Author: korrektpress

Carlos Espi ka folur pas transferimit të tij te Real Madridi, duke premtuar se do të japë gjithçka për klubin e ri, pasi zhvilloi stërvitjen e parë me skuadrën e Jose Mourinhos.Sulmuesi 21-vjeçar u transferua te “Los Blancos” nga Levante me një kontratë pesëvjeçare, ndërsa pranoi se kalimi në ‘Santiago Bernabeu’ ndodhi shumë shpejt, por e përshkroi këtë mundësi si një ëndërr të realizuar.“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Është një ndjenjë unike, e papërshkrueshme. Jam shumë i lumtur dhe do të jap gjithçka nga vetja”, deklaroi Espi.Sulmuesi spanjoll gjithashtu vlerësoi pritjen që mori nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik gjatë ditës së…

Read More

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë, ka reaguar pas tensioneve të krijuara gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Pejës, ku pati një përplasje verbale mes dy asambleistëve.Gjatë mbledhjes së gjashtë të rregullt të Kuvendit Komunal për vitin 2026, ndër të tjera u diskutua edhe projekti për shpërndarjen e 65 traktorëve për fermerët përfitues. Pikërisht kjo çështje, sipas AAK-së, ka nxitur debat mes opozitës dhe ekzekutivit komunal.Përmes një reagimi, AAK dega në Pejë ka thënë se asambleistët e saj janë përballur me një situatë të papranueshme, duke pretenduar se ekzekutivi komunal nuk ka ofruar argumente për procesin e…

Read More

Lidhur me paraqitjen e shkumës së bardhë të mbeturinave në lumin Vardar, pranë derdhjes së lumit Lepenc, më 24 korrik 2026, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, në koordinim me të gjitha institucionet kompetente, ndërmori menjëherë një sërë aktivitetesh të jashtëzakonshme në terren dhe analizash laboratorike, thuhet nmë njoftimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH). “Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor zhvilluan inspektime të jashtëzakonshme te subjektet industriale në zonën që janë nën kompetencë shtetërore. Gjatë inspektimeve nuk u evidentuan parregullsi ligjore, përkatësisht subjektet kanë vepruar në përputhje me kushtet e përcaktuara në lejet ekologjike për menaxhimin…

Read More

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më në krye të Dritës, me trajnerin shkupjan që ka konfirmuar ndarjen e rrugëve me kampionen e Kosovës.Ramadani ka bërë të ditur për Telegrafin se ai dhe klubi gjilanas kanë vendosur ta përfundojnë bashkëpunimin, pa dhënë detaje të tjera për arsyet e këtij vendimi. “Po është e vërtetë se kemi ndarë rrugët me klubin, detajet do t’i mësoni më vonë”, ka thënë shkurt Ramadani për Telegrafin.Ramadani u emërua në krye të Dritës në vitin 2024 dhe arriti të ndërtojë një skuadër konkurruese, duke e rikthyer klubin gjilanas në majat e futbollit kosovar.Gjatë periudhës së…

Read More

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar qytetarët se gjatë orëve të natës do të realizohen punime për pastrimin dhe larjen me ujë të rrugëve në qytet.Sipas njoftimit të komunës, punimet do të zhvillohen pas mesnatës në disa prej akseve kryesore, përfshirë Bulevardin “Ismail Raka”, Rrugën “Qamil Ilazi”, Rrugën “Sali Bajra” dhe rrugë të tjera.Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe banorëve që të largojnë automjetet e parkuara përgjatë këtyre rrugëve, në mënyrë që të mundësohet realizimi sa më efikas i punimeve.“Luten qytetarët dhe banorët që, për të mundësuar zhvillimin e punimeve dhe realizimin e një pastrimi sa më cilësor, t’i largojnë…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë përfunduar punimet në 33 akse rrugore, ndërsa ka njoftuar edhe për vazhdimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore në këtë komunë.Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka thënë se projektet infrastrukturore janë pjesë e vizionit për transformimin e qytetit dhe zonave përreth.“Sot, pranë kantiereve të projekteve infrastrukturore që po transformojnë Gjakovën, pikërisht ashtu siç e kemi vizionuar”, ka shkruar Gjini.Sipas tij, gjatë këtij viti janë përfunduar ndërtimi dhe asfaltimi i 33 akseve rrugore, me mbi 10 kilometra rrugë të reja dhe investime që tejkalojnë…

Read More

Bordi i Paqes ka publikuar një plan veprimi për “përfundimin e zbatimit” të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për Gazën.Ai përcaktoi një proces me faza që synonte përfundimin e luftës, sigurimin e një tërheqjeje të plotë izraelite nga territori dhe transferimin e qeverisjes te Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG). “Izraeli do të përmbushë plotësisht, pa vonesë, të gjitha angazhimet e mbetura sipas Protokollit të Sharm Sheikh, veçanërisht ndërprerjen e operacioneve ushtarake”, thotë plani.A Roadmap for Completing the Implementation of President Trump’s Comprehensive Peace Plan in GazaPrinciples:1. All parties reaffirm their commitment to President Trump’s Comprehensive Plan to…

Read More

Aktiviteti fizik është një nga mënyrat natyrore më efektive për kontrollin e hipertensionit, por koha e ditës kur ecni mund të ndikojë se kur shfaqet i ashtuquajturi dritare e “hipotensionit pas stërvitjes”Globalisht, pothuajse gjysma e të rriturve luftojnë me tensionin e lartë të gjakut, i cili është shkaktari kryesor i sulmit në zemër dhe në tru. Edhe pse barnat janë shpesh të nevojshme, ecja e rregullt paraqet një mënyrë të thjeshtë, falas dhe të qasshme për të gjithë për ta mbajtur tensionin nën kontroll. Atëherë, a ekziston një kohë ideale gjatë ditës kur shëtitja jep rezultatet më të mira? Si…

Read More

Një Komision Anketues do ta shqyrtojë incidentin me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoillkoviq, i cili ndodhi në ditën e rikonstruimit të Qeverisë dhe emërimit të tij në funksionin e ri. Iniciativa është e grupit parlamentar të BDI-së dhe sot është dorëzuar në Kuvend, ku thuhet se Komisioni Hetimor do të ketë mandat të shqyrtojë kronologjinë e ngjarjes dhe sjelljen e të gjitha personave të përfshirëNjë çështje veçanërisht e rëndësishme është edhe refuzimi për të mundësuar qasje në incizimet nga sistemi zyrtar i videokamerave të Kuvendit. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur gjatë ushtrimit të funksioneve publike dhe përfshin…

Read More

Një seri sulmesh me dronë ka goditur gjatë natës disa objektiva strategjikë në territorin rus, përfshirë një rafineri nafte dhe zonën e një porti ushtarak në Dagestan.Sipas raportimeve, një nga objektivat ishte rafineria AIF-NK në qytetin Nizhnekamsk, në republikën ruse të Tataristanit. Banorët lokalë kanë raportuar për më shumë se 30 shpërthime gjatë sulmit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë menjëherë detaje për dëmet e shkaktuara.Sulmet janë pjesë e fushatës së vazhdueshme të Ukrainës kundër infrastrukturës energjetike dhe logjistike ruse, të cilat Kievi i konsideron të rëndësishme për mbështetjen e makinerisë ushtarake të Moskës. Sulm i madh me dronë ndaj Rusisë…

Read More