Author: korrektpress

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka kushtuar një postim në rrjetin social X (ish-Twitter) artistes me famë botërore, Dua Lipa, me rastin e nisjes së edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival.Përmes postimit të tij, Kurti vlerësoi rëndësinë që festivali ka fituar ndër vite për skenën kulturore të Kosovës, duke theksuar se ai tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.“Sunny Hill Festival, i organizuar nga Dua Lipa, është shndërruar në një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës, duke tërhequr më shumë se 100 mijë vizitorë vetëm gjatë vitit të kaluar. Me…

Read More

Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve ka funksionuar për vite me radhë pa strategji, pa pajisje bazike pune dhe me kohezion minimal të brendshëm, që nga themelimi e deri sot. Ministri i ri, Agon Ferati, synon të rikthejë besimin ndaj institucionit dhe ta orientojë drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike – nga arsimi, te ndeshjet sportive, e deri te diskursi politik.Ferati theksoi se në Ministrinë që më herët drejtohej nga Artan Grubi, e më pas nga Ivan Stoilkovik, nga 139 të punësuar, rreth 30 % nuk kanë kushte elementare pune për shkak të mungesës së kompjuterëve, tavolinave dhe hapësirës së përshtatshme të…

Read More

Një klub i madh evropian ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Benjamin Sesko, gjatë kësaj vere.Sesko iu bashkua Manchester Unitedit nga Leipzig në vitin 2025 dhe fillimisht pati vështirësi për të gjetur formën nën drejtimin e Ruben Amorimit. Sulmuesi slloven shënoi vetëm dy gola në 17 paraqitje nën urdhrat e trajnerit portugez, para se ky i fundit të zëvendësohej nga Michael Carrick në janar.Emërimi i Carrickut jo vetëm që solli përmirësim të rezultateve për Manchester Unitedin, i cili përfundimisht e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, por ndikoi pozitivisht…

Read More

Ka përfunduar pritja për mijëra adhurues të muzikës, pasi Sunny Hill Festival hap sonte siparin e edicionit të sivjetmë në Kosovë, duke sjellë për tri net radhazi një program të pasur me emra të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare.Nata e parë e festivalit do të nisë me performancat e disa prej artistëve më të pëlqyer shqiptarë, përfshirë Dhurata Dorën, Sahatin, La Fazanin dhe emra të tjerë që do të ngjiten në skenën e festivalit.Kulmi i mbrëmjes pritet të jetë paraqitja e superyllit botëror të muzikës pop, Katy Perry, e cila sipas agjendës do të ngjitet në skenën kryesore në…

Read More

Një robot humanoid në Tajvan u rrëzua në skenë, ndërsa videoja e incidentit u bë virale në rrjete sociale. I mundësuar nga platforma e Al, Dragonwing IQ10 e Qualcomm, roboti humanoid po prezantohej në Computex 2026, një ekspozitë e madhe globale e teknologjisë.Në klipin tashmë viral, roboti humanoid mund të shihet duke ecur me kujdes nëpër skenë.Ndërsa folësi filloi fjalimin, roboti u rrëzua papritur dhe me zhurmë përpara se të ngrinte grushtin, sikur të jepte sinjal se po ia dilte mbanë pavarësisht rënies.Kur roboti nuk arriti të ngrihej vetë, ekipi i tij i ndihmësve njerëzorë nxitoi shpejt në skenë dhe…

Read More

Një mace u bë surpriza e mbrëmjes gjatë një shfaqjeje të filmit të ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”, në Turqi. Kafsha hyri në sallën e kinemasë dhe u ul mes rreshtave, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.Pamjet e maces, e cila dukej sikur po ndiqte filmin së bashku me publikun, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit e cilësuan atë si “spektatoren më të adhurueshme” të premierës. /Telegrafi/

Read More

Pavarësisht debatit rreth modelit të ri Luce, kërkesa për veturat Ferrari mbetet shumë e lartë. Kompania njofton se porositë për vitin 2027 janë mbushur plotësisht, ndërsa klientët e rinj do t’i marrin automjetet e tyre jo më herët se viti 2028.Ferrari thotë se kërkesa është e fortë në të gjitha tregjet, ndërsa modelet e reja si Amalfi, Luce dhe 12Cilindri Manuale po zgjerojnë gamën e kompanisë.Në gjysmën e parë të vitit 2026, Ferrari dorëzoi 6,802 automjete, pak më pak se një vit më parë, ku 70% ishin modele me motor me djegie të brendshme dhe 30% hibride.CEO Benedetto Vigna deklaroi…

Read More

Carlos Espi ka folur pas transferimit të tij te Real Madridi, duke premtuar se do të japë gjithçka për klubin e ri, pasi zhvilloi stërvitjen e parë me skuadrën e Jose Mourinhos.Sulmuesi 21-vjeçar u transferua te “Los Blancos” nga Levante me një kontratë pesëvjeçare, ndërsa pranoi se kalimi në ‘Santiago Bernabeu’ ndodhi shumë shpejt, por e përshkroi këtë mundësi si një ëndërr të realizuar.“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Është një ndjenjë unike, e papërshkrueshme. Jam shumë i lumtur dhe do të jap gjithçka nga vetja”, deklaroi Espi.Sulmuesi spanjoll gjithashtu vlerësoi pritjen që mori nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik gjatë ditës së…

Read More

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Pejë, ka reaguar pas tensioneve të krijuara gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Pejës, ku pati një përplasje verbale mes dy asambleistëve.Gjatë mbledhjes së gjashtë të rregullt të Kuvendit Komunal për vitin 2026, ndër të tjera u diskutua edhe projekti për shpërndarjen e 65 traktorëve për fermerët përfitues. Pikërisht kjo çështje, sipas AAK-së, ka nxitur debat mes opozitës dhe ekzekutivit komunal.Përmes një reagimi, AAK dega në Pejë ka thënë se asambleistët e saj janë përballur me një situatë të papranueshme, duke pretenduar se ekzekutivi komunal nuk ka ofruar argumente për procesin e…

Read More

Lidhur me paraqitjen e shkumës së bardhë të mbeturinave në lumin Vardar, pranë derdhjes së lumit Lepenc, më 24 korrik 2026, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor, në koordinim me të gjitha institucionet kompetente, ndërmori menjëherë një sërë aktivitetesh të jashtëzakonshme në terren dhe analizash laboratorike, thuhet nmë njoftimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH). “Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor zhvilluan inspektime të jashtëzakonshme te subjektet industriale në zonën që janë nën kompetencë shtetërore. Gjatë inspektimeve nuk u evidentuan parregullsi ligjore, përkatësisht subjektet kanë vepruar në përputhje me kushtet e përcaktuara në lejet ekologjike për menaxhimin…

Read More