KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Evakuime dhe vëzhgim i digës, Malisheva përballet me vërshime

Evakuime dhe vëzhgim i digës, Malisheva përballet me vërshime

Reshjet e dendura që kanë përfshirë Kosovën në ditët e fundit kanë shkaktuar vërshime në disa zona të vendit. Një nga më të prekurat është Komuna e Malishevës, ku disa familje janë evakuuar.

Sipas zëdhënësit të komunës, Artan Paçarizi, deri më tani janë evakuuar gjashtë familje, ndërsa po mbahet nën vëzhgim digën e lumit Mirusha.

“Aktualisht janë evakuuar gjashtë familje, por që situata është e menaxhueshme”, tha Paçarizi për Telegrafin.

“Jemi duke e monitoruar me kujdes të shtuar digën”, shtoi ai, duke bërë të ditur se edhe kryetari, Ekrem Kastrati, ka dalë në terren për të vëzhguar situatën.

Deri më tani, nga vërshimet në Malishevë janë prekur qyteti dhe disa fshatra. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.