Author: korrektpress

Vazhdojnë përplasjet në LSDM, ndërsa nga kjo parti thonë se kjo është e koordinuar nga OBRM-PDUKM.Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM gjeti dy të dobët nga për këtë tradhti, duke iu referuar Petre Shilegovit dhe Jovo Despotovskit.”Pyetja është pse? Pse pikërisht Despotovski dhe Shilegov u zgjodhën për të sulmuar LSDM-në? Cilat janë faktet shkakësore? Një padi penale është ngritur kundër Jovo Despotovskit nga Drejtoria e Policisë Financiare me dyshimin për shpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar. Ai dyshohet se, si zyrtar – drejtor i Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale në Shkup në vitin 2022, së bashku me zyrtarë të tjerë,…

Read More

Një person (shtetas i Shqipërisë) është larguar nga fshati Jezercë të komunës së Ferizajt dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se kjo ka ndodhur më 21.01.2026 dhe rasti po hetohet.“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është larguar nga lokacioni i lartcekur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Lim Hoti është banori që iu bashkua shtëpisë së BBVK-së vetëm pak kohë më parë, duke sjellë menjëherë dinamika të reja në lojë. Që në momentin e hyrjes së tij, ai ka shkaktuar bujë dhe interes tek publiku. Së fundmi, Lim u pa duke u treguar i sjellshëm me Benitën, teksa i bëri një masazh relaksues në shpinë. Benita ndodhej e shtrirë në dhomën e ndenjës dhe dukej e qetë, ndërsa masazhi u zhvillua në një atmosferë krejt normale dhe pa ndonjë nënkuptim afrimiteti.Gjatë këtij momenti, në dhomën e ndenjës ishte e pranishme edhe Dolce, me të cilën Limi ka…

Read More

Dukshmëri e reduktuar dhe mjegull këtë mëngjes në afërsi të Smojmirovës dhe Bukovës deri në 50 metra, Gjavatës deri në 80 metra, Strumicës deri në 100 m., Tetovës deri në 40 m., Petrovecit deri në 150 m. dhe Delçevës deri në 50 metra, njofton LAMM.LAMM gjithashtu informon se të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku zhvillohet pa probleme, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm.”Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë të pajisura plotësisht, mekanizimi dhe fuqia punëtore e nevojshme janë në dispozicion dhe pastrimi i borës po kryhet vazhdimisht…

Read More

Kosova është një shtet i ri dhe i vogël, e jo fuqi ndërkombëtare, pikërisht për këtë arsye, ajo ka nevojë të jetë e pranishme, e dukshme dhe aktive në sa më shumë ngjarje dhe forume ndërkombëtare.Vëmendja ndërkombëtare nuk vjen vetvetiu; ajo ndërtohet përmes pranisë së vazhdueshme e pozicionimit të duhur diplomatik dhe angazhimit në temat globale.Ngjarje si Forumi Ekonomik Botëror në Davos, ku marrin pjesë liderët më të fuqishëm të botës, përfshirë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë hapësira ku shtetet e vogla mund të përfitojnë me interesat e tyre dhe të ndërtojnë lidhje strategjike. Në këtë kontekst…

Read More

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski nuk po hiqet aspak nga radari i klubeve saudite, të cilat synojnë transferimin e tij.Sipas TeamTalk, klubet e Superligës Profesionale Saudite, Al-Ittihad dhe Al-Shabab, po e monitorojnë situatën e sulmuesit të Barcelonës, përpara një transferimi të mundshëm si lojtar i lirë gjatë verës.Sulmuesi polak është identifikuar si një nga 50 yjet e profilit të lartë që Liga Saudite dëshiron t’i transferojë në një garë të madhe verore pas Kupës së Botës 2026. Diriyah FC, që aktualisht luan në nivelin e dytë, është gjithashtu në garë për të nënshkruar me 37-vjeçarin, por ndjekja e tyre varet…

Read More

Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet fillestare për përzgjedhjen e lokacionit për implementimin e donacionit prej 25 milionë euro, të ndarë nga shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, për ndërtimin e Spitalit të Ri të Gjinekologjisë në Prishtinë.Hamiti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Lexoni të plotë njoftimin e tij:Një lajm i mirë nga Abu Dhabi për Spitalin e Ri të Gjinekologjisë në PrishtinëGjatë kësaj jave, i shoqëruar nga Këshilltari, z. Melhin Mahmuti, u prita nga Shkëlqesia e Saj, Dr. Noura Al-Gauthi, Zëvendëssekretare…

Read More

Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person.Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00, në Obiliq. Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar. “Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Read More

Pas fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ka tërhequr ftesën për kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”.Lajmi u bë i ditur përmes një letre zyrtare drejtuar Carneyt, në të cilën Trump thekson se Bordi i Paqes ka vendosur të tërheqë ftesën për përfshirjen e Kanadasë në këtë forum.“I nderuar kryeministri Carney, ju lutem le të shërbejë kjo letër si njoftim se Bordi i Paqes po e tërheq ftesën e bërë për ju lidhur me anëtarësimin e Kanadasë në atë që do të jetë Bordi më prestigjioz…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kundër institucionit të Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe prokurorit Ols Dado, shkruan A2 CNN. Në këtë padi, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Dados si prokuror.Sipas Veliajt, emërimi i Ols Dados në vitin 2008 është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi ai, sipas pretendimeve, është emëruar prokuror pa kryer Shkollën e Magjistraturës, një kriter i domosdoshëm ligjor për ushtrimin e këtij funksioni. Veliaj thekson se Dado ka kaluar nga statusi i noterit direkt në…

Read More