- Osimhen vendos rekordin e sezonit në Superligën e Turqisë
- Leje komunale pa kontroll sigurie, gara automobilistike në Ferizaj krijoi rrezik publik – vetura u përfshi nga flakët
- Ekipi i QKMF-së në Obiliq aksidentohet gjatë transportit emergjent, katër të lënduar
- Pas ndalimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kanye West dhe Bianca Censori shihen në një dalje të qetë në Los Angeles
- Trump do të zhvillojë bisedime mbi Iranin me zyrtarë të lartë të sigurisë
- Nëntë fjali që njerëzit me inteligjencë të lartë i dëgjonin shpesh në fëmijëri
- BFI: Këtë vit për në Haxh do të udhëtojnë mbi dy mijë besimtarë
- Kuvendi mblidhet sot në 17:00 për zgjedhjen e presidentit
Author: korrektpress
Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Kushtrim Kelani, në ‘Darkën e të Nominuarve’ ka treguar se kush do të dalë nesër.Ai u shpreh se sipas tij, do të dalë dhe duhet të dalë Labinot Rexha – Labi.“Unë mendoj që do të dalë dhe duhet të dalë Labi”, u shpreh Kushtrimi. Foto: InstagramNdërkaq, Labi dhe Ludo Lee përmendën emrin e Kushtrimit, si konkurrenti më pasiv brenda.Kjo pasi qëndrimi i tij në shtëpi u shoqërua me pak zhurmë, debate e polemika me të tjerët.Megjithatë, mbetet për t’u parë se kush do ta lë garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë…
Disa individë janë aq misteriozë saqë mendimet dhe ndjenjat e tyre janë pothuajse të pamundura për t’u kuptuar. Ata mund të duken të qetë dhe të rezervuar, ndërsa të tjerët mund të jenë të hapur, por duket se fshehin diçka nën sipërfaqe që askush nuk mund ta shohë. Ata nuk e zbulojnë veten lehtë, rrallë flasin për gjithçka që kanë në mendje dhe shpesh mbajnë distancë, madje edhe nga ata që janë afër tyre. Është kjo errësirë që i bën ata intrigues, por edhe sfidues për t’u kuptuar. Në astrologji, një mister i tillë shoqërohet më shpesh me katër shenja…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të grabitjes në Fushë Kosovë.Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 23:10. “Është raportuar se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte kryer grabitje në një market”, thuhet në raportin policor.Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Me sa duket Greqia dhe Turqia duan të bisedojnë përsëri – në nivelin më të lartë. Duke filluar nga e hëna (09.02.26) në Ankara do të mblidhet “Këshilli Suprem i Bashkëpunimit Greqi-Turqi”.Nëse gjithçka shkon sipas planit në tryezë do të jenë të pranishëm edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Ekziston edhe mundësia e një takimi posaçëm midis dy udhëheqësve në një ditë tjetër.Pas një periudhe të vështirë dhe plot konflikte në Mesdheun Lindor, në vitin 2010 u krijua Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit, raporton dw. Ndonjë sukses të madh ai ende nuk ka arritur. Megjithatë…
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se gjatë muajit janar 2026 janë shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit, shkelje kjo që konsiderohet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.Sipas komunikatës së DRP-Ferizaj, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit paraqet rrezik serioz për sigurinë e shoferëve, pasagjerëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të përqendrohen plotësisht në ngasjen e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, duke theksuar se edhe një moment pakujdesie…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, këmbëngul se skuadra po punon shumë dhe po përmirësohet në çdo aspekt për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.Flick ka zbuluar edhe një herë se puna e madhe që po bëhet te Barcelona ka vetëm një objektiv: fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve. “Siç e thashë edhe sezonin e kaluar, mendoj se po punojmë për të qenë më të mirë çdo ditë. Duhet të përmirësojmë gjërat e vogla, madje edhe ato shumë të voglat, për të qenë në gjendje të përparojmë”, ka thënë fillimisht Flick. “Për këtë bëhet fjalë dhe sigurisht,…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet për vizitë në Vatikan, ndërsa është takuar me Papa Leonin XIV.Rama në një postim në Facebook ka ndarë çaste nga takimi në Vatikan. “Mirëmëngjes dhe me disa çaste të bukura nga takimi me Papa Leonin XIV, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai. /Telegrafi/
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti të enjten në takim ish-Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.Gjukanoviq i uroi Kryeministrit fitoren në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e proceseve demokratike dhe për mbështetjen e qytetarëve ndaj vizionit qeverisës.Në njoftim thuhet se u diskutua për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, me fokus në situatën e sigurisë dhe dinamikat që ndikojnë në Ballkanin Perëndimor.Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për paqe të qëndrueshme dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të paqes dhe sigurisë dhe perspektivës evropiane të…
Për shkak të ndërprerjes së shërbimeve të internetit nga Starlink, pushtuesit rusë përballen me një katastrofë – fronti është bllokuar dhe ushtarët e tyre nuk po avancojnë.Komanda ushtarake po has në probleme ndërsa operacionet sulmuese janë ndalur në shumë zona.Lëshueset nuk do të jenë më në gjendje të dërgojnë dronët e tyre në Ukrainë. Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të përdorin Starlink. Musk shkroi në X se për funksionim të duhur, terminalet duhet të regjistrohen në Ukrainë.Tani që Musk ka ndërprerë qasjen e ushtrisë ruse tek Starlink-et e paligjshme që përdoreshin më parë për sulme me dronë, disa rusë…
Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror.Sipas njoftimit, veterinari i angazhuar ka nisur fillimisht vaksinimin e rreth 2,500 krerëve bagëti të trasha me vaksinën Cubolac. Pas përfundimit të këtij procesi, do të vazhdohet edhe me vaksinimin e bagëtive të imta.Nga Drejtoria e Bujqësisë bëhet e ditur se kjo vaksinë shërben për parandalimin e sëmundjeve klostridiale, të cilat konsiderohen ndër më të rrezikshmet për bagëtinë dhe shpesh shkaktojnë ngordhje të papritura, veçanërisht te qengjat dhe viçat.Në mesin e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari