- Jameela Jamil detyrohet të anulojë shfaqjen e saj ‘live’ të podcastit, për shkak të një problemi shëndetësor
- Si do të duket shtëpia e së ardhmes? Nga pajisjet me AI te shtretërit inteligjentë dhe robotët
- I mituri gjendet me plagë nga arma e zjarrit në Rahovec, vdes në spital
- Dramë te Juventusi: Edon Zhegrova ishte afër të mbetej të jashtë listës së Serie A, por në fund e larguan Milik
- Holandezët në mbështetje të Gazës, balonat me ngjyrat e Palestinës pushtojnë qiellin
- Si mënyra si uleni mund të ndikojë në vendimet tuaja? Shkencëtarët zbuluan një lidhje befasuese
- Juventus 1-1 Milan: Notat e lojtarëve, ylli i “Rossonerëve” shpallet më i miri, dëshpëron keq 20-milionëshi
- Aksident në Ferizaj, lëndohet një 7-vjeçar – shoferi ikën nga vendi i ngjarjes
Author: korrektpress
Uashingtoni ka dhënë “dritën jeshile” për një kredi të re prej 302 milionë dollarësh për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.Pas miratimit të marrëveshjes së huas në kuadër të programit amerikan “Foreign Military Financing” (FMF), ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada bëri me dije se marrëveshja do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, i cili parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035. Uashingtoni jep “dritën jeshile”, SHBA miraton marrëveshjen e huasë prej 302 milionë…
Shumica janë të dobishme dhe freskuese, por disa kërkojnë kujdes të veçantë para se t’u jepenDitëve të ngrohta dhe me rritjen e temperaturave, miqtë tanë me pendë kanë nevojë për kujdes shtesë që të qëndrojnë të hidratuar. Zogjtë janë vazhdimisht në lëvizje: fluturojnë, ngjiten dhe eksplorojnë, ndërsa të gjitha këto veprimtari shpenzojnë energji dhe ujë.Meqenëse lëngjet i humbasin natyrshëm përmes frymëmarrjes dhe jashtëqitjes, frutat dhe perimet e freskëta, të pasura me ujë, janë një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur ekuilibrin e organizmit të tyre.Këto ushqime të lëngshme shërbejnë edhe si argëtim dhe si pasurim i mjedisit ku jetojnë, duke…
Anadolu ka publikuar pamje pitoreske të Dunave të Rërës së Sheshtë Mesquite gjatë valës ekstreme të nxehtësisë në Parkun Kombëtar të Luginës së Vdekjes në Kaliforni, SHBA.Lugina e Vdekjes njihet gjerësisht si vendi me temperaturën më të lartë të ajrit në Tokë, duke mbajtur një rekord zyrtar prej 56.7°C në Furnace Creek më 10 korrik 1913, megjithëse ekspertët modernë debatojnë për këtë interpretim. /AA/
Snapchat ka njoftuar se do të ulë dukshmërinë e videove të krijuara plotësisht me Al në seksionin Spotlight, me synimin për të reduktuar përmbajtjen me cilësi të ulët.Sipas kompanisë, videot e gjeneruara tërësisht nga AI nuk do të rekomandohen më në Spotlight. Megjithatë, përmbajtja që është përmirësuar ose edituar me ndihmën e AI do të vazhdojë të shfaqet, duke ruajtur edhe etiketat që tregojnë përdorimin e Al.Snapchat thekson se nuk është kundër përdorimit të AI si mjet krijues, por synon të kufizojë përmbajtjen e përsëritur dhe me cilësi të dobët, e njohur shpesh si “AI slop”.Ky vendim vjen në një…
Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se situata epidemiologjike në Gostivar po monitorohet vazhdimisht nga institucionet kompetente shëndetësore.”Gjatë 3 gushtit janë regjistruar gjithsej 78 kontrolle, që është për gjashtë më pak krahasuar me një ditë më parë, kur ishin evidentuar 84 kontrolle.Sa i përket etheve të Nilit Perëndimor, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive është evidentuar një rast i ri i dyshuar. Po kryhen ekzaminimet e nevojshme për konfirmimin laboratorik ose përjashtimin e sëmundjes.Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me institucionet kompetente shëndetësore, vazhdon ta monitorojë me kujdes situatën dhe do ta informojë me kohë opinionin për të gjitha të dhënat e reja…
Flandra Marmullaku, CEO dhe bashkëthemeluese e Data4x, është fituese e çmimit ICT Women of the Year nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.Në episodin e gjashtë të podcastit “Rrugëtimi”, Marmullaku foli për emocionet pas marrjes së këtij çmimi dhe rëndësinë që ai ka jo vetëm për të personalisht, por edhe për Kosovën. – YouTube www.youtube.com “Me të vërtetë ka qenë një emocion shumë i madh kur e kam pranuar njoftimin se unë jam zgjedhë për vitin 2026 Gruaja e vitit për Teknologji, për të gjitha shtetet e rajonit, këto gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, është privilegj jo vetëm për mu si individ,…
Jay Clayton u betua si drejtori i nëntë i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së (DNI), duke marrë drejtimin e Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së pasi u konfirmua nga Senati javën e kaluar.Clayton, i cili më parë ka shërbyer si prokuror i SHBA-së për Distriktin Jugor të New Yorkut dhe kryetar i Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së (SEC), do të mbikëqyrë koordinimin e 18 agjencive të inteligjencës të vendit dhe do të shërbejë si këshilltari kryesor i presidentit për çështjet e inteligjencës.Pas ceremonisë së betimit, Clayton falënderoi presidentin Donald Trump për besimin e tij dhe tha se forcimi…
SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën lokale Gostivar – fshati Gradec, në të cilën janë lënduar tre persona.”Më 03.08.2026 në orën 10:30 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti të udhëtarëve „Audi“ me targa të Gostivarit, i drejtuar nga E.B. (52) nga Gostivari, dhe një automjeti të udhëtarëve “Golf“ me targa gjermane, i drejtuar nga A.S. (30) nga fshati Dobridoll.Me këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar A.S., ndërsa E.B. dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në…
Videoklipi i ri i Ariana Grande-s për këngën “Petal” ka tërhequr vëmendjen për simbolikën e tij të errët dhe mesazhin mbi presionin që përjetojnë gratë në industrinë e argëtimit.Në video, Ariana luan rolin e Pepper, një aktore aspirante që përballet me refuzime të vazhdueshme për shkak të pamjes dhe mënyrës së saj të të qenit. Për t’u pranuar, ajo nis të ndryshojë veten, derisa presioni dhe kritikat e çojnë historinë në një kthesë dramatike, shkruan DailyMail. Një nga simbolet kryesore është një yll i zbrazët në “Hollywood Walk of Fame”, nga i cili rritet një lule që thahet sa herë…
Transferimi i mundshëm i Mirlind Dakut te Spartak Moska vazhdon të shkaktojë reagime të shumta në Rusi, edhe pse marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar.Grupi i tifozëve të Spartakut, “Crazy North”, është shprehur kundër afrimit të sulmuesit shqiptar nga Rubin Kazani, duke publikuar më herët një deklaratë me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve.Megjithatë, ndaj këtij qëndrimi ka reaguar ish-lojtari i Spartakut, Andrei Tikhonov, i cili ka kërkuar që futbolli të ndahet nga politika dhe se klubi duhet të fokusohet te nevojat sportive.Tikhonov ka theksuar se Spartaku ka nevojë për një sulmues dhe se ardhja e Dakut do të ishte një…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari