KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Te Osasuna më pritën shumë mirë, jam krenar që jam këtu” – Gerti Behxheti flet për periudhën në Spanjë

“Te Osasuna më pritën shumë mirë, jam krenar që jam këtu” – Gerti Behxheti flet për periudhën në Spanjë

Talenti Gert Behxheti ka nisur të ambientohet për mrekulli te skuadra e madhe spanjolle Osasuna, si dhe po jep më të mirën për ta dëshmuar vetën.

Pas shkëlqimit te Prishtina U17, Behxheti mori një mundësi të madhe në karrierë, ku u ftua nga Osasuna për prova, në një periudhë dyjavore.

17-vjeçari gjatë një interviste për Telegrafi thotë se gjithçka po shkon për mrekulli, ku është pritur në mënyrë fantastike nga lojtarët e tjerë.

“Po kaloj shumë mirë, shokët e ekipit më kanë pritur shumë mirë dhe jam ambientuar për mrekulli. Po punoj fortë çdo ditë dhe po jap më shumë se maksimumin”.

I pyetur për dallimin mes nivelit të të rinjve së Osasunas dhe të Kosovës, Behxheti e pranoi se spanjollët janë në nivel më të lartë në të gjitha aspektet.

“Dallimi me futbollin e Kosovës është shumë i madh, gjithashtu intensiteti i stërvitjeve dhe lojve është shumë më i fortë. Përpos këtyre edhe në aspektin teknik dhe taktik janë dukshëm më të avancuar”.

Ai në fund shtoi se po tenton të përfitojë nga mundësia e artë për ta dëshmuar vetën në një ambient profesional dhe premtoi se do të jep më të mirën.

“Përparësitë janë të shumta, luan më shpejtë, ke mundësi më të mira për ta treguar vetën si dhe rritësh në një ambient profesional, ku futbolli është më shumë se një sport. Jam krenar që jam këtu dhe do të jap më të mirën time”, përfundoi ai për Telegrafi.

E ardhmja e Gert Behxhetit mbetet për t’u parë, por ky hap i madh është vetëm fillimi i rrugës së tij drejt niveleve më të larta të futbollit profesionist. Në të njëjtën kohë, është një histori frymëzuese për futbollin kosovar që po dëshmon se është gati të prodhojë yjet e së ardhmes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.