Author: korrektpress

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Dafina Stojanoska ka akuzuar sot se kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kërkuar të bëhet pjesë e qeverisë pa kryetar parlamenti dhe me më pak ministri se partneri aktual shqiptar në qeveri, informon Telegrafi Maqedoni. Ajo ka shtuar se OBRM-PDUKM ishte e vendosur që BDI-në ta dërgojë në opozitë, ndaj edhe ashtu ndodhi.”Ali Ahmeti thotë se është pajtuar me Presidentin Mickoski një vit më parë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, por nuk po e thotë të vërtetën për takimin në zyrën time, ku i ofroi të bashkohej me Qeverinë, pa kërkuar kryetarin e…

Read More

Talenti Gert Behxheti ka nisur të ambientohet për mrekulli te skuadra e madhe spanjolle Osasuna, si dhe po jep më të mirën për ta dëshmuar vetën.Pas shkëlqimit te Prishtina U17, Behxheti mori një mundësi të madhe në karrierë, ku u ftua nga Osasuna për prova, në një periudhë dyjavore.17-vjeçari gjatë një interviste për Telegrafi thotë se gjithçka po shkon për mrekulli, ku është pritur në mënyrë fantastike nga lojtarët e tjerë. “Po kaloj shumë mirë, shokët e ekipit më kanë pritur shumë mirë dhe jam ambientuar për mrekulli. Po punoj fortë çdo ditë dhe po jap më shumë se maksimumin”.I…

Read More

Qendërmbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është shndërruar në një objektiv konkret për Barcelonën dhe Liverpoolin, ndërsa vetë lojtari tashmë ka bërë të qartë dëshirën e tij për hapin e radhës në karrierë.Kontrata e Bastonit me Interin është e vlefshme deri në vitin 2028, por kjo nuk i ka ndalur klubet e mëdha të Evropë që të pozicionohen për një lëvizje të mundshme në verën e ardhshme, në një merkato ku pritet kërkesë e madhe për qendërmbrojtës të nivelit të lartë.Në këtë kontekst, Bastoni pritet të ketë oferta konkrete në tavolinë, ndërsa edhe Interi do të jetë i gatshëm të dëgjojë…

Read More

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Rijad Shaqiri ka komentuar zbatimin e sistemit “Safe City”, me ç’rast shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion do të evidentohen përmes kamerave të sigurisë dhe do të gjobiten.Shaqiri deklaroi se këtë vendim do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese, sepse i njejti diskriminon qytetarët e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës.”Ky ligj do të zbatohet vetëm për qytetarët në tre komunat si Shkupi, Tetova dhe Kumanova. Po ju bëhet e padrejtë qytetarëve që janë në këto qytete. Do ta kontestojmë këtë ligj deri në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Shaqiri.Kujtojmë se ligji për vendosjen në funksion të sistemit Safe City…

Read More

Mjekët thonë se ky detaj vendos nëse rezultati është i saktë apo i gabuarMënyra se si e mbani dorën gjatë matjes së tensionit të gjakut është vendimtare për rezultatin përfundimtar, sepse nëse dora ndodhet në një pozicion të gabuar, kjo mund të çojë në vlera jo të sakta dhe të gabuara. Si pasojë, pacienti mund të marrë terapi të panevojshme për hipertension, por gjithashtu mund të ndodhë që tensioni i lartë i gjakut te disa persona të mbetet i paidentifikuar për shkak të matjeve të pasakta dhe monitorimit të dobët të vlerave. Si duhet ta mbani dorën gjatë matjes së…

Read More

Ekipet e Kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” kanë intervenuar ditëve të fundit në lagjen “Dardania”, ku u konstatua hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve, pavarësisht se këto të fundit ishin të zbrazur.Nga KRM “Pastrimi” bëjnë të ditur se kjo situatë nuk shkaktohet nga mungesa e shërbimit, por nga sjellja e pakontrolluar dhe e papërgjegjshme e qytetarëve. “Kontejnerët janë për mbeturina shtëpiake dhe nuk duhet të përdoren për mbeturina voluminoze, materiale inerte apo pajisje të vjetra shtëpiake”, njoftojnë nga kompania.Ata apeluan për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar nga qytetarët, duke theksuar se pastërtia e qytetit është përgjegjësi e përbashkët.…

Read More

Nëse po planifikoni mobilimin e shtëpisë ose thjesht një freskim të hapësirës, dizajnerët e interierit ju kujtojnë se këto rregulla nuk duhen neglizhuar asnjëherëMobilimi i hapësirës ekskluzivisht me ngjyra neutrale kërkon një ekuilibër të ndjeshëm. Meqenëse nuk ka ngjyra të forta që të shpërqendrojnë vëmendjen, përshtypja e përgjithshme e ambientit mund të dëmtohet nga nën-tonet që bien ndesh me njëra-tjetrën, kontrolli i dobët i kontrastit ose ndriçimi i papërshtatshëm. Megjithatë, ekzistojnë rregulla që ndihmojnë në krijimin e një interieri harmonik.Hapësirat me nuanca minimale të ngopura mbështeten në elemente si thellësia, drita, hija, nën-toni, kontrasti, tekstura dhe materialet për të krijuar…

Read More

Analistët vlerësojnë se manipulimet me vota, të cilat kanë dalë në pah pas rinumërimit, e kanë dëmtuar procesin zgjedhor në Kosovë. Sipas tyre, kjo ka ndodhur si pasojë e mungesës së monitorimit gjatë fazës së numërimit të votave. Ata e konsiderojnë urgjente nevojën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.Manipulimi me vota, si asnjëherë më parë, tashmë ka dalë hapur në pah. Megjithatë, dallavere me vota, raste të vjedhjes së votës dhe madje edhe përfshirje të personave të dënuar kanë pasur edhe në zgjedhjet e kaluara.Sadik Zeqiri, nga këndvështrimi i analistit politik, vlerëson se procesi zgjedhor është dëmtuar rëndë, duke theksuar…

Read More

Bisedimet trepalëshe mbi luftën midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së në Abu Dhabi, kanë përfunduar dhe do të vazhdojnë nesër.Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë: “Takimi trepalësh i sotëm në Abu Dhabi midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë ishte produktiv.””Bisedat do të vazhdojnë nesër”, shtoi ai.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sot se çështjet territoriale do të jenë në tryezën e diskutimit në Abu Dhabi.Ato mbeten një pikë ngërçi, pasi Rusia kërkon që Ukraina të dorëzojë tokën që ende mban në rajonin lindor të Donetskut – që mendohet të jetë rreth 20%.Zelensky ka refuzuar të heqë dorë nga toka…

Read More

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të mërkurën organizon protestë për të shprehur pakënaqësinë nga mosrritja e pagës minimale në 600 euro dhe të gjithë pagave tjera për 100 euro. Protesta do të fillojë në orën 17 para ndërtesës së LSM-së dhe do të vazhdojë para Kuvendit dhe Odës Ekonomike, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë. “Është koha të luftojmë së bashku për paga dinjitoze së bashku me punëtorët. U bëjmë thirrje të gjithë punëtorëve, pagat e të cilëve nuk janë rritur, të gjithë punëtorëve që pyesin veten se si t’ia dalin mbanë këtë muaj, punëtorëve që i gënjyen shefat e…

Read More