- Nisin punimet për rrugën Korishë–Kabash në Prizren, investim 4.1 milionë euro
- “U bëmë horë i botës”, qytetarët të indinjuar me zhvillimet politike
- Xavi zbulon prapaskenat: E binda Messin për rikthim, por Laporta tha jo
- “Do të ketë të shtëna” – shakaja e Sekretares së Trumpit para incidentit nxit reagime
- Alarm për bombë në një qendër tregtare në Tiranë, evakuohen punonjësit dhe qytetarët
- Ben Affleck bëhet sërish viral pas një momenti të pazakontë në publik
- Dukagjini pret Malishevën, formacionet zyrtare
- Hoxha: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor shtetformues
Author: korrektpress
Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një zyrtari të Shërbimit Korrektues në Dubravë, i cili është kapur me narkotikë.Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, duke bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe masa e paraburgimit është e nevojshme për sigurimin e procesit penal. Pezullohet zyrtari korrektues që tentoi të fusë kontrabandë në Dubravë Ndryshe, Shërbimi Korrketues i Kosovës dje njoftoi se ka pezulluar nga detyra zyrtarin korrektues S.D tek i cili janë gjetur të fshehura substanca të dyshuara narkotike, që dyshohet se kishte për…
Rreth orës 11:30, në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana. Sipas tij, gjatë përpjekjeve të zyrtarit policor për ta ndaluar motoçiklistin, ky i fundit e ka goditur zyrtarin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e incidentit, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.”Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën Garibaldi në Prishtinë. Në aksident janë të përfshirë një…
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) informoi se sot ka filluar pagesa e mjeteve nga “TVSH-ja Ime” për faturat fiskale të skanuara për tremujorin e katërt të vitit 2025.Për tremujorin e katërt të vitit 2025, gjithsej 924,5 milionë denarë do t’u paguhen 526.123 përdoruesve të aplikacionit “TVSH-ja Ime”.”Deri më sot, janë realizuar 184,5 milionë denarë për 104.000 përdorues të aplikacionit „TVSH-ja Ime“. Pagesa e mjeteve vazhdon, ndërsa porositë përpunohen, kështu që mjetet paguhen në llogaritë e përdoruesve të „MojDDV“”, thonë nga DAP.Ata theksojnë se në këtë moment 5,292 përdorues që kanë skanuar faturat fiskale kanë futur llogarinë e gabuar të…
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim të fundit në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë një mesazh ku shpreh falënderim dhe lumturi për momentin që po kalon.”Kur një derë mbyllet, një më e mirë hapet. Ndihem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar dhe më shumë”, tha ajo. Foto: InstagramNë vazhdim shtoi: “Ju uroj të gjithëve një fillim muaji të mrekullueshëm”.Fotografia që shoqëron postimin e tregon Françeskën duke pozuar nga makina me një buqetë të madhe me trëndafila, një detaj…
Një replikë është shënuar këtë të martë mes kreut të Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe deputetes së PD-së Jozefina Topalli.Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që është çuar në foltore dhe ka replikuar me kreun e PD-së, Sali Berisha, duke i thënë se ai është akuzuar për korrupsion nga SHBA.Më tej, Balla ka thënë se Jozefina Topallit nuk duhet t’i dhimbset Berisha, sipas tij, sepse ajo ka bashkëpunuar në zgjedhjet e 2021 me PS-në. Nga ana tjetër, Topalli është çuar dhe ka replikuar duke thënë se nuk e ka takuar kurrë Taulant Ballën, dhe se sipas…
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i përgjithshëm, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar të dyshuarin me inicialet A.I, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosje”.Në njoftim bëhet e ditur se më datën 30 janar 2026, rreth orës 14:30 minuta në Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega në Viti, pas përfundimit të një seance gjyqësore që ishte duke u zhvilluar në ambientet e Gjykatës në Viti, i dyshuari A.I dyshohet se iu drejtua ekipit të Gazetës Nacionale dhe monitoruesit të Betimi për drejtësi, në formë kërcënuese, me veprime konkludente, siç dokumentohen edhe nëpërmjet video-incizimit të kamerës.…
Barcelona ka mbyllur një afat kalimtar dimëror të ngarkuar, sidomos sa i përket ekipeve të akademisë. Tashmë klubi katalanas ka nisur të fokusohet te sezoni i ardhshëm dhe te planifikimi i afatit kalimtar të verës.Gjatë muajve të fundit, Barça ka bërë disa lëvizje të rëndësishme, si afrimi i Joao Cancelos, largimi i Marc-Andre ter Stegen dhe disa transferime strategjike që lidhen me të ardhmen e klubit dhe zhvillimin e talenteve të rinj.Nga ana financiare, drejtuesit janë pranë rikthimit në rregullin 1:1, që do t’i lejonte klubit më shumë liri në afate kalimtare. Ndërkohë, ekipi vazhdon të garojë në nivel të…
Qytetarë nga Peja kanë bërë thirrje publike për ndërhyrje urgjente institucionale në Rugovë, për shkak të rrezikut të vazhdueshëm nga rrëshqitja e gurëve dhe e dheut, e cila po rrezikon sigurinë e qytetarëve dhe po shkakton dëme në automjete.Sipas qytetarëve, situata në Rugovë nuk duhet trajtuar si një dukuri e zakonshme natyrore, por si çështje serioze e sigurisë publike në një rrugë jetike për banorët, turizmin dhe qarkullimin. Ata kanë kërkuar reagim urgjent në terren dhe pastrim të plotë të rrugës, vlerësim teknik për rrezikun e përsëritjes së rrëshqitjeve, plan konkret me afate për mbrojtje nga rrëshqitjet dhe ortekët, përfshirë…
Gjermania po përballet me një mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar — nga infermierët te specialistët e IT-së. Por Gjermania ka probleme të mëdha madje edhe politike.Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po mësojnë gjermanisht me një shpejtësi të madhe. Ato kanë gjashtë muaj për të mësuar gjuhën në mënyrë që të mund të punojnë në Gjermani.Ramalakshi, njëra prej tyre, thotë se nuk ishte e lehtë për familjen e saj të paguante mijëra euro që ajo të përfundonte shkollimin në infermieri. Tani, ajo ndjen nevojën për t’i shlyer këto investime.”Qëllimi im është të punoj jashtë…
Në vazhdën e pranimit të informacioneve nga ana e qytetarëve, sot më datë 03.02.2026, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, në Mitrovicë Veri, mund të ketë mjete te dyshimta ilegale.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, ku gjatë kontrollit, përkatësisht në një bodrum kolektiv të ndërtesës, ka gjetur dhe sekuestruar armë, “3 – Armë të gjata, 1 – tytë vazhduese, 1 – Kondak për armë të gjatë, 764 – fishek te kalibrave të ndryshëm, 14 – karikator,…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari