- Rama: Rrugë e re në Koliq
- Ukraina, SHBA-të dhe Evropa do të zhvillojnë bisedime të përbashkëta së shpejti – thotë Zelensky
- Aksident trafiku në Kriva Pallankë, humb jetën një 50-vjeçar
- Hansi Flick i rikujton Barcelonës: Na duhet një 9sh i vërtetë
- Gashi e akuzoi për gjuhë kundër Kosovës, Rashiq: Gënjeshtër banale
- Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Mitrovicë
- #86: Shëndeti në rend të parë – Muhamet Zekolli, kirurg vitreoretinal
- BAU Market tani edhe me pikën e rihapur në Pejë
Author: korrektpress
Audi duket se është pranë prezantimit të gjeneratës së re të S6, pasi prototipet e modelit janë fotografuar në pistën e Nürburgring pothuajse pa kamuflim, duke lënë të kuptohet se zbulimi zyrtar është shumë afër.Pamjet tregojnë versionet sedan dhe Avant, ndërsa vetëm varianti karavan mban një kamuflim minimal për të fshehur logon S6. Edhe pse Audi nuk ka konfirmuar specifikat teknike, prania e portës së karikimit dhe shenja që tregon sistem me tension të lartë konfirmojnë se S6 i ri do të jetë hibrid plug-in (PHEV). Ky do të jetë modeli i parë me emblemën S që përdor këtë teknologji.Pritet…
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutash, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, kanë rikonfirmuar angazhimin për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në funksion të ruajtjes së sigurisë në Kosovë.Kjo u bë më rastin e një takimi ku i pari ishte mysafir i të dytit.Sipas një njoftimi që KFOR lëshoi për këtë ngjarje, gjenerali i NATO-s dhe koloneli i Kosovës diskutuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e sigurisë, aktivitetet e koordinuara ndërmjet dy institucioneve që ata udhëheqin dhe rëndësinë e ruajtjes së koordinimit të ngushtë.Palët rikonfirmuan, sic thuhet, përkushtimin për…
Të paktën shtatë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë pasi një dron ukrainas u rrëzua në një plazh të njohur në bregdetin rus të Detit të Zi.40 persona të tjerë u plagosën pasi një dron u rrëzua në resortin turistik të populluar pranë qytetit të Gelendzhikut.Pamjet tregojnë momentin kur droni u drejtua drejt plazhit përpara se të përplasej në të dhe të shkaktonte një shpërthim të madh, i cili i bëri njerëzit të iknin nga uji.Zyrtarët thanë se 17 persona u dërguan me urgjencë në spital pas incidentit dhe një ekip i specializuar mjekësor për katastrofa ishte dërguar në vendin…
Pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka nisur procedurë kundër katër personave nga fshati Dobërdoll, Komuna e Vrapçishtit, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, sipas nenit 288 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.4Sipas Prokurorisë, të dyshuarit, mbrëmjen e 31 korrikut, gjatë një ahengu familjar në oborrin e një shtëpie në fshat, kanë përdorur armë zjarri – tre pistoleta dhe një pushkë të markës dhe kalibrit të panjohur, duke shtënë në ajër. Me këtë veprim, ata…
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit J.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish Ligjit Penal të ish RSFJ-së.Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.R., duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një)…
Interi ka bërë një lëvizje për transferimin e sulmuesit francez Moussa Diaby nga Al-Ittihad, duke përfshirë në ofertën e tij edhe mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani.Sipas raportimeve nga mediat italiane, klubi zikaltër i ka propozuar skuadrës saudite një ofertë prej 18 milionë eurosh, ku pjesë e marrëveshjes do të ishte edhe kartoni i Asllanit.Diaby, i cili ka shprehur gatishmërinë për t’u transferuar te Interi, shihet si një objektiv i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës italiane. Asllani, 24-vjeçar, është pjesë e Interit deri në vitin 2028 dhe ka zhvilluar 42 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë, duke shënuar 5 gola. Vlera e…
Ethan Slater nuk po planifikon të rikthehet me ish-gruan e tij, Lilly Jay, pas ndarjes nga këngëtarja Ariana Grande.Burime pranë Jay kanë bërë të ditur se mes tyre nuk ka asnjë mundësi pajtimi dhe se marrëdhënia e tyre tashmë është vetëm e fokusuar te bashkëprindërimi i djalit të tyre 3-vjeçar, Ezra.Slater dhe Jay ishin të martuar për gati katër vite, përpara se aktori të paraqiste kërkesën për divorc në vitin 2023, pak kohë pasi u bë publike lidhja e tij me Ariana Grande, të cilën e kishte njohur gjatë xhirimeve të filmit “Wicked”. Foto: InstagramNë atë periudhë, Lilly Jay kishte…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka dënuar sulmin ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan, duke thënë se asnjë akt barbar nuk do ta ndalë kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre në veri të Kosovës.Përmes një reagimi në Facebook, Pacolli ka thënë se sulmi është një akt i papranueshëm që synon të krijojë frikë dhe pasiguri te familjet shqiptare që po rikthehen në pronat e tyre.“Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan. Ky është një akt i papranueshëm që synon të krijojë frikë dhe pasiguri te familjet shqiptare që po rikthehen…
Trajneri i Genoas, Daniele De Rossi, ka fjalë të mira për mbrojtësin shqiptar Mario Mitaj, duke e cilësuar si një futbollist që mund t’i sjellë vlera të rëndësishme skuadrës italiane.Tekniku italian beson se lojtari i Kombëtares së Shqipërisë është një përforcim me cilësi të larta dhe një futbollist që mund të ndikojë pozitivisht në mënyrën e lojës së Genoas.“Ai ka cilësi të shkëlqyera. Ofron shumë mundësi në lojë, e vë skuadrën në lëvizje shumë mirë me topin dhe di si ta shtyjë ekipin përpara. Edhe fizikisht, megjithëse nuk është një lojtar shumë i madh, ka shpejtësi, e kontrollon mirë topin,…
Velesi dhe Gjevgjelia janë më të ngrohtat, ndërsa Kodra e Diellit është më e ftohta, sipas matjeve të fundit nga Drejtoria Hidrometeorologjike.Në Gjevgjeli në orën 14:00 u regjistruan 36.5 gradë Celsius, dhe në Veles 36.2 gradë.Mbi 35 gradë u mat edhe në Demir Kapi (36.1°C), Kavadar (35.9°C), Shkup në Zajçev Rid (35.9°C) dhe Strumicë (35.1°C).Në kryeqytet, në pikën matëse Shkup-Petrovec u regjistruan 34.9 gradë, ndërsa në Kumanovë temperatura arriti në 34.1°C.Ndër qytetet më të ngrohta janë Shtipi me 33.4°C, si dhe Tetova dhe Vinica me 33.0 gradë të matura. Në Topolçan u regjistruan 32.7°C, në Manastir 31.9°C, në Prilep 31.7°C…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari