Author: korrektpress

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se më 1 gusht 2026 do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës.Sipas njoftimit të ministrisë, masa është ndërmarrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.Kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në orën 17:30, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të lejohet pa kufizime.Nga kjo masë do të përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente…

Read More

Ish-lojtari i kombëtares franceze, Benjamin Mendy, ka shitur medaljen e tij të artë nga Kupa e Botës 2018, e cila u mbajt në Rusi.Mendy ishte pjesë e brezit të famshëm dhe legjendar të Francës që fitoi titullin e dytë të Kupës së Botës, duke mposhtur Kroacinë në finale.Megjithatë, Mendy ka kaluar një rënie të paparë që nga ajo periudhë. Nga Manchester City ai erdhi te skuadra polake Pogon Szczecin, anëtare e së cilës është sot. Ndërkohë, ai nuk luajti për një kohë të gjatë për shkak të akuzave për përdhunim, të cilat përfundimisht u rrëzuan të gjitha. Pati gjithsej 10…

Read More

Temperaturat e larta nuk ndikojnë vetëm në energji dhe humor; kur përkojnë me ciklin menstrual, ato mund të shtojnë disa shqetësime që trupi i përjeton më fortTemperaturat e larta mjaftojnë për të na bërë të ndihemi të lodhura, pa energji dhe jashtë ritmit të zakonshëm. Kur vala e të nxehtit përkon me menstruacionet, organizmi përballet me një ngarkesë të dyfishtë dhe ditët e ciklit mund të bëhen më të vështira.Ndryshimet hormonale, të kombinuara me vapën, mund të theksojnë lodhjen, fryrjen, ngërçet, dhimbjet e kokës dhe ndjenjën e rëndesës.Çfarë ndodh në trup?Në temperatura të larta, organizmi përpiqet ta ruajë temperaturën e…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka kushtuar një postim në rrjetin social X (ish-Twitter) artistes me famë botërore, Dua Lipa, me rastin e nisjes së edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival.Përmes postimit të tij, Kurti vlerësoi rëndësinë që festivali ka fituar ndër vite për skenën kulturore të Kosovës, duke theksuar se ai tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.“Sunny Hill Festival, i organizuar nga Dua Lipa, është shndërruar në një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës, duke tërhequr më shumë se 100 mijë vizitorë vetëm gjatë vitit të kaluar. Me…

Read More

Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve ka funksionuar për vite me radhë pa strategji, pa pajisje bazike pune dhe me kohezion minimal të brendshëm, që nga themelimi e deri sot. Ministri i ri, Agon Ferati, synon të rikthejë besimin ndaj institucionit dhe ta orientojë drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike – nga arsimi, te ndeshjet sportive, e deri te diskursi politik.Ferati theksoi se në Ministrinë që më herët drejtohej nga Artan Grubi, e më pas nga Ivan Stoilkovik, nga 139 të punësuar, rreth 30 % nuk kanë kushte elementare pune për shkak të mungesës së kompjuterëve, tavolinave dhe hapësirës së përshtatshme të…

Read More

Një klub i madh evropian ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Benjamin Sesko, gjatë kësaj vere.Sesko iu bashkua Manchester Unitedit nga Leipzig në vitin 2025 dhe fillimisht pati vështirësi për të gjetur formën nën drejtimin e Ruben Amorimit. Sulmuesi slloven shënoi vetëm dy gola në 17 paraqitje nën urdhrat e trajnerit portugez, para se ky i fundit të zëvendësohej nga Michael Carrick në janar.Emërimi i Carrickut jo vetëm që solli përmirësim të rezultateve për Manchester Unitedin, i cili përfundimisht e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve, por ndikoi pozitivisht…

Read More

Ka përfunduar pritja për mijëra adhurues të muzikës, pasi Sunny Hill Festival hap sonte siparin e edicionit të sivjetmë në Kosovë, duke sjellë për tri net radhazi një program të pasur me emra të njohur të skenës vendore dhe ndërkombëtare.Nata e parë e festivalit do të nisë me performancat e disa prej artistëve më të pëlqyer shqiptarë, përfshirë Dhurata Dorën, Sahatin, La Fazanin dhe emra të tjerë që do të ngjiten në skenën e festivalit.Kulmi i mbrëmjes pritet të jetë paraqitja e superyllit botëror të muzikës pop, Katy Perry, e cila sipas agjendës do të ngjitet në skenën kryesore në…

Read More

Një robot humanoid në Tajvan u rrëzua në skenë, ndërsa videoja e incidentit u bë virale në rrjete sociale. I mundësuar nga platforma e Al, Dragonwing IQ10 e Qualcomm, roboti humanoid po prezantohej në Computex 2026, një ekspozitë e madhe globale e teknologjisë.Në klipin tashmë viral, roboti humanoid mund të shihet duke ecur me kujdes nëpër skenë.Ndërsa folësi filloi fjalimin, roboti u rrëzua papritur dhe me zhurmë përpara se të ngrinte grushtin, sikur të jepte sinjal se po ia dilte mbanë pavarësisht rënies.Kur roboti nuk arriti të ngrihej vetë, ekipi i tij i ndihmësve njerëzorë nxitoi shpejt në skenë dhe…

Read More

Një mace u bë surpriza e mbrëmjes gjatë një shfaqjeje të filmit të ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”, në Turqi. Kafsha hyri në sallën e kinemasë dhe u ul mes rreshtave, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.Pamjet e maces, e cila dukej sikur po ndiqte filmin së bashku me publikun, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit e cilësuan atë si “spektatoren më të adhurueshme” të premierës. /Telegrafi/

Read More

Pavarësisht debatit rreth modelit të ri Luce, kërkesa për veturat Ferrari mbetet shumë e lartë. Kompania njofton se porositë për vitin 2027 janë mbushur plotësisht, ndërsa klientët e rinj do t’i marrin automjetet e tyre jo më herët se viti 2028.Ferrari thotë se kërkesa është e fortë në të gjitha tregjet, ndërsa modelet e reja si Amalfi, Luce dhe 12Cilindri Manuale po zgjerojnë gamën e kompanisë.Në gjysmën e parë të vitit 2026, Ferrari dorëzoi 6,802 automjete, pak më pak se një vit më parë, ku 70% ishin modele me motor me djegie të brendshme dhe 30% hibride.CEO Benedetto Vigna deklaroi…

Read More