- Kelly Osbourne flet për humbjen e peshës pas vdekjes së babait të saj: Mbaja paruke për të mbuluar fytyrën time
- I dërguari i Trumpit: Shteti bektashi brenda Shqipërisë është projekt i shkëlqyer
- Pretendimi rus për “çlirimin” e Sviatohirskut vihet në pikëpyetje nga pamjet nga terreni
- Ukraina zhvillon teknologji të re për rrëzimin e dronëve dhe raketa ruse Banderol
- Zelensky merr mesazh nga të dërguarit e Trump se “rusët janë gati të negociojnë”
- Mbreti Charles e bën të qartë, Harry dhe Meghan nuk kanë detyra zyrtare mbretërore
- “Presidentin ose kryeministrin”, kushti i Bajramit për ta votuar qeverinë e udhëhequr nga Kurti
- Audi rikthen legjendën A2, vetura e vogël elektrike premton deri në 645 kilometra autonomi
Author: korrektpress
Harry Styles dhe Zoë Kravitz kanë ndarë një moment të qetë larg zhurmës së skenës, gjatë qëndrimit të tyre në Mexico City, ku këngëtari britanik po zhvillon serinë e koncerteve të tij.Çifti u fotografua të shtunën duke vizituar një kopsht botanik lokal, ku u ulën në një stol dhe shijuan një piknik të vogël së bashku. Pamjet treguan Harry-n dhe Zoë-n duke kaluar kohë të relaksuar, larg vëmendjes së madhe që zakonisht shoqëron paraqitjet e tyre publike, shkruan DailyMail. Harry Styles, 32 vjeç, u shfaq me një veshje të thjeshtë sportive, me kapelë, pulovër të thurur dhe pantallona të shkurtra,…
BDI nëpërmes një kumtese ka akuzuar VLEN-in se në çdo premtim që u dha qytetarëve shqiptarë, veproi në drejtimin e kundërt.”VLEN-i gjatë zgjedhjeve premtoi se edhe po t’i mungonte vetëm një votë për fitore, nuk do të bëhej pjesë e qeverisë. Madje premtoi se do të tërhiqej nga politika! Sot dihet se ndodhi pikërisht e kundërta. Si humbës zgjedhor, VLEN-i hyri në qeveri dhe pothuaj se në çdo premtim që u dha qytetarëve shqiptarë, veproi në drejtimin e kundërt. Nga premtimet për dinjitet e përfaqësim, përfundoi duke u shndërruar në një instrument të plotë të VMRO-DPMNE-së dhe të politikave që…
Romelu Lukaku dhe Kevin De Bruyne do t’i bashkohen së shpejti Napolit për pjesën e dytë të përgatitjeve para sezonit të ri, por te klubi italian ekzistojnë dyshime të mëdha për ndikimin që dy yjet belgë mund të kenë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.Dy futbollistët, që prej vitesh kanë qenë ndër emrat më të mëdhenj të futbollit evropian, po përballen me një fazë delikate të karrierës së tyre, pasi mosha dhe lëndimet kanë ndikuar dukshëm në formën e tyre.Sezoni 2025/26 ishte i vështirë për të dy. De Bruyne pësoi një lëndim serioz muskulor në fund të tetorit dhe vendosi t’i…
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ka nisur fazën e regjistrimit në terren të konsumatorëve në komunat veriore të zonës së saj të shërbimit, pas përfundimit të afatit për regjistrimin vullnetar.Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë janë angazhuar në identifikimin dhe regjistrimin e konsumatorëve, vendosjen e ujëmatësve në rastet kur mungojnë, si dhe regjistrimin e tyre në sistem.Ky proces synon krijimin e një baze të saktë të të dhënave dhe fillimin e faturimit të rregullt për shërbimet e ujësjellësit.KRU “Mitrovica” ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin gjatë procesit, duke theksuar se qëllimi është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe sigurimi i…
Nga Malësia e Zhegocit në Gjilan është bërë e ditur se po vazhdon realizimi i projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e një rruge me gjatësi prej 10 kilometrash.Sipas njoftimit, projekti po realizohet nga Qeveria në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, ndërsa vlera e investimit kap shifrën prej 1.9 milionë euro.Ky investim pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë në komunikacion, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Malësisë së Zhegocit.Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhjen më të mirë të kësaj zone me pjesët e tjera të komunës.…
Banorët e fshatit Malësi e Vogël në Rahovec kanë ngritur shqetësimin për hedhjen dhe djegien e mbeturinave në hapësira të papërshtatshme.Në një postim në rrjetin social Facebook nga Faqja Malësia e Vogël, thuhet se pas ahengjeve, dasmave dhe tubimeve të ndryshme, mbeturinat po hidhen në natyrë, ndërsa në disa raste edhe po digjen plastika dhe mbeturina të tjera.Sipas njoftimit, një veprim i tillë po ndot ajrin, tokën dhe ujin, duke dëmtuar mjedisin dhe duke i shkaktuar dëm komunitetit. Banorëve u është kërkuar që mbeturinat të mos hidhen në natyrë dhe të mos digjen, por të kontaktohet kompania e pastrimit “Ekodrinia”…
KRU “Prishtina” ka njoftuar se sot ka shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit tri kompani ndërtuese, pasi është konstatuar se po e shfrytëzonin ujin pa regjistrim dhe pa kyçje të rregullt.Kompania u ka bërë thirrje të gjitha kompanive ndërtuese që ende nuk kanë regjistruar ujëmatësit dhe nuk janë kyçur në mënyrë të ligjshme në rrjetin e ujësjellësit, që t’i paraqesin kërkesat përkatëse sa më parë.KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se inspektimet do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe se çdo kompani që konstatohet me kyçje të paligjshme ose pa regjistrim do të shkyçet dhe do të përballet me masat e parapara me ligj.…
KRU “Gjakova” ka njoftuar se është sanuar me sukses defekti në gypin e ujësjellësit që kishte shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në rrugët “Mazllom Mejzini” dhe “Martin Camaj”, si dhe në një pjesë të lagjes Çabrat.Sipas njoftimit, furnizimi me ujë është rikthyer dhe po stabilizohet gradualisht në të gjithë zonën.KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kohës së intervenimit. /Telegrafi/
Lidhur me rastin që ditët e fundit është në qendër të interesimit publik dhe që ka të bëjë me trajtimin e një pacienteje, Ministria e Shëndetësisë informon se, me urdhër të ministrit, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) po kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në të tria institucionet shëndetësore ku është trajtuar pacientja: ISHP Spitali i Përgjithshëm Strumicë, ISHP Spitali Klinik Shtip dhe ISHP Klinika Universitare e Neurologjisë – Shkup, thuhet në njoftimin e MSH-së.”Gjatë ditëve në vijim pritet që ISHSSH-ja t’i përfundojë mbikëqyrjet dhe ta sigurojë dokumentacionin e plotë mjekësor nga të tria institucionet shëndetësore. Në bazë të gjendjes…
Nicole Kidman dhe Sandra Bullock kanë emocionuar fansat duke u ribashkuar për një shfaqje speciale të filmit kult “Practical Magic”, vetëm disa javë para publikimit të vazhdimit të shumëpritur.Dy aktoret surprizuan publikun gjatë eventit Cinespia në Hollywood Forever Cemetery në Los Angeles, ku u shfaq filmi origjinal i vitit 1998. Dalja e tyre në skenë u prit me brohoritje të mëdha nga fansat, të cilët kishin ardhur për të rikujtuar historinë magjike të motrave Owens, shkruan DailyMail. Sandra Bullock, e cila luan rolin e Sally Owens, u shpreh se filmi ishte zgjedhja perfekte për një shfaqje në një varrezë, ndërsa…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari