Author: korrektpress

Rick Harrison nga seriali “The Pawn Stars” dhe e dashura e tij, Agrippina Polushkin u martuan. Ceremonia u mbajt në Las Vegas. Ata do të martohen zyrtarisht më vonë këtë muaj. Rick Harrison dhe Agrippina Polushkin”Jemi shumë të emocionuar që do të fillojmë një kapitull të ri si burrë e grua dhe do të festojmë me miqtë dhe familjen në Las Vegas, ku do të përfshihet edhe dasma jonë më vonë këtë muaj. Ka qenë një aventurë e vërtetë dhe mezi presim gjithçka”, tha Rick Harrison për revistën People.Çifti njoftoi fejesën e tyre në mars të vitit të kaluar. Ai…

Read More

Udhëheqësit nga fuqitë kryesore evropiane shprehën mbështetje për Danimarkën dhe Grenlandën të martën në një deklaratë të përbashkët, duke thënë se ishulli Arktik i përket popullit të tij, pas interesit të përtërirë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të marrë territorin danez.”Grenlanda i përket popullit të saj. Është detyrë e Danimarkës dhe Grenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë dhe Danimarkës.Udhëheqësit thanë se siguria në Arktik duhet të arrihet kolektivisht me aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara,…

Read More

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, dje më 05.01.2026 në ora 15:20, automjeti “Pasat” me tabela tv Dibrës, e cila ka pritur kolonë për të hyrë në shtet në vendkalimin kufitar Qafëthanë, është ndezur.Sipas policisë, të lënduar nuk ka, kurse automjeti, në pronësi të 34 vjeçarit nga Dibra, menjëherë është larguar nga kolona.Me aparat kundër zjarrit është parandaluar zjarr më i madh./Telegrafi/

Read More

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë natës dhe në vazhdimësi, situata në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet problematike.Si rezultat i shembjeve, prezencës së gurëve dhe inerteve në rrugë, si dhe prurjeve të përrenjve, janë bllokuar akset rrugore si më poshtë:Rruga e fshatit Tejdrinë, Njësia Administrative Ujmisht. Rruga që lidh lagjen Haravel me fshatin LusënRruga e fshatrave Lojmë dhe Orçikël, Njësia Administrative ZapodRruga e fshatit Borje, Njësia Administrative ShishtavecGjithashtu, janë evidentuar dëmtime në rrugë në Njësitë Administrative: Malzi, Kolsh, Surroj, Zapod, Shishtavec dhe Topojan.Si pasojë e erës së fortë, është regjistruar edhe një dëmtim i çatisë së…

Read More

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, shumë zona të qytetit të Gjakovës janë përfshirë nga vërshimet, duke krijuar situatë të rënduar për një numër qytetarësh.Nga Njësia e Zjarrfikësve në Gjakovë bëhet e ditur se ekipet emergjente janë angazhuar në terren që nga orët e hershme të mëngjesit dhe po intervenojnë pa ndërprerë për menaxhimin e situatës dhe ndihmën ndaj qytetarëve të prekur.“Si pasojë e reshjeve të dendura, shumë zona të qytetit janë përfshirë nga vërshimet. Ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit, duke intervenuar pa ndërprerë për t’u ardhur në…

Read More

Pamje të reja të shpërndara nga fshati Semetisht i Suharekës dëshmojnë për pasojat e rënda të reshjeve të fundit të shiut, të cilat kanë shkaktuar vërshime të mëdha në këtë zonë.Siç shihet në pamje, uji ka përfshirë shtëpi, oborre dhe sipërfaqe bujqësore, duke e vështirësuar ndjeshëm jetën e banorëve dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.Situatë e ngjashme është raportuar edhe në disa komuna të tjera të vendit, përfshirë Gjakovën, Skenderajn, Drenasin dhe Rahovecin, ku reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje dhe probleme në infrastrukturë. /Telegrafi/

Read More

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, Valon Svirca, dhe Drejtorin e Mjedisit, Rinor Kurteshi, kanë dalë në terren për të vlerësuar nga afër rastet e evidentuara në disa zona të komunës.Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, pas inspektimit në terren janë ndërmarrë intervenime konkrete me qëllim të eliminimit të problemeve në prona të caktuara, duke synuar përmirësimin e gjendjes mjedisore dhe rritjen e nivelit të sigurisë për qytetarët.“Pas vizitës në terren, janë ndërmarrë intervenime konkrete për eliminimin e problemeve në prona, duke synuar përmirësimin e mjedisit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët”,…

Read More

Marramendja, zhurma në veshë, “rrahjet” e forta të zemrës, dhimbja e kokës, veçanërisht në pjesën e pasme të saj, janë disa nga shqetësimet më të shpeshta që na sinjalizojnë se ka ndodhur rritje ose ulje e vlerave të presionit të gjakutPresioni rritet kur temperaturat ditore të ajrit janë më të ulëta, por edhe për shkak të disa zakoneve dimërore. Mjekët thonë se vlerat e presionit të gjakut janë mesatarisht më të larta për rreth 1,7 mm Hg gjatë dimrit. Edhe pse kjo mund të duket e parëndësishme, ekspertët paralajmërojnë se te personat që tashmë kanë presion të rritur të gjakut,…

Read More

Më 05.01.2026, në orën 19:15, në SPB Shkup u denoncua se në rr. “Emin Bojana” në fshatin Bojanë, rrethina e Shkupit, 47-vjeçari M.Sh. nga f. Roglë, rrethina e Tetovës, duke drejtuar automjet udhëtarësh “Audi” me targa regjistrimi italiane, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në mur betoni.Në aksident, lëndime të rënda trupore pësoi 17-vjeçari nga Tetova, ndërsa lëndime trupore pësoi bashkudhëtarja 14-vjeçare nga Tetova, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës dhe në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.Është kryer inspektim nga ekipi inspektues i SPB Shkup.

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës së krijuar nga reshjet e vazhdueshme të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës.Haradinaj ka theksuar se gjendja është shqetësuese, duke bërë të ditur se në disa vendbanime ka nisur edhe evakuimi i banorëve.“Situata e krijuar pas reshjeve të vazhdueshme, që kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kosovës, është tejet shqetësuese. Në disa vendbanime ka filluar edhe evakuimi i banorëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.Ai ka bërë të ditur se ka kontaktuar me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Aleanca për Ardhmërinë…

Read More