Author: korrektpress

Kompanitë Hamilton dhe Capcom kanë bashkuar forcat për të krijuar dy modele të veçanta orësh, me rastin e prezantimit të video-lojës Resident Evil Requiem.Modeli i parë, i frymëzuar nga protagonisti Leon S. Kennedy, është një orë me dizajn të zi dhe elementë të frymëzuar nga plumbat, ndërsa modeli i dytë, i bazuar në Grace Ashcroft, ka detaje elegante në ngjyrë të zezë dhe të artë, që pasqyrojnë forcën dhe sofistikimin e karakterit të saj.Çdo model do të prodhohet në një seri të kufizuar prej vetëm 2000 copash dhe do të dalë në shitje më 27 shkurt 2026, në të njëjtën…

Read More

Një ligjëratë mbi Gjykatën Speciale e cila është mbajtur të enjten në ambientet e Shkollës së Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të ndryshme nga institucione dhe organizata.Nga organizata YIHR KS kanë dhënë sqarime se sesioni informues (ligjëratë) i cili është mbajtur para nxënësve të shkollës “Xhevdet Doda” është realizuar me lejen e institucionit arsimor. Sipas tyre, sesione të tilla mbahen që nga viti 2018, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, në bashkëpunim me përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Kosovës. “Këto sesione janë pjesë e programit tonë për drejtësi tranzicionale dhe ballafaqim me të kaluarën. Gjatë sesionit…

Read More

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paralajmëruar një konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në regjionin e Komunës së Prizrenit.Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.Sipas njoftimit konferenca pritet të mbahet në orën 15:00 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati tretë, salla e takimeve.“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (23 Janar 2026) konferencë…

Read More

Me 81 vota “për” dhe 19 “kundër, në Kuvend kaloi Ligji për kundërvajtje, me të cilin do të finalizohet projekti “Safe City” dhe i njëjti do të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.Kundër ndryshimeve në këtë ligj ishin 19 deputetë ndërsa nuk kishte asnjë të përmbajtur.Deputetët e BDI-së kërkuan që të ketë votim individual, gjegjësisht deputetët të deklarohen nominalisht për ligjin.*Lajmi në përditësim

Read More

Nga: Daisy Dunn / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comNë një moment gjatë 20 vjetëve të fundit, harruam për çfarë shërbejnë librat. Shiko nga njëra anë dhe do t’i hasësh të shndërruar në objekt fetishist, ku dizajnet me ngjyra gjallërojnë dhomat gri, kopertinat zbukurojnë çantat dhe fotot e tyre postohen me krenari në internet para se të jenë hapur. Shiko nga ana tjetër dhe do të mësosh se shfletimi i këtyre fotove (dhe përmbajtjeve të tjera) në rrjetet sociale tejkalon leximin dhe çdo hobi tjetër mes të rriturve, ndërsa vetëm 33 për qind e fëmijëve mbi tetë vjeç kënaqen duke lexuar për…

Read More

Disa pamje shqetësuese kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, që tregojnë Lim Hotin duke u sulmuar fizikisht nga disa persona.Deri tani nuk dihet se kur janë regjistruar këto pamje, por ato janë përhapur gjerësisht në internet. Në to shihet Limi i ulur në tokë, ndërsa një person e godet në kokë dhe një tjetër i jep një shkelm të fuqishëm nga mbrapa. View this post on Instagram A post shared by Iliria News (@ilirianews)Ndonëse nuk dihet vjetërsia e pamjeve, ato kanë bërë xhiron në rrjetet sociale. Ende nuk dihet kush qëndron pas këtij sulmi, por ka ngritur spekulime të…

Read More

Në një intervistë në emisionin e mëngjesit Europe Today të Euronews, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kritikoi iniciativën “Bordi i Paqes” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ai gjithashtu shprehu lehtësim për uljen e tensioneve me SHBA-në për shkak të Grenlandës.Sipas Mitsotakisit, pjesa më e madhe e Evropës nuk mund t’i bashkohet “Bordit të Paqes” të Trump, sepse kjo “shkon shumë përtej” mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Konsensusi është se ajo që është njoftuar nga Donald Trump shkon shumë përtej mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Mitsotakis, një ditë pas pjesëmarrjes në një takim urgjent të Këshillit,…

Read More

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, shpreh qëndrimin e saj kritik ndaj Ligjit për Kundërvajtje, në të cilin përfshihet edhe projekti “Safe City”, duke vlerësuar se zbatimi aktual i këtij projekti ngre shqetësime serioze juridike, sociale dhe kushtetuese.”Së pari, Aleanca për Shqiptarët vëren se nuk po zbatohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, veçanërisht në komunikimin zyrtar me qytetarët, përfshirë edhe njoftimet dhe sanksionet që burojnë nga projekti “Safe City”.Kjo përbën shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave gjuhësore të qytetarëve shqiptarë dhe është e papranueshme në një shtet multietnik. Së dyti, kërkojmë rishikim të lartësisë së dënimeve dhe të pjesës…

Read More

Kanë nisur bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë.Aktualisht, nga ana ukrainase bëhet e ditur se po zhvillohen takime joformale.Negociatat formale pritet të nisin më pas, në mbrëmje, shkruan skynews. Rustem UmerovRustem UmerovKëto negociata pritet të jenë bisedimet e para të drejtpërdrejta trepalëshe për paqe që nga fillimi i luftës në Ukrainë.Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e kishte paralajmëruar këtë takim dje në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Kremlini e konfirmoi pjesëmarrjen gjatë natës.Kievi tha se do të dërgojë kryenegociatorin e tij, Rustem Umerov dhe shefin e kabinetit të Zelenskyt, Kyrylo Budanov.Moska ka deklaruar se do të dërgojë…

Read More

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zyrtar Carol Whitmore, Shefe e Përgjithshme të Organizatës së Veteranëve Luftëtarë të SHBA-ve dhe Ryan Galluci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës në Washington.Në njoftim thuhet se u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, në veçanti me Gardën Kombëtare të Ajova-s, ku u vlerësua marrëdhëniet me aleatët dhe partnerët, si dhe mbështetja amerikane në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së, përfshirë ndërveprueshmërinë me partnerët e saj.Gjithashtu, Gjeneral Jashari vlerësoi lartë rolin e kësaj organizate në mbështetje të pjesëtarëve forcave të armatosura amerikane, si…

Read More