- Takim Përkujtimor më 11 Shtator: Peja Peace Forum nderon viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001
- Nikolloski: Maqedonia ka të ardhme moderne, projektet e tranzicionit të gjelbër na bëjnë lider në rajon
- “Ka ardhur koha për masa më të ashpra”: Picula kërkon fundin e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë dhe Vuçiqit
- Zyrtari gjerman paralajmëron Serbinë për nderimet ndaj kriminelit Mlladiq
- BE ashpërson tonin ndaj Serbisë pas varrimit të Ratko Mlladiqit, paralajmërohen edhe pasoja konkrete
- Vuçiq mburret me turmën në varrimin e Mlladiqit, sulmon Kosovën e rajonin dhe harron kritikat nga SHBA-ja e BE-ja
- Florence Pugh tërheq vëmendjen me një bluzë me dekolte të hapur dhe një fund spektakolar në eventin e Max Mara në Venecia
- Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator
Author: korrektpress
Aktiviteti fizik është një nga mënyrat natyrore më efektive për kontrollin e hipertensionit, por koha e ditës kur ecni mund të ndikojë se kur shfaqet i ashtuquajturi dritare e “hipotensionit pas stërvitjes”Globalisht, pothuajse gjysma e të rriturve luftojnë me tensionin e lartë të gjakut, i cili është shkaktari kryesor i sulmit në zemër dhe në tru. Edhe pse barnat janë shpesh të nevojshme, ecja e rregullt paraqet një mënyrë të thjeshtë, falas dhe të qasshme për të gjithë për ta mbajtur tensionin nën kontroll. Atëherë, a ekziston një kohë ideale gjatë ditës kur shëtitja jep rezultatet më të mira? Si…
Një Komision Anketues do ta shqyrtojë incidentin me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoillkoviq, i cili ndodhi në ditën e rikonstruimit të Qeverisë dhe emërimit të tij në funksionin e ri. Iniciativa është e grupit parlamentar të BDI-së dhe sot është dorëzuar në Kuvend, ku thuhet se Komisioni Hetimor do të ketë mandat të shqyrtojë kronologjinë e ngjarjes dhe sjelljen e të gjitha personave të përfshirëNjë çështje veçanërisht e rëndësishme është edhe refuzimi për të mundësuar qasje në incizimet nga sistemi zyrtar i videokamerave të Kuvendit. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur gjatë ushtrimit të funksioneve publike dhe përfshin…
Një seri sulmesh me dronë ka goditur gjatë natës disa objektiva strategjikë në territorin rus, përfshirë një rafineri nafte dhe zonën e një porti ushtarak në Dagestan.Sipas raportimeve, një nga objektivat ishte rafineria AIF-NK në qytetin Nizhnekamsk, në republikën ruse të Tataristanit. Banorët lokalë kanë raportuar për më shumë se 30 shpërthime gjatë sulmit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë menjëherë detaje për dëmet e shkaktuara.Sulmet janë pjesë e fushatës së vazhdueshme të Ukrainës kundër infrastrukturës energjetike dhe logjistike ruse, të cilat Kievi i konsideron të rëndësishme për mbështetjen e makinerisë ushtarake të Moskës. Sulm i madh me dronë ndaj Rusisë…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe këtë vit ka hartuar urdhrin operativ “Festivali Sunny Hill 2026”, përmes të cilit janë planifikuar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e festivalit, i cili do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht në fshatin Bërnicë të Prishtinës.Sipas njoftimit zyrtar, duke u bazuar në përvojën e viteve të kaluara, numrin e madh të pjesëmarrësve dhe karakteristikat e festivalit, Policia e Kosovës ka angazhuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh policorë me detyra specifike në zonën e festivalit, si dhe patrulla shtesë në të gjithë rajonin e përgjegjësisë.Autoritetet…
Deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme, Timço Muçunski dhe më pas e Kryeministrit Hristijan Mickoski, se Protokolli i Dytë i Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë nuk është pjesë e Kornizës Negociuese me BE-në, sipas Kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, është provë se të gjitha deklaratat e mëparshme se do ta rikthejnë emrin e vendit dhe se identiteti ynë është i kërcënuar janë një skenar i sajuar për të bllokuar rrugën evropiane të vendit.Ai tha në takimin me gazetarët se të gjitha deklaratat e mëparshme të qeverisë se do ta ndryshojnë Kornizën Negociuese…
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në dy kantiere ndërtimi në komunat e Prizrenit dhe Suharekës, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit që rrezikonin sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.Sipas njoftimit, inspektimet janë zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, si dhe të sigurisë dhe shëndetit në punë.Gjatë kontrolleve, inspektorët kanë evidentuar parregullsi të rënda, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, është marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve në të dy kantieret, deri në eliminimin e plotë të mangësive të…
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, pritet të bëjë paraqitjen e parë pas rikthimit te Fenerbahce në përballjen ndaj Sturm Grazit në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.Mediat turke kanë raportuar të premten se emri i Muriqit është përfshirë në listën që Fenerbahçe ia ka dorëzuar UEFA-s për ndeshjet ndaj skuadrës austriake.Ndeshja e parë mes Fenerbahces dhe Sturm Grazit zhvillohet më 5 gusht në Stamboll, ndërsa klubi turk shpreson të ketë në dispozicion sulmuesin kosovar, i cili ka qenë jashtë për shkak të një lëndimi.Mediumi turk Fanatik ka bërë të ditur se Muriqi ka avancuar…
Eksperti i sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka reaguar pas arrestimit të një serbi nga Istogu në Serbi, me pretendimin e autoriteteve serbe se i njëjti ka “spiunuar” lidhur me një varrezë masive. Kjo erdhi vetëm pak ditë pas fillimit të gërmimeve që po zhvillohen në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut, ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive nga lufta e fundit në Kosovë e ku janë gjetur mbetje mortore të njeriut e veshmbathje.Përmes një postimi në Facebook, Kuçi tha se kjo tregon qasjen e Beogradit ndaj zbardhjes së krimeve të luftës. Arrestohet në Kralevë një person nga Istogu, Serbia…
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka paralajmëruar se Italia është e gatshme të kërkojë pezullimin e zbatimit të marrëveshjes Shengen me Spanjën, pas krizës së fundit me emigrantët në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut.Meloni dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani kanë argumentuar se rritja e hyrjeve të paligjshme nga Maroku drejt Ceutës përbën një kërcënim për sigurinë evropiane dhe kontrollin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.“Jemi të gatshëm të marrim masa të jashtëzakonshme, përfshirë pezullimin e Shengenit me Spanjën, nëse situata nuk zgjidhet”, është mesazhi i ardhur nga qeveria italiane. Pamjet ngrenë dyshime, Maroku ‘shkaktoi’ krizën…
Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentativë për futjen e medikamenteve të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, pas zbulimit të tyre gjatë një kontrolli të rregullt në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë.Sipas njoftimit të Doganës, rasti ka ndodhur më 30 korrik, kur gjatë kontrollit rutinor të një autobusi, zyrtarët doganorë kanë identifikuar një hapësirë të kamufluar në shkallët e automjetit.Gjatë kontrollit të detajuar të kësaj hapësire janë gjetur disa pako të fshehura, të cilat fillimisht dyshohej se përmbanin çaj, por pas verifikimit është konstatuar se në to ndodheshin medikamente të padeklaruara.Sipas vlerësimeve paraprake, vlera e mallit…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari