Author: korrektpress

Një robot humanoid në Tajvan u rrëzua në skenë, ndërsa videoja e incidentit u bë virale në rrjete sociale. I mundësuar nga platforma e Al, Dragonwing IQ10 e Qualcomm, roboti humanoid po prezantohej në Computex 2026, një ekspozitë e madhe globale e teknologjisë.Në klipin tashmë viral, roboti humanoid mund të shihet duke ecur me kujdes nëpër skenë.Ndërsa folësi filloi fjalimin, roboti u rrëzua papritur dhe me zhurmë përpara se të ngrinte grushtin, sikur të jepte sinjal se po ia dilte mbanë pavarësisht rënies.Kur roboti nuk arriti të ngrihej vetë, ekipi i tij i ndihmësve njerëzorë nxitoi shpejt në skenë dhe…

Read More

Një mace u bë surpriza e mbrëmjes gjatë një shfaqjeje të filmit të ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”, në Turqi. Kafsha hyri në sallën e kinemasë dhe u ul mes rreshtave, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.Pamjet e maces, e cila dukej sikur po ndiqte filmin së bashku me publikun, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit e cilësuan atë si “spektatoren më të adhurueshme” të premierës. /Telegrafi/

Read More

Pavarësisht debatit rreth modelit të ri Luce, kërkesa për veturat Ferrari mbetet shumë e lartë. Kompania njofton se porositë për vitin 2027 janë mbushur plotësisht, ndërsa klientët e rinj do t’i marrin automjetet e tyre jo më herët se viti 2028.Ferrari thotë se kërkesa është e fortë në të gjitha tregjet, ndërsa modelet e reja si Amalfi, Luce dhe 12Cilindri Manuale po zgjerojnë gamën e kompanisë.Në gjysmën e parë të vitit 2026, Ferrari dorëzoi 6,802 automjete, pak më pak se një vit më parë, ku 70% ishin modele me motor me djegie të brendshme dhe 30% hibride.CEO Benedetto Vigna deklaroi…

Read More

Carlos Espi ka folur pas transferimit të tij te Real Madridi, duke premtuar se do të japë gjithçka për klubin e ri, pasi zhvilloi stërvitjen e parë me skuadrën e Jose Mourinhos.Sulmuesi 21-vjeçar u transferua te “Los Blancos” nga Levante me një kontratë pesëvjeçare, ndërsa pranoi se kalimi në ‘Santiago Bernabeu’ ndodhi shumë shpejt, por e përshkroi këtë mundësi si një ëndërr të realizuar.“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Është një ndjenjë unike, e papërshkrueshme. Jam shumë i lumtur dhe do të jap gjithçka nga vetja”, deklaroi Espi.Sulmuesi spanjoll gjithashtu vlerësoi pritjen që mori nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik gjatë ditës së…

Read More

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë, ka reaguar pas tensioneve të krijuara gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Pejës, ku pati një përplasje verbale mes dy asambleistëve.Gjatë mbledhjes së gjashtë të rregullt të Kuvendit Komunal për vitin 2026, ndër të tjera u diskutua edhe projekti për shpërndarjen e 65 traktorëve për fermerët përfitues. Pikërisht kjo çështje, sipas AAK-së, ka nxitur debat mes opozitës dhe ekzekutivit komunal.Përmes një reagimi, AAK dega në Pejë ka thënë se asambleistët e saj janë përballur me një situatë të papranueshme, duke pretenduar se ekzekutivi komunal nuk ka ofruar argumente për procesin e…

Read More

Lidhur me paraqitjen e shkumës së bardhë të mbeturinave në lumin Vardar, pranë derdhjes së lumit Lepenc, më 24 korrik 2026, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, në koordinim me të gjitha institucionet kompetente, ndërmori menjëherë një sërë aktivitetesh të jashtëzakonshme në terren dhe analizash laboratorike, thuhet nmë njoftimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH). “Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor zhvilluan inspektime të jashtëzakonshme te subjektet industriale në zonën që janë nën kompetencë shtetërore. Gjatë inspektimeve nuk u evidentuan parregullsi ligjore, përkatësisht subjektet kanë vepruar në përputhje me kushtet e përcaktuara në lejet ekologjike për menaxhimin…

Read More

Zekirija Ramadani nuk do të jetë më në krye të Dritës, me trajnerin shkupjan që ka konfirmuar ndarjen e rrugëve me kampionen e Kosovës.Ramadani ka bërë të ditur për Telegrafin se ai dhe klubi gjilanas kanë vendosur ta përfundojnë bashkëpunimin, pa dhënë detaje të tjera për arsyet e këtij vendimi. “Po është e vërtetë se kemi ndarë rrugët me klubin, detajet do t’i mësoni më vonë”, ka thënë shkurt Ramadani për Telegrafin.Ramadani u emërua në krye të Dritës në vitin 2024 dhe arriti të ndërtojë një skuadër konkurruese, duke e rikthyer klubin gjilanas në majat e futbollit kosovar.Gjatë periudhës së…

Read More

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar qytetarët se gjatë orëve të natës do të realizohen punime për pastrimin dhe larjen me ujë të rrugëve në qytet.Sipas njoftimit të komunës, punimet do të zhvillohen pas mesnatës në disa prej akseve kryesore, përfshirë Bulevardin “Ismail Raka”, Rrugën “Qamil Ilazi”, Rrugën “Sali Bajra” dhe rrugë të tjera.Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe banorëve që të largojnë automjetet e parkuara përgjatë këtyre rrugëve, në mënyrë që të mundësohet realizimi sa më efikas i punimeve.“Luten qytetarët dhe banorët që, për të mundësuar zhvillimin e punimeve dhe realizimin e një pastrimi sa më cilësor, t’i largojnë…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë përfunduar punimet në 33 akse rrugore, ndërsa ka njoftuar edhe për vazhdimin e disa projekteve të mëdha infrastrukturore në këtë komunë.Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka thënë se projektet infrastrukturore janë pjesë e vizionit për transformimin e qytetit dhe zonave përreth.“Sot, pranë kantiereve të projekteve infrastrukturore që po transformojnë Gjakovën, pikërisht ashtu siç e kemi vizionuar”, ka shkruar Gjini.Sipas tij, gjatë këtij viti janë përfunduar ndërtimi dhe asfaltimi i 33 akseve rrugore, me mbi 10 kilometra rrugë të reja dhe investime që tejkalojnë…

Read More

Bordi i Paqes ka publikuar një plan veprimi për “përfundimin e zbatimit” të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për Gazën.Ai përcaktoi një proces me faza që synonte përfundimin e luftës, sigurimin e një tërheqjeje të plotë izraelite nga territori dhe transferimin e qeverisjes te Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG). “Izraeli do të përmbushë plotësisht, pa vonesë, të gjitha angazhimet e mbetura sipas Protokollit të Sharm Sheikh, veçanërisht ndërprerjen e operacioneve ushtarake”, thotë plani.A Roadmap for Completing the Implementation of President Trump’s Comprehensive Peace Plan in GazaPrinciples:1. All parties reaffirm their commitment to President Trump’s Comprehensive Plan to…

Read More