkës.Stephen Miller, zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, i bëri këto komente gjatë një interviste me CNN, ku hodhi poshtë idenë se interesi i SHBA-së në Grenlandë do të çonte në konflikt të armatosur.Kur u pyet drejtpërdrejt nëse veprimi ushtarak kundër Grenlandës ishte jashtë diskutimit, Miller e riformuloi çështjen, duke argumentuar se pyetja nuk kishte të bënte me përballjen me vetë Grenlandën.”Nuk do të ishte veprim ushtarak…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari