Author: korrektpress

Klubi anglez, Arsenali synon t’i bëjë disa ndryshime tjera në skuadër gjatë verës dhe pjesë e ndryshimeve pritet të jenë edhe disa lojtarë që e kanë bartur barrën e skuadrës në vitet e fundit.Sipas mediumit talkSPORT, Arsenali është i hapur për të shitur Gabriel Martinelli këtë verë për shkak të interesit nga klubet e Superligës së Arabisë Saudite.Al Nassr shihet si një pretendentë i vërtetë për të nënshkruar me sulmuesin brazilian, i cili ka humbur vendin e tij të rregullt si titullar në Emirates.Drejtori sportiv i Arsenalit, Andrea Berta, po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi të krahut të…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar zyrtarisht procesin e tërheqjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), duke i dhënë fund marrëdhënies shumëvjeçare me institucionin më të rëndësishëm global të shëndetit publik.Vendimi u konfirmua nga Departamenti amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humanitare dhe përmbush një premtim të hershëm të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili e kishte nisur procesin e largimit që gjatë mandatit të tij të parë. Tërheqja u përshpejtua në ditën e parë të mandatit të dytë përmes një urdhri ekzekutiv, shkruan cnn.Sipas ligjit amerikan, SHBA-ja ishte e detyruar të njoftonte institucionin një vjet përpara largimit dhe të…

Read More

Kryeministri kanadez, Mark Carney iu përgjigj të enjten kërcënimeve dhe fyerjeve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar në një fjalim se vendi i tij “nuk jeton falë Shteteve të Bashkuara”.Reagimi i Carney-t vjen pas një jave përshkallëzimi të marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan CNN.“Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një partneritet të jashtëzakonshëm në ekonomi dhe siguri, si dhe një shkëmbim të pasur kulturor”, tha Carney gjatë një fjalimi në Citadelën e Quebec Cityt.“Por Kanadaja nuk jeton falë Shteteve të Bashkuara. Kanadaja përparon sepse ne jemi kanadezë”, shtoi ai. — (@) Më pas, duke folur në…

Read More

Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës kanë marrë vëmendje ndërkombëtare ditët e fundit, pasi Ivanka Trump ka zgjedhur t’i ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Vajza e presidentit amerikan ka publikuar pamje nga natyra e jugut të Shqipërisë, ku deti, gjelbërimi dhe qetësia e zonës krijojnë një tablo mbresëlënëse.Në videot dhe fotot e shpërndara, dallohet nga larg edhe ishulli i Sazanit, ndërsa gjithçka shoqërohet nga tingujt e këngës shqiptare “Luleborë”, që i jep një nuancë autentike gjithë përvojës.Ivanka Trump qëndroi për tre ditë në Vlorë, ndërsa vizita e saj u mbyll me një takim zyrtar në Tiranë. Mbrëmjen e…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin u ka thënë negociatorëve amerikanë se një “zgjidhje afatgjatë” për përfundimin e luftës së Moskës në Ukrainë nuk mund të arrihet pa u zgjidhur më parë çështjet territoriale, sipas një zyrtari të Kremlinit.“Gjëja kryesore është se gjatë këtyre negociatave mes Presidentit tonë dhe amerikanëve, u theksua edhe një herë se pa zgjidhjen e çështjes territoriale sipas formulës së rënë dakord në Anchorage, nuk duhet pritur arritja e një zgjidhjeje afatgjatë”, u tha gazetarëve të premten ndihmësi i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov.Bisedimet e përfunduara së fundmi mes Putinit dhe të dërguarit special të Donald…

Read More

Psikologia dhe kriminologia Dita Makasqi, gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, ka folur gjerësisht për rëndësinë e risocializimit, veçanërisht tek të rinjtë që shfaqin sjellje devijante apo kanë kryer vepra penale në një fazë të hershme të jetës.Sipas Makasqit përgjatë viteve, shoqëria shpesh ka paragjykuar të rinjtë për veprime të caktuara të bëra në moshë të re, pa marrë parasysh se koha, edukimi dhe mbështetja mund t’i ndryshojnë rrënjësisht.“Ka raste kur të rinjtë, të cilët janë paragjykuar për vepra të kryera në rini, pas një periudhe dhjetëvjeçare janë kthyer në një pikë që askush…

Read More

Filmi “The Rip” me Matt Damon dhe Ben Affleck në rolet kryesore, është një triler aksioni i disponueshëm në Netflix që nga 16 janari dhe ka një buxhet rreth 100 milionë dollarë. Skenari dhe regjia janë të Joe Carnahan, ndërsa ngjarja zhvillohet në Miami, duke shfrytëzuar atmosferën vizuale dhe tematike të qytetit.Historia nis me një prolog të errët që vë në lëvizje një zinxhir ngjarjesh kriminale. Foto: YouTubeFokusimi kalon te një grup policësh të Miamit, të udhëhequr nga Dane (Damon) dhe JD (Affleck), të cilët zbulojnë mbi 20 milionë dollarë të fshehura në një shtëpi periferike.Ndërsa përpiqen ta transportojnë paratë,…

Read More

Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me vranësira si dhe intervale të herëpashershme me diell (kthjellime). Po ashtu, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit, ndërkaq lokalisht shtrëngata afatshkurtra.Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë. /Telegrafi/

Read More

Memoria RAM DDR3, e cila konsiderohej e vjetruar, po përjeton një rikthim të papritur në treg, kryesisht për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të memorieve më moderne. Sipas raportimeve nga TechSpot, çmimet e DDR5 dhe tani edhe të DDR4 po rriten, duke detyruar përdoruesit të kthehen tek zgjidhjet më të vjetra dhe më të lira.Interesim i veçantë është vënë re në tregun aziatik, ku po shfaqen pllaka amë Intel X99 të modifikuara, të cilat mbështesin memorien DDR3, edhe pse fillimisht ishin projektuar për DDR4. Këto pllaka lejojnë përdorimin e moduleve ECC DDR3 me kapacitete deri në 256 GB,…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbaj mot kryesisht i vranët.IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 3 deri 7 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /Telegrafi/

Read More