- Autobusët e Trafikut Urban shndërrohen në hapësirë sensibilizimi për kancerin e gjirit
- Dy persona gjobiten nga 500 euro për ndezje të zjarreve në Malishevë
- Zhegrova në telashe të mëdha, Juventusi mund ta sakrifikojë atë për një ish-lojtar të Interit
- 248 kandidatë certifikohen pas përfundimit me sukses të Provimit të Jurisprudencës
- Nicole Kidman flet hapur për problemin me të cilin është përballur si fëmijë
- Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike do të mbetet i njëjtë ose do të lirohet
- Tjetër tentativë trafikimi droge nga Kanadaja në Shqipëri, kapet në Durrës “Gelato” me vlerë 1.2 milionë euro
- Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nuk merr pjesë në seancën e së premtes
Author: korrektpress
Komuna e Kaçanikut ka njoftuar qytetarët se gjatë orëve të natës do të realizohen punime për pastrimin dhe larjen me ujë të rrugëve në qytet.Sipas njoftimit të komunës, punimet do të zhvillohen pas mesnatës në disa prej akseve kryesore, përfshirë Bulevardin “Ismail Raka”, Rrugën “Qamil Ilazi”, Rrugën “Sali Bajra” dhe rrugë të tjera.Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe banorëve që të largojnë automjetet e parkuara përgjatë këtyre rrugëve, në mënyrë që të mundësohet realizimi sa më efikas i punimeve.“Luten qytetarët dhe banorët që, për të mundësuar zhvillimin e punimeve dhe realizimin e një pastrimi sa më cilësor, t’i largojnë…
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë përfunduar punimet në 33 akse rrugore, ndërsa ka njoftuar edhe për vazhdimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore në këtë komunë.Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka thënë se projektet infrastrukturore janë pjesë e vizionit për transformimin e qytetit dhe zonave përreth.“Sot, pranë kantiereve të projekteve infrastrukturore që po transformojnë Gjakovën, pikërisht ashtu siç e kemi vizionuar”, ka shkruar Gjini.Sipas tij, gjatë këtij viti janë përfunduar ndërtimi dhe asfaltimi i 33 akseve rrugore, me mbi 10 kilometra rrugë të reja dhe investime që tejkalojnë…
Bordi i Paqes ka publikuar një plan veprimi për “përfundimin e zbatimit” të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për Gazën.Ai përcaktoi një proces me faza që synonte përfundimin e luftës, sigurimin e një tërheqjeje të plotë izraelite nga territori dhe transferimin e qeverisjes te Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG). “Izraeli do të përmbushë plotësisht, pa vonesë, të gjitha angazhimet e mbetura sipas Protokollit të Sharm Sheikh, veçanërisht ndërprerjen e operacioneve ushtarake”, thotë plani.A Roadmap for Completing the Implementation of President Trump’s Comprehensive Peace Plan in GazaPrinciples:1. All parties reaffirm their commitment to President Trump’s Comprehensive Plan to…
Aktiviteti fizik është një nga mënyrat natyrore më efektive për kontrollin e hipertensionit, por koha e ditës kur ecni mund të ndikojë se kur shfaqet i ashtuquajturi dritare e “hipotensionit pas stërvitjes”Globalisht, pothuajse gjysma e të rriturve luftojnë me tensionin e lartë të gjakut, i cili është shkaktari kryesor i sulmit në zemër dhe në tru. Edhe pse barnat janë shpesh të nevojshme, ecja e rregullt paraqet një mënyrë të thjeshtë, falas dhe të qasshme për të gjithë për ta mbajtur tensionin nën kontroll. Atëherë, a ekziston një kohë ideale gjatë ditës kur shëtitja jep rezultatet më të mira? Si…
Një Komision Anketues do ta shqyrtojë incidentin me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoillkoviq, i cili ndodhi në ditën e rikonstruimit të Qeverisë dhe emërimit të tij në funksionin e ri. Iniciativa është e grupit parlamentar të BDI-së dhe sot është dorëzuar në Kuvend, ku thuhet se Komisioni Hetimor do të ketë mandat të shqyrtojë kronologjinë e ngjarjes dhe sjelljen e të gjitha personave të përfshirëNjë çështje veçanërisht e rëndësishme është edhe refuzimi për të mundësuar qasje në incizimet nga sistemi zyrtar i videokamerave të Kuvendit. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur gjatë ushtrimit të funksioneve publike dhe përfshin…
Një seri sulmesh me dronë ka goditur gjatë natës disa objektiva strategjikë në territorin rus, përfshirë një rafineri nafte dhe zonën e një porti ushtarak në Dagestan.Sipas raportimeve, një nga objektivat ishte rafineria AIF-NK në qytetin Nizhnekamsk, në republikën ruse të Tataristanit. Banorët lokalë kanë raportuar për më shumë se 30 shpërthime gjatë sulmit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë menjëherë detaje për dëmet e shkaktuara.Sulmet janë pjesë e fushatës së vazhdueshme të Ukrainës kundër infrastrukturës energjetike dhe logjistike ruse, të cilat Kievi i konsideron të rëndësishme për mbështetjen e makinerisë ushtarake të Moskës. Sulm i madh me dronë ndaj Rusisë…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe këtë vit ka hartuar urdhrin operativ “Festivali Sunny Hill 2026”, përmes të cilit janë planifikuar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit, i cili do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në fshatin Bërnicë të Prishtinës.Sipas njoftimit zyrtar, duke u bazuar në përvojën e viteve të kaluara, numrin e madh të pjesëmarrësve dhe karakteristikat e festivalit, Policia e Kosovës ka angazhuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh policorë me detyra specifike në zonën e festivalit, si dhe patrulla shtesë në të gjithë rajonin e përgjegjësisë.Autoritetet…
Deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme, Timço Muçunski dhe më pas e Kryeministrit Hristijan Mickoski, se Protokolli i Dytë i Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk është pjesë e Kornizës Negociuese me BE-në, sipas Kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, është provë se të gjitha deklaratat e mëparshme se do ta rikthejnë emrin e vendit dhe se identiteti ynë është i kërcënuar janë një skenar i sajuar për të bllokuar rrugën evropiane të vendit.Ai tha në takimin me gazetarët se të gjitha deklaratat e mëparshme të qeverisë se do ta ndryshojnë Kornizën Negociuese…
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi në komunat e Prizrenit dhe Suharekës, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit që rrezikonin sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.Sipas njoftimit, inspektimet janë zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, si dhe të sigurisë dhe shëndetit në punë.Gjatë kontrolleve, inspektorët kanë evidentuar parregullsi të rënda, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, është marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në të dy kantieret, deri në eliminimin e plotë të mangësive të…
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pritet të bëjë paraqitjen e parë pas rikthimit te Fenerbahce në përballjen ndaj Sturm Grazit në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.Mediat turke kanë raportuar të premten se emri i Muriqit është përfshirë në listën që Fenerbahçe ia ka dorëzuar UEFA-s për ndeshjet ndaj skuadrës austriake.Ndeshja e parë mes Fenerbahces dhe Sturm Grazit zhvillohet më 5 gusht në Stamboll, ndërsa klubi turk shpreson të ketë në dispozicion sulmuesin kosovar, i cili ka qenë jashtë për shkak të një lëndimi.Mediumi turk Fanatik ka bërë të ditur se Muriqi ka avancuar…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari