KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Autoritetet italiane të aeroportit gjejnë kokë krokodili në bagazhin e një burri

Autoritetet italiane të aeroportit gjejnë kokë krokodili në bagazhin e një burri

Një italian është nën hetim pasi autoritetet në aeroportin Caselle të Torinos zbuluan kokën e një krokodili të fshehur në bagazhin e tij.

Zyrtarët nga skuadra e policisë financiare të Italisë në Torino thanë në një deklaratë se burri po mbërrinte nga Miami nëpërmjet Stambollit.

Policia financiare ka bashkëpunuar me zyrtarët doganorë për kontrolle të shtuara në lidhje me tregtinë e specieve të mbrojtura dhe të rrezikuara, thuhet në deklaratë.

Autoritetet gjetën kokën gjatë një kontrolli të bagazhit të pasagjerit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Në mënyrë specifike, koka e zvarranikut ishte tharë dhe mbështjellë me letër ambalazhi të zakonshme, duke shmangur kështu kontrollin në vendin e nisjes”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet kufitare sekuestruan kokën dhe e vunë pasagjerin nën hetim për dyshimin e kontrabandës së një ekzemplari që i përkiste një specie të mbrojtur pa certifikatën ose licencën e duhur.

Nëse dënohet, burri mund të përballet me një gjobë prej 20,000 deri në 200,000 euro ose një burgim prej gjashtë muajsh deri në një vit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.